Rreziqet e pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit
(last modified 2018-02-02T09:43:28+00:00 )
Shkurt 02, 2018 10:43 Europe/Tirane

(Ky program është përgatitur në bazë të një hulumtimi të zhvilluar me titull "Rreziqet e pranisë së grupit terrorist të ashtuquajtur "Muxhahedine Khalk" (Monafekin) në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.)

Grupi terrorist Monafekin pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, që nga viti 1981, ka ndjekur strategjinë e luftës së armatosur kundër sistemit të Republikës Islamike dhe ka vrarë me mijëra qytetarë dhe funksionarë të Iranit. Në fazën tjetër, me arratisjen e anëtarëve të këtij grupi terrorist në Irak, grupi Monafekin përgjatë 15 viteve ka bashkëpunuar me ish-regjimin Ba'th të Irakut në luftën imponuese të Irakut kundër Iranit dhe në shtypjen e popullit të Irakut. Gjatë bashkëpunimit të Monafekin me ish-regjimin Ba'th të Irakut, me mijëra qytetarë të Iranit dhe me dhjetëra mijëra qytetarë të Irakut janë bërë viktimë e terrorit të këtij grupi. Grupi Monafekin në vitet e fundit të sundimit të ish-regjimit Ba'th, u shndërrua në ushtrinë private të ish-diktatorit të Irakut dhe krerët kësaj organizate terroriste jetën e vetë dhe të kësaj organizate e shikonin në jetën e diktatorit të Irakut. Rënia e Sadam Husejnit në vitin 2003, si mbështetësi më i rëndësishëm i grupit terrorist Monafekin dhe e kaluara e zezë e këtij grupi terrorist në Irak e cila kishte shkaktuar një urrejtje të thellë të popullit irakian ndaj këtij grupi, u bënë shkak që të fillojë transferimi i pjesëtarëve të grupit Monafekin nga kampi Ashraf së pari në kampin Liberti afër Bagdadit dhe pastaj në Shqipëri. Pas rënies së Sadam Husejnit dhe zbulimit sa më të madh të krimeve terroriste të grupit Monafekin kundër popullit të Iranit dhe popullit të Irakut, emri i këtij grupi terrorist ishte vendosur në listën e organizatave terroriste të Amerikës dhe Evropës. Më vonë, bashkëpunimi i grupit Monafekin me regjimin sionist sidomos në spiunazhin rreth programit atomik të Iranit, bashkëpunimi i këtij grupi për të çuar përpara qëllimet e Amerikës në Azinë Perëndimore, shfrytëzimi i këtij grupi terrorist për të ushtruar presion më shumë kundër Iranit si dhe disa objektiva të brendshme, u bënë shkak që grupi Monafekin të gëzojë mbështetje politike nga Amerika dhe këta faktorë e çuan Uashingtonin deri në këtë përfundim se disa plane të tij mund t'i realizojë në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në Iran nëpërmjet ringjalljes së këtij grupi terrorist. Në këtë mënyrë, në vitin 2012, filloi procesi për heqjen e emrit të grupit terrorist Monafekin nga listat e organizatave terroriste në Amerikë dhe Evropë dhe si pasojë u krijuan kushtet për transferimin e pjesëtarëve të këtij grupi në një vend tjetër.

Edhe pse në fillim, u paraqiten programe të ndryshme dhe u përmenden emra të vendeve të ndryshëm si Republika e Azerbajxhanit, për transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin, mirëpo për shkaqe të ndryshme dhe me qëllim të ruajtjes së strukturës së unifikuar të këtij grupi, në fund u zgjodh shteti i Shqipërisë për vendosjen e përhershme të grupit terrorist Monafekin. Në këtë mënyrë filloi procesi i transferimit të pjesëtarëve të grupit terrorist Monfakin nga kampi Ashraf së pari në kampin Liberti në afërsi të Bagdadit dhe pastaj nga aty në drejtim të shtetit shqiptar. Shqipëria është një vend i vogël me një popullsi rreth 3 milionë banorë dhe ndodhet në juglindje të Evropës dhe në jugperëndim të Gadishullit Ballkanit. Mbi 60% të popullsisë së Shqipërisë e përbëjnë myslimanët dhe popullsia e këtij vendi për shkak të faktorit të emigrimit, gjatë periudhave të ndryshme ka pësuar ndryshime të mëdha. Nga pikëpamja politike, Shqipëria vazhdon të radhitët në radhën e vendeve që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mirëpo Shqipëria është një prej vendeve anëtare të NATO-s dhe gjithashtu është një vend evropian anëtar në Organizatën për Bashkëpunim Islamik. Ky vend në fillim të viteve 1990-ta u lirua nga regjimi komunist dhe për të kompensuar prapambetjen 50 vjeçare si pasojë e sistemit komunist, u strehua në gjirin e vendeve perëndimore. Në lidhje me këtë vend thuhet: "Deti i Shqipërisë është për Italinë, hapësira ajrore është në dispozicion të NATO-s dhe territori tokësor është në dispozicion të Amerikës".

Shqipëria për shkak të karakteristikave të veçanta të saj, u zgjodh vend mikpritës për grupin terrorist Monafekin. Këto arsye dhe karakteristika përfshinë raste të ndryshme të cilat do t'i shqyrtojmë në vazhdim. Arsyeja e parë është mungesa e forcës për t'i thënë "JO" politikave dhe kërkesave të Amerikës. Duke marrë parasysh faktin se vende të ndryshme si Jordania, Republika e Azerbajxhanit, Franca, Gjermania, Norvegjia, Finlanda etj. janë përmendur si vende për vendosjen e pjesëtarëve të grupit terrorist Monfakin, mirëpo nuk kanë pranuar, Uashingtoni duhej të zgjidhte një vend për vendosjen e këtij grupi terrorist, vend i cili nuk ka forcën për të kundërshtuar urdhëresat e Amerikës. Kështu që Shqipëria u zgjodh si opsioni më i përshtatshëm dhe që posedonte edhe karakteristikat e tjera "të duhura" si dobësia e sundimit të ligjit, mosantarësimi në BE etj.. Ish-senatori amerikan Robert Guy Torricell, në një intervistë me "Gazeta Shqiptare" duke numëruar arsyet e transferimit të  pjesëtarëve të grupit terrorist Monfakin në Shqipëri, marrëdhëniet shumë të forta mes Shqipërisë dhe Amerikës i konsideron arsye më të rëndësishme të këtij transferimi dhe thotë: "Marrëdhëniet shumë të mira mes Tiranës dhe Uashingtonit kanë ekzistuar edhe në lidhje me çështje të tjera, prandaj në këtë drejtim ekziston një dialog i hapur". Kjo çështje se Shqipëria për shkak të miqësisë me Amerikën nuk kishte forcën t'i thotë "Jo" kërkesave të Amerikës, siç duket është e pranueshme edhe në shoqërinë shqiptare sepse në lidhje me transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monfakin nuk është dëgjuar as zëri më i vogël kundërshtar nga mediat, qytetarët ose nga partitë opozitare të qeverisë. Sigurisht se arsyeja kryesore e mosprotestimit të qytetarëve, mund të konsiderohet mosinformimi i qytetarëve shqiptarë rreth natyrës terroriste të grupit terrorist Monfakin, kjo është për arsye se me vetëdijesimin e mediave, që nga viti 2017 është shtuar publikimi i materialeve kritike kundër këtij grupi terrorist në Shqipëri.  

Arsyeja e dytë në këtë drejtim është sundimi i dobët i ligjit në Shqipëri. Grupi terrorist Monafekin në mënyrë të veçantë dhe grupet e tjera terroriste dhe mafioze në mënyrë të përgjithshme, mund të vazhdojnë jetën dhe të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të lirë vetëm në vende në të cilat sundimi i ligjit është në nivelin më të dobët të mundshëm. Prandaj është e natyrshme që grupi terrorist Monafekin në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet terroriste në vendet si në Francë dhe Britaninë e Madhe në të cilat ekziston nivel shumë më i lartë i sundimit të ligjit, do të kishte liri shumë më të vogël dhe në të kundërtën në vendet në të cilat ekziston një nivel i ulët i sundimit të ligjit, do të vepronte në mënyrë të lirë. Në lidhje me këtë çështje, faqja informative Huffington Post në një artikull me titull "A mund ta kryejë Shqipëria misionin e saj për deradikalizimn e një grupi të terroristëve që kanë ardhur në Evropë?", shkruan: "... Pse asnjë prej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk pranuan të vendosin në territorin e tyre pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin? Ky grup terrorist si një organizatë e dhunshme dhe kriminele, mund të vazhdojë jetën dhe zhvillimin e saj vetëm në vendet në të cilat sundimi i ligjit është në nivel shumë të ulët, do të thotë vendet si Shqipëria e cila akoma po përballet me probleme të së kaluarës. Krerët e grupit terrorist Monafekin shumë lehtë mund të krijojnë lidhje me politikanët dhe funksionarët e lartë qeveritarë të shteteve në të cilat sundimi i ligjit është i dobët, sepse ata kanë në dispozicion burime të mëdha financiare. Ashtu siç kanë vepruar me regjimin e ish-diktatorit të Irakut Sadam Husejnin. Nga ana tjetër, Shqipëria në mesin e vendeve evropiane ka numrin më të madh të kartelave të drogës dhe grupeve mafioze. Sipas statistikave të ndryshme, mafia e Shqipërisë radhitet në mesin e dhjetë grupeve më të fuqishme mafioze në botë dhe së bashku me Serbinë, mbanë vendin e parë në mesin e vendeve evropiane. Kjo çështje në radhë të parë mund të bëhet shkak që rreziku i strehimit të një grupi terrorist siç është grupi Monafekin të mos ndihet edhe aq shumë, mirëpo në fazën e dytë do të krijohet mundësia e bashkëpunimit të pjesëtarëve të sektit Raxhavi me grupet mafioze në Shqipëri dhe shfrytëzimi i tyre për qëllimet e këtij grupi".

Një arsye tjetër e zgjedhjes së Shqipërisë si vendstrehim për pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin, është mosantarësimi i këtij vendi në Bashkimin Evropian. Kjo është për arsye se me këtë situatë, së pari Shqipëria nuk do të vendoset nën presionin e ligjeve të ashpra të BE kundër terrorizmit dhe nuk e konsideron veten të obliguar për respektimin e atyre ligjeve të BE dhe nga ana tjetër, vendosja e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri dhe veprimet kundërnjerëzore dhe jodemokratike të këtij grupi, nuk do të krijojë kurrfarë përgjegjësie për BE. Mirëpo çështja interesante është kjo që autoritetet shqiptare me pranimin e kërkesës së Amerikës për pranimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin, në realitet synojnë të përfitojnë mbështetjen e Uashingtonit ndaj këtij vendi për anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Kjo çështje tregon kontradiktën që ekziston në qasjen e qeverisë shqiptare. Një tjetër arsye se zgjedhjes së Shqipërisë nga Amerika dhe nga liderët e grupit terrorist Monafekin, është niveli i lartë i problemeve shoqërore si varfëria, papunësia etj.. Shqipëria po përballet me nivel të lartë të papunësisë që sipas autoriteteve zyrtare, ky nivel thuhet se është 20% ndërsa sipas statistikave zyrtare thuhet se niveli i papunësisë është rreth 40%. Në këtë mënyrë grupi terrorist Monafekin me një nivel të lartë të të ardhurave të mbledhura nga ndihmat financiare të mbështetësve të tij si Amerika dhe Arabia Saudite dhe të ardhurat e arritura nga veprimtaria e zezë, në vendet e varfra si Shqipëria mund të realizojë shumë më lehtë qëllimet e paligjshme dhe terroriste të tij.

Një prej arsyeve të tjera për zgjedhjen e Shqipërisë si bazë kryesore e grupit terrorist Monafekin, mund të konsiderohet gjuha persiane dhe e kaluara historike e saj në këtë vend dhe feja Islame. Ish-senatori amerikan Robert Guy Torricell në lidhje me këtë çështje thotë: "Ekziston një lloj mirëkuptimi mes qytetarëve shqiptarë dhe refugjatëve iranianë (pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin) dhe ata nga aspekti kulturor ndjejnë qetësi më të madhe në Shqipëri. Klima e Shqipërisë është shumë e ngjashme me klimën e Iranit dhe përveç kësaj, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane". Gjithashtu, Fatos Klosi, ish-shefi i shërbimit inteligjent të Shqipërisë (SHISH), në një intervistë me gazetën "Sot" ka theksuar: "Ne kryesisht jemi vend mysliman dhe ata (grupi terrorist Monafekin) do të ndjehen të qetë në këtë vend". Në realitet gjuha persiane gjithashtu është një prej të përbashkëtave të rëndësishme të Iranit dhe Shqipërisë, prandaj në deklaratat e disa funksionarëve të shtetit shqiptar, është kujtuar si një arsye tjetër e pranimit të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin nga Shqipëria.

Karakteristikat e lartpërmendura, kanë finalizuar zgjedhjen e Shqipërisë si vend për vendosjen përfundimtare të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin. Qeveria e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berishës në shkurt të vitit 2013, ka deklaruar gatishmërinë e Shqipërisë për t'i strehuar 210 pjesëtarë të grupit terrorist Monafekin. Procesi i transferimit të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin vazhdoi edhe në mandatin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në maj të vitit 2013, një ekip i grupit terrorist Monafekin i përbërë nga 15 pjesëtarë u dërguar në Shqipëri. Heshtja e mediave, e politikanëve shqiptarëve në përgjithësi duke përfshirë edhe ata të pozitës dhe opozitës ndaj pranimit të grupit terrorist Monafekin, u bë shkak që dërgimi i pjesëtarëve të këtij grupi në Shqipëri të kalojë kuotën e caktuar dhe të dëgjohen zërat për transferimin dhe vendosjen e përhershme dhe të plotë të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri. Vizita e ish-shefit të diplomacisë amerikane John Kerry në Shqipëri në vitin 2014, rezultoi me një marrëveshje sekrete për transferimin e 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Tiranë. Agjencia e lajmeve Associated Press në lidhje me këtë vizitë ka shkruar: "Kerry gjatë vizitës së tij në Shqipëri është munduar të bindë autoritetet e këtij vendi për zbatimin e një pako të reformave në sistemin gjyqësor të cilat kërkohen nga Uashingtoni, që një prej qëllimeve të kësaj pako është ndihma ndaj këtij vendi të rajonit të Ballkanit për të pranuar pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin të cilët ndodhen në Irak". Në këtë mënyrë u intensifikua procesi për transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri dhe deri në fund të dhjetorit të vitit 2017, sipas statistikave zyrtare, rreth 3250 pjesëtarë të grupit terrorist Monafekin janë transferuar në Shqipëri. Liderët e grupit terrorist po e shikojnë vetën jo në Shqipëri, por në territorin e Amerikës dhe kanë induktuar për pjesëtarët e këtij grupi se ata janë mysafirë të Pentagonit dhe nga kjo çështje po përfitojnë për interesa të veta duke e quajtur këtë transferim si fitore të madhe. Mirëpo viktima kryesorë nga prania e grupit terrorist Monafekin në Tiranë, me padyshim do të jetë Shqipëria dhe qytetarët e saj.

Tags