Rreziqet e pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit
(last modified 2018-02-02T09:44:28+00:00 )
Shkurt 02, 2018 10:44 Europe/Tirane

(Ky program është përgatitur në bazë të një hulumtimi të zhvilluar me titull "Rreziqet e pranisë së grupit terrorist të ashtuquajtur "Muxhahedine Khalk" (Monafekin) në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.)

Prania e grupit terrorist Monafekin në Shqipëri me padyshim se do të ketë rreziqe të konsiderueshme për këtë vend, për rajonin e Ballkanin dhe në nivel më të gjerë për Evropën. Me një vështrim mbi veprimet çnjerëzore dhe të barbare të grupit terrorist Monafekin në Irak, shumë lehtë mund të kuptohet se këto rreziqe në formë potenciali, ekzistojnë edhe për vendet siç është Shqipëria. Prandaj disa autoritete shqiptare dhe shumë autoritete ndërkombëtare shumë herë kanë paralajmëruar në lidhje me rreziqe dhe dëme të tilla. Kjo çështje mund të shqyrtohet në përmasa dhe dimensione të ndryshme. Një prej pasojave të pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri, është dobësimi i sigurisë kombëtare dhe sundimit të ligjit në këtë vend. Grupi terrorist Monafekin, pjesëtarët e të cilit për rreth 30 viteve kanë ndërprerë çdo lloj lidhje me botën e jashtme dhe shoqërinë dhe kanë jetuar në mënyrë të vazhdueshëm të izoluar në kampe nën trajnime terroriste, mund të krijojë probleme serioze për një vend si Shqipëria në të cilin sundimi i ligjit është mjaft i dobët. Faqja informative greke "Pentapostagma" në muajt e parë të fillimit të procesit për transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri në një artikull të saj ka shkruar: "Shqipëria përballet me këtë rrezik që të shndërrohet në një Siri tjetër, në një vend ku terroristët kryejnë veprime në mënyrë të lirë". Ambasadori i Shqipërisë në OKB në vitin 2012 me anë të një letre dërguar kryeministrit shqiptar Sali Berisha, e këshilloi atë që të mos pranojë strehimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin për shkak të së kaluarës terrorist të këtij grupi. Faqja "Exit" në internet në vitin 2016 në një artikull të saj ka shkruar: "Veprimtaria terroriste disa vjeçare (e grupit Monafelin), mbështetja e këtij grupi ndaj regjimi të ish-diktatorit irakian Sadam Husejn në Irak, aftësia ushtarake, idetë radikale, natyra sektariste, të qenët i pakontrolluar dhe i paparashikuar, janë disa prej arsyeve që shumë vende nuk kanë pranuar të strehojnë pjesëtarët e këtij grupi terrorist në territorin e tyre. Kjo është për arsye se shumë prej vendeve evropiane këtë organizatë akoma e konsiderojnë terroriste. Për arsyet e lartpërmendura, pranimi i këtyre terroristëve nga Shqipëria ka çuditur të gjithë, ndërkohë që paralajmërime të shumta në lidhje me pasojat e rrezikshme të këtij veprimi, janë dërguar në adresë të qeverisë së Shqipërisë". Tani shtrohet kjo pyetje se në kohën kur grupi terrorist Monafekin nuk kishte mëshirë për as popullin e tij dhe as për popullin irakian i cili e ka strehuar këtë grup, atëherë si mund të ketë bashkëjetesë paqësore me qytetarët e huaj në këtë rast të Shqipërisë?

Një tjetër rrezik që supozohet nga pranimi i grupit terrorist Monafekin në Shqipëri, është shkrirja dhe bashkimi i tyre me grupet e tjera terroriste, mafioze, si dhe me grupet takfiriste-vehabiste. Shqipëria është një vend që përballet me banda të krimit dhe shpeshherë përballet edhe me veprime ekstremiste të grupeve vehabiste. Prandaj futja dhe strehimi i një grupi tjetër terrorist në këtë vend, mund të krijojë kushte për dëme të reja ndaj shoqërisë shqiptare. Të ardhurat e këtij grupi terrorist përveç ndihmave financiare që siguron nga vendet si Arabia Saudite dhe Amerika, sigurohen edhe me veprimtari të tjera të paligjshme si kontrabanda e qenieve njerëzore etj.. Çështje tjetër është tërheqja e pjesëtarëve të ndarë nga grupi terrorist Monafekin drejt grupeve mafioze dhe ose grupeve terroriste në këtë vend, gjë e cila që nga viti 2017 është vërejtur në masë të madhe. Duke marrë parasysh faktin se pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin, kanë një eksperiencë disa dekadash në veprimtarinë terroriste dhe janë të njohur shumë mirë me veprimtarinë në këtë fushë, me bashkimin e tyre me grupet mafioze të Shqipërisë, mund të krijojnë grupe të tjera me natyrë të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.

Një tjetër rrezik që mund të krijohet nga pranimi i pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri, është ngecja e këtij vendi nga realizimi i aspiratave dhe objektivave të tij, do të thotë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kjo është në kohën kur një prej arsyeve të pranimit të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin nga ana e autoriteteve shqiptare, ka qenë një shpresë më e madhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian me anë të ndihmës së Uashingtonit. Shqipëria që nga 24 qershori i vitit 2014, është bërë kandidate për anëtarësim në BE. Mirëpo ky anëtarësim është kushtëzuar me disa çështje si zbatimin e reformave gjyqësore, mbrojtjen e pakicave dhe përpjekje më të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar etj.. Por siç duket, vendosja e grupit terrorist Monafekin në Shqipëri përkundër asaj që presin qytetarët shqiptarë, vet kjo çështje mund të shndërrohet në një pengesë të re dhe serioze në rrugën e anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian. Ekzistenca e një grupi terrorist si Monafekin në Shqipëri, mund ta largojë këtë vend edhe më shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian.  

Problem tjetër i pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri është zgjerimi i korrupsionit dhe i problemeve shoqërore në këtë vend. Shqipëria është një vend i cili po vuan nga problemet shoqërore si korrupsioni, varfëria, papunësia etj.. Transferimi në Shqipëri i mbi 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin të cilët për shumë vite kanë jetuar me trajnime terroriste dhe kanë qenë larg nga jeta shoqërore, mund të dyfishojë problemet shoqërore të këtij vendi të vogël. Nga ana tjetër, është e qartë se terroristët, elementët e dhunshëm dhe sektarist mund ta prishin edhe balancimin ideologjik, shoqëror, kulturor dhe njerëzor të shoqërisë mikpritëse dhe mund të shkaktojnë shumë dëme të ndryshme për atë vend. Përkrah kësaj çështje, ndarja e pjesëtarëve nga kjo organizatë terroriste është shtuar. Kjo çështje mund të rezultojë me futjen e pjesëtarëve të kësaj organizate pikërisht në mes të shoqërisë shqiptare. Duke marrë parasysh faktin se pjesëtarët e ndarë privohen nga çfarëdo lloj ndihme nga organizata terroriste Muxhahedine Khalk dhe vendosen nën presione të ndryshme, këta persona do të detyrohen të gjejnë çfarëdo lloj pune për të plotësuar nevojat e jetës së tyre të përditshme. Kjo çështje për një vend i cili po përballet me nivel të lartë të papunësisë, konsiderohet kërcënim i madh. Nga ana tjetër, në rast të papunësisë, shtrohet seriozisht mundësia për bashkimin e pjesëtarëve të ndarë të grupit Monafekin me kartelat e grupeve mafioze. Në të kaluarën kemi vërejtur një çështje të tillë ku pjesëtarët e ndarë nga grupi terrorist Monafekin në vendet e ndryshme evropiane gjithmonë janë kërcënuar me vrasje dhe janë rrahur fizikisht. Kjo çështje gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera për shoqërinë shqiptare.

Çështje tjetër është imponimi i shpenzimeve për Shqipërinë për shkak të pranimit të pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin. Shqipëria ka qenë prej vendeve të pakta që ka pranuar të strehojë pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin dhe si pasojë është obliguar të krijojë kushtet e duhura për plotësimin e nevojave të jetës së këtij grupi terrorist, sepse kjo është përkufizuar si detyrë e qeverisë shqiptare dhe e OKB. Mediat shqiptare njëkohësisht me publikimin e informacioneve të para rreth pranimit të qeverisë së Shqipërisë për të strehuar pjesëtarët e grupit terrorist Monafekin, kanë raportuar se një kompleks objektesh në vlerë 10 milionë dollar në një sipërfaqe toke prej 5000m2 në vlerë 2 milionë dollarë në periferi të Tiranës, do të ndërtohet për transferimin e këtij grupi terrorist. Sipas llogarive të mediave shqiptare, çdo qytetarë shqiptarë do të paguajë rreth 50 dollarë për strehimin e 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri. Kjo është në kohën kur kjo shumë është dyfish më shumë se siguracioni i papunësisë për shumë qytetarë të Shqipërisë e cila po përballët me një nivel të papunësisë rreth 40 %. Duke marrë parasysh faktin se nuk janë raportuar të dhëna të sakta në lidhje me atë se çfarë kanë marrë autoritetet shqiptare në shkëmbim të strehimit të grupit terrorist Monafekin dhe çfarë shume kanë shpenzuar deri më tani për këtë çështje, mund të thuhet se transferimi i këtij grupi terrorist përkundër asaj çfarë mendojnë autoritetet, mediat dhe opinioni publik shqiptar, do të ketë shpenzime shumë të larta.

Një tjetër aspekt i pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri, përbëhet nga pasojat e tij për rajonin e Ballkanit dhe për Evropën. Pasi u bë përfundimtare transferimi i pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin (Muxhahedine Khalk) në Shqipëri, menjëherë në qarqe të ndryshme u paraqit çështja e dëmeve dhe rreziqeve potenciale të këtij grupi terrorist për rajonin me plotë kriza të Ballkanit dhe pastaj për të gjithë kontinentin e Evropës. Vendet fqinjë të Shqipërisë dhe disa vende të tjera evropiane arritën në këtë përfundim të prerë se prania e pjesëtarëve të këtij grupi është e rrezikshme jo vetëm për interesat kombëtare të Shqipërisë, por mund të krijojë rrezik edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Një prej pasojave të kësaj çështje, është zgjerimi i terrorizmit dhe i ideve terroriste në Ballkan dhe në Evropë. Anne Singelton, një ish-anëtare e grupit terrorist Monafekin, në lidhje me këtë se me praninë e grupit terrorist Monafekin në Shqipëri, a mund të krijohet ndonjë kërcënim terrorist nga ky vend drejt Evropës? Ajo ka thënë: "Është shumë me rëndësi që ta kujtojmë se secili prej pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste e cila është transferuar në Shqipëri, janë radikalizuar deri në nivelin më të mundshëm. Ata për më shumë se 30 vite në Irak, kanë marrë trajnim për kryerjen e operacioneve terroriste dhe natyrisht vetëm për këtë arsye se emri i tyre është hequr nga lista e grupeve terroriste, ata në mënyrë të papritur nuk mund të ndryshojnë natyrën e vetë. Pjesëtarët e kësaj organizata janë akoma terroristë. Shumë prej tyre kanë marrë trajnime speciale nga forcat e gardës së sigurisë së Sadam Husejnit. Këto trajnime përfshinë ndërtimin e bombave, metodat për kryerjen e operacioneve terroriste, për mbledhjen e informacioneve inteligjence dhe për kryerjen e torturave. Edhe shpikja e sulmeve kamikaze nga terroristët, është bërë për herë të parë nga ky grup. Prandaj pranimi i pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin nga ana e autoriteteve shqiptare vetëm për këtë arsye se ata tani janë njerëz të moshuar dhe individë të cilët kanë shpenzuar energjinë e tyre, është një veprim i shumë i gabuar. Ndoshta është e vërtetë se pjesëtarët e këtij grupi tani më nuk kanë efikasitet të lartë luftarak, mirëpo ata posedojnë aftësi dhe eksperiencë terroriste të lartë e cila mund të bartet shumë lehtë te grupet e tjera terroriste. Disa prej pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin janë ekspert për pastrimin e parave, për trafikimin e qenieve njerëzore, për falsifikimin e dokumenteve dhe për korrupsion. Kështu që prania e një grupi të tillë me një eksperiencë të tillë, në vete mund të konsiderohet rrezik për rajonin e Ballkanit dhe më pas edhe për kontinentin e Evropës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme".

Pasojë tjetër e pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri për Ballkanin dhe Evropën, është lidhja e këtij grupi me grupet terroriste të rajonit të Lindjes së Mesme si ISIS dhe të Evropës. Që nga viti 2011, terrorizmi takfirist në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit, është përhapur në masë të madhe. Nga viti 2016, me kthimin e terroristëve takfiristë dhe vehabistë nga vendet e luftës si Iraku dhe Siria në vendet e tyre, është forcuar mundësia për bashkimin e këtyre terroristëve me grupin Monafekin. Lidhja e të dy lloj grupeve me Arabinë Saudite dhe ushqyerja financiare e tyre nga Riadi, e kaluara terroriste dhe shumë element të tjerë të përbashkët, mund të konsiderohen hallka lidhëse mes këtyre grupeve terroriste dhe të krijojnë kështu një situatë të rrezikshme për rajonin e Ballkanit i cili konsiderohet një burim i krizave të ndryshme, ndërsa më pas kjo situatë të përfshijë edhe shumë vende evropiane në të cilat ekzistojnë rrënjë të grupeve terroriste. Një tjetër pasojë e pranisë së grupit terrorist Monafekin në Shqipëri është rrezikimi i paqes dhe sigurisë në Evropë. Kjo vërehet edhe nga fakti se transferimi kolektiv i mbi 3000 pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në rajonin e Ballkanit, ka ngjallur shumë kritika të ashpra nga ekspertët e çështjeve të këtij rajoni. Sergei Demidenko, ekspert i studimeve strategjike, në lidhje me këtë ka thënë: "Transferimi i një numri të madh të individëve të cilët janë edukuar në aspektin ideologjik dhe ushtarak, në një rajon me stabilitet të brishtë në Evropë, është më se e natyrshme që në asnjë mënyrë nuk do t'i ndihmojë paqes në rajon". Gjithashtu, Ana Mikhailenko, eksperte politike, ka kritikuar planin e Amerikës për transferimin e pjesëtarëve të grupit terrorist Monafekin në Shqipëri. Ajo gjithashtu e konsideron të papranueshme heqjen e emrit të këtij grupi terrorist nga lista e organizatave terroriste në vitin 2012 dhe përpjekjet për përgatitjen e këtij grupi terrorist për fillimin e një konflikti të armatosur në të ardhmen. Kjo është në kohën kur akoma nuk i është dhënë përgjigja kësaj pyetje se ruajtja e strukturës sektariste dhe ushtarake e një grupi terrorist a ka aq shumë vlerë saqë të rrezikohet paqja dhe siguria në një rajon me plotë tensione të padukshme siç është Ballkani? Kësaj pyetje nuk i janë përgjigjur as autoritetet amerikane dhe as autoritetet shqiptare.

Tags