Speciale kushtuar ceremonisë së dekretimit të presidentit iranian
(last modified Thu, 03 Aug 2017 05:53:53 GMT )
Gusht 03, 2017 07:53 Europe/Tirane

Ashtu si vitet e mëparshme, ceremonia 12-të e dekretimit të presidenti iranian, do të mbahet më 5 gusht 2017 në prani të liderit suprem të revolucionit islamik.

Sipas paragrafit 9 në nenin 110 të Kushtetutës, dhënia e dekretit presidencial pas zgjedhjes së popullit është një nga detyrat dhe kompetencat e Liderit Suprem. Sipas ligjit, pasi shumica e popullsisë votuan për një nga kandidatët presidencialë dhe e zgjodhën atë si president dhe pas konfirmimit të zgjedhjeve nga ana e Këshillit  të Mbrojtjes, ekziston edhe faza e dekretimit të presidentit nga ana e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik.

Angazhimi për të punuar në bazë të politikave të përgjithshme të vendit konsiderohet si një nga karakteristikat e nevojshme për të menaxhuar punën në çdo raund të presidencës. Nga ky aspekt, ata që kanë pranuar përgjegjësinë e presidentit në çdo pjesë të vendit duhet të jenë pikërisht zbatues i politikave specifike të sistemit dhe përgjegjësinë e tyre duhet ta zbatojnë në drejtim të këtyre politikave.

Sipas parimeve të kushtetutës, të gjitha autoritetet e sistemit janë përgjegjës ndaj Zotit, popullit dhe kushtetutës dhe kredibiliteti i tyre varet se sa ata janë të përkushtuar ndaj zbatimit të kushtetutës dhe plotësimit të kërkesave të popullit dhe nëse secili prej zyrtarëve, në çdo pozitë qoftë ai, devijon nga kjo rrugë dhe nuk zbaton përgjegjësinë në shoqërinë islame, ai shkarkohet automatikisht. Ky theksim është për shkak të faktit se përgjegjësia e presidencës është një detyrë e vështirë dhe tregon barrën e përgjegjësisë në Republikën Islamike të Iranit.

Në të gjitha vitet pas fitores së Revolucionit Islamik, në Iran janë mbajtur zgjedhje me një shkallë të lartë të pjesëmarrjes së votuesve. Tranzicioni i pushtetit me paqe dhe respekt dhe transmetimi i përgjegjësive ekzekutive nga një dorë në tjetrën në vitet pas fitores së revolucionit, janë shenja të rritjes së demokracisë dhe të pjekurisë politike në Iran.

Ky proces nënkupton kapacitete të mëdha në sistemin e Republikës Islamike si një sistem i bazuar në votën e kombit dhe bazuar në parimet e lidershipit. Kjo mbështetje e bazuar në dekretin presidencial të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, forcon statusin e institucioneve presidenciale dhe qeveritare, si dhe mbështet përmirësimin e menaxhimit dhe administrimin e çështjeve brenda vendit.

Duke u mbështetur në këtë bosht të rëndësishëm, Republika Islamike e Iranit ka ecur përpara me aftësinë e saj për të zgjeruar fuqinë e saj dhe duke rritur kapacitetin dhe përvojën, ajo ka vazhduar fuqishëm rrugën e saj. Lideri suprem në fjalimet e tij në ceremoninë e dekretimit të presidentit dhe dhënies së dekretit të presidentëve të zgjedhur, duke iu referuar karakteristikave dhe kërkesave për zyrtarët dhe drejtuesit e vendit, ka thënë: Neglizhenca, mospërkushtimi, mosrealizimi i përgjegjësive dhe i detyrave në kushtet e para të një katastrofe apo problematike, janë pika të rëndësishme që heqin kredibilitetin e funksionarit dhe përveç kësaj për kryerjen e detyrave është e nevojshme ndjenja e përgjegjësisë, gatishmëria dhe vigjilenca.  Është e nevojshme që qeveritë të përqendrohen në çështjet kyçe të vendit, veçanërisht në fushën ekonomike dhe vëmendja e tyre të përqendrohet në  zhdukjen e varfërisë, padrejtësive dhe diskriminimit, të cilat janë çështje që gjithmonë janë nënvizuar nga Lideri Suprem. Lideri suprem këmbëngul se në Republikën Islamike të Iranit sigurimi dhe garantimi i drejtësisë në shoqëri është parim bazë dhe thekson se çdo gjë dhe çdo përpjekje duhet të bëhet në këtë drejtim, pasi që të gjithë njerëzit kanë të drejtë që sipas ambicieve, talenteve dhe përpjekjeve të përfitojnë nga burimet dhe pasuria dhe askush të mos qëndrojë i shtypur dhe i privuar.

Lideri suprem në një deklaratë të tij në lidhje me këtë thotë: Dekreti im dhe vota e kombit është për aq kohë sa ai (Presidenti) zbaton angazhimet e veta dhe detyrat e veta në rrugën e drejtë, d.m.th. në rrugën e Islamit dhe të udhëzimeve hyjnore të tij, e mbrojtjes së të varfërve, nevojtarëve dhe të të shtypurve dhe rrugën e përballjes me armiqtë arrogantë, shtypës dhe nënshtrues, rrugë e cila ashtu si edhe më herët me ndihmën e Zotit do të vazhdojë të jetë po kështu.

 

Tags