Pikëpamjet e Liderit (Takimi me poetët dhe panegjirikët e Ehli Bejtit (a.s.) në përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime (s.a.))
(last modified Fri, 23 Mar 2018 09:08:22 GMT )
Mars 23, 2018 10:08 Europe/Tirane

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Fatime (a.s.), një grup i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Në këtë takim pas leximit të poezive në lavdërim të Hazretit Fatime (s.a.), Ajetullah Khamenei mbajti fjalën e rastit në lidhje me pozitën e lartë të personalitetit të vajzës së vetme të Hazretit Muhamed s.s.v.s. dhe rikujtoi detyrat e panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) si dhe shqyrtoi çështje të ndryshme aktuale.  

Me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Fatime (a.s.), një grup i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) kanë zhvilluar një takim me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit. Në këtë takim pas leximit të poezive në lavdërim të Hazretit Fatime (s.a.), Ajetullah Khamenei mbajti fjalën e rastit në lidhje me pozitën e lartë të personalitetit të vajzës së vetme të Hazretit Muhamed s.s.v.s. dhe rikujtoi detyrat e panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) si dhe shqyrtoi çështje të ndryshme aktuale. Në kulturën islame panegjirik është ai cili në kuvende dhe në tubime fetare kujton dhe lavdëron personalitetin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe të Ehli Bejtit (a.s.) duke kujtuar virtytet e larta morale dhe njerëzore të tyre së bashku me paraqitjen e mësimeve islame. Në realitet lavdërimi i virtyteve të larta të Ehli Bejtit (a.s.) është një art i cili mund të transmetojë konceptet e larta morale dhe mësimet e drejta fetare dhe filozofike duke bërë një realizim artistik për publikun dhe të ngjallë ndjenjat e njerëzve për fituar virtytet larta hyjnore dhe mësimet fetare. Ajetullah Khamenei  në fillim të këtij takimi tha se lavdëruesit e Ehli Bejtit (a.s.) janë zëri i lartë i të vërtetës në kohën kur çdo gjë është kapluar nga errësira dhe padrejtësia, ndërsa bëri lutje pranë Zotit të madhëruar që t’i ndihmojë atë gjithmonë për t’i shërbyer familjes së profetësisë dhe Vilajetit.

Takimi i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Ajetullah Khamenei, përshkrimin e pozitës së lartë të Hazretit Fatime (s.a.) e cilësoi jashtë aftësisë së njeriut dhe tha se përshkrimin e pozitës spirituale dhe të madhërisë shpirtërore të njerëzve të mëdhenj hyjnore dhe qiellor si Hazreti Fatime (a.s.), duhet dëgjuar nga vetë Zoti i madhëruar dhe nga gjuha e robërve të mëdhenj të Zotit dhe të evliave të Perëndisë dhe duhet perceptuar në bazë të aftësisë së të kuptuarit tonë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje një hadith të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili e ka quajtur Hazretin Fatime (s.a.) “Zonja e grave të parajsës” dhe tha: “Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë ka prezantuar znj. Asia, bashkëshorten e Faraonit dhe Hazretin Marjem (s.a.) si një shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët, jo vetëm për femrat, do të thotë se Zoti i madhëruar për të gjithë besimtarët dy femra i ka prezantuar shëmbëlltyrë, ndërsa zonjë e të gjitha këtyre femrave të dalluara në Parajsë është Hazreti Fatime (s.a.).

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke folur për përvjetorin e lindjes së Hazretit Fatime (s.a.), ditë kjo që njihet si dita e gruas në Iran dhe tha: “Gruaja në logjikën e Islamit dhe në mësimet islame ka një model dhe gruaja islame është një qenie me besim, e pastër, ka përgjegjësi  për pjesën më të rëndësishme të edukimit të njeriut, ajo ushtron ndikim në shoqëri, ajo mund të arrijë progres shkencor dhe spiritual, ajo është administruese e institucionit më të rëndësishëm të familjes, ajo krijon qetësi për gjininë mashkullore, të gjithë këto përkrah karakteristikave të tjera femërore si mirësia, butësia e zemrës, gatishmëria për pranimin e dritës hyjnore etj., janë faktorë që përbëjnë shëmbëlltyrën e femrës myslimane. Në të kundërtën ekziston një model i devijuar dhe sot ky model i devijuar është modeli i femrës perëndimore. Në vend të të gjitha karakteristikat e dalluara që kemi parë në femrën islame, karakteristikat dhe privilegjet kryesore të femrës perëndimore të sotshme përmblidhen në këtë që të mund të tërheq vëmendjen e burrave dhe të bëhet objekt i kënaqësive të burrave. Prandaj, ju po vëreni që karakteristikë e femrës perëndimore të sotshme është lakuriqësia e saj”.

Takimi i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Ajetullah Khamenei duke theksuar se gjendja aktuale e gruas perëndimore nga pikëpamja e shfrenimit dhe lakuriqësisë i përket dy shekujve të fundit, tha: “Pyetja se çfarë politike është kjo që shoqëria perëndimore ka shkuar në këtë drejtim dhe çfarë është qëllimi i saj, ka shumë çështje të gjera dhe të gjata, mirëpo aktualisht realiteti është ky: femra perëndimore është simbol i shpenzimeve, paraqitje e zbukuruar përpara burrave dhe objekt ngjalljen e dëshirave seksuale të gjinisë mashkullore. Fjalët e tjera që thonë si çështja e barazisë gjinore, është vetën sipërfaqësore, ndërsa çështja e brendshme është plotësisht gjë tjetër”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim vuri në dukje faktin se një numër i konsiderueshëm i femrave perëndimore me pozita të larta së fundi kanë deklaruar se gjatë periudhës së rinisë së tyre gjatë aktiviteteve të tyre shoqërore, me forcë janë bërë objekt i abuzimit seksual dhe tha: “Islami me anë të hixhabit, ka mbyllur portën e asaj rruge e cila e çon gjininë femërore deri në këtë pikë të devijimit”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e cilësoi hixhabin islamik mjetë për ta ruajtur pastërtinë e femrës dhe tha: “Sot flamuri i pavarësisë së identitetit dhe kulturës së femrave ndodhet në duar të femrave iraniane. Sot femrat iraniane me ruajtjen e hixhabit, prezantojnë pavarësinë e identitetit të tyre dhe pavarësinë kulturore të tyre për të gjithë botën. Femra mund të jetë e pranishme në të gjitha sferat shoqërore në mënyrë aktive dhe të ushtrojë ndikim të thellë shoqëror”. Ai theksoi se hixhabi dhe mbulesa dhe respektimi i distancës mes mashkullit dhe femrës, mos rënia deri në atë pozitë për të qenë vetëm mjet i kënaqësisë së meshkujve të panjohur dhe ambicioz si dhe mosposhtërimi i vetës, janë karakteristika të femrës iraniane dhe të femrës të sotshme myslimane.

Ajetullah Khamenei në vazhdim të fjalës së tij në lidhje me pozitën e gruas në kulturën islame, theksoi rëndësinë e institucionit të familjes, vuri në dukje moton për barazi gjinore në perëndim dhe tha: “Ata të cilët po shtiren se barazia gjinore se në të gjitha sferat ku veprojnë meshkujt, duhet të futen edhe femrat, në realitet ata kanë bërë tradhti ndaj nderit, personalitetit dhe identitetit të femrës”. Ajetullah Khamenei e konsideroi të domosdoshme praninë e femrës në sferat shoqërore dhe deklaroi: “Aktualisht disa prej shkencëtarëve tanë më të mirë, disa prej shkrimtarëve tanë më të mirë, disa prej figurave tona më të mira kulturore, i përbëjnë femrat të cilat aktualisht janë të pranishme në shoqërinë tonë... . Mirëpo njëkohësisht me këtë, ato janë administruese të familjes, ato janë femra, ato janë bosht i institucionit të familjes. Ato janë femra, sepse më e rëndësishme se të gjitha profesionet e punës së femrës, është të qenët e tyre nënë, bashkëshorte dhe faktor për krijimin e qetësisë. Kjo është karakteristika e femrës në Islam”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit këto karakteristika i quajti faktorë që ndërtojnë identitetin e femrës iraniane, prandaj duhet bërë përpjekje për ruajtjen e këtij identiteti.

Takimi i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim vuri në dukje përpjekjet e vazhdueshme të armiqve të Islamit dhe të Iranit për të goditur identitetin e pavarur kulturor të femrës myslimane dhe tha: “Armiqtë nuk mund të arrijnë rezultate në këtë drejtim, mirëpo atë çfarë po ndjej unë, është kjo që personat që konsiderohen pjesë e figurave të shquara, në mënyrë të pavetëdijshme po shoqërojnë armikun dhe po krijojnë dilema në lidhje me çështjen e domosdoshmërisë së hixhabit në ambientet shoqërore”. Ajetullah Khamenei në vazhdim vuri në dukje edhe qëndresën e prerë të Imam Khomejnit (ra) përball përhapjes së veprave të ndaluara në shoqëri dhe tha: “Nëse një person nuk e respekton hixhabin në shtëpinë e vet, është mëkat mes individit dhe Zotit të tij dhe ai vet duhet të japë përgjigje para Zotit dhe shteti nuk ka punë me atë. Mirëpo kur ky veprim bëhet në skenë publike në rrugë, atëherë ai është një veprim shoqëror, është një mësim i përgjithshëm publik. Prandaj ky gabim krijon një obligim për shtetin. Ajo çfarë është e ndaluar me Sheriat, nuk duhet të kryhet në mënyrë të hapur në vend. Sheriati i shenjtë i ka vendosur detyrë shtetit islam që të mos lejojë përhapjen e veprimeve të ndaluara në shoqëri. Shteti islam e ka për detyrë që të qëndrojë përball veprave të ndaluara dhe mëkateve që kryhen në mënyrë publike”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën tjetër të fjalës së tij vuri në dukje edhe moton për liri dhe barazi gjinore në perëndim dhe tha: “Ata të cilët në emër të lirisë, po përhapin veprimet e shfrenuara në shoqëri, në realitet ata nuk janë të lirë por janë të robëruar në pranga të kulturës perëndimore. Është kultura perëndimore ajo e cila po i drejton këta elementë. Çfarë lirie është kjo? Liri do të thotë kjo që njeriu të ketë qëllimin e vet, besimin e vet, mendimin e vet, të ketë Kur’anin e vet, të ketë modelin e vet islamik dhe ta ndjekë atë. Kjo është liri, kjo është madhëri”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim tha se statistikat më të larta të dhunës kundër femrave si statistikat e abuzimit seksual duke përdorur forcën dhe dhunën nga burrat kundër bashkëshorteve të tyre, i përkasin Amerikës dhe shtoi: “Perëndimorët përmendin vetëm emrin e drejtësisë gjinore për të realizuar qëllimet e veta. Në Islam, drejtësia dhe barazia gjinore është kjo që femra të jetë e respektuar, të mos shkelen të drejtat e saj, burri për shkak të fuqisë fizike është më i fuqishëm se femra dhe për shkak të trupit të tij më të fortë, nuk duhet t’i japë të drejtë vetes që të ushtrojë dhunë ndaj femrës, kjo është drejtësia”. Ajetullah Khamenei e konsideroi të domosdoshëm hartimin dhe miratimin e ligjeve adekuate në sferën e familjes dhe përkatëse me çështjet e femrave, ndërsa theksoi se në hartimin e këtyre ligjeve nuk duhet të merren për model standardet perëndimore dhe bëhen parim për shembull në përkufizimin e dhunës.

Takimi i poetëve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) me liderin suprem të Revolucionit Islamik të Iranit

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën e fundit të fjalimit të tij, shoqërinë e lavdëruesve dhe panegjirikëve të Ehli Bejtit (a.s.) e cilësoi si një media të fuqishëm dhe të rëndësishme që për shkak se pjesëtarët e kësaj shoqërie janë në kontakt me të gjitha shtresat e shoqërisë, kanë hapësirë dhe mundësi të mjaftueshme për përhapjen e këtij mesazhi. Ai u sugjeroi atyre që të bëjnë të gjitha përpjekjet për ngritjen e njohurisë dhe besimit të publikut ndërsa poezitë dhe tekstet t’i zgjedhin në atë mënyrë që të shtohet njohje racionale dhe besimi i publikut.  Ajetullah Khamenei gjithashtu porositi lavdëruesit e virtyteve të larta të Ehli Bejtit (a.s.) që kuvendet dhe tubimet e tyre të përhapin moralin dhe sjelljen islame, të punojnë për forcimin e unitetit kombëtar, të forcojnë mishërimin e njerëzve me Kur’anin dhe me namazin, të punojnë për largimin e njerëzve nga mëkatet dhe veprat e këqija dhe të kontribuojnë në vetëdijesimin politik të qytetarëve. Ai gjithashtu theksoi se vetëdijesimi politik i qytetarëve është prej nevojave aktuale të shoqërisë dhe tha: “Armiqtë sot në mënyrë sistematike po bëjnë përpjekje të krijojnë dilema në sferat politike në lidhje me këtë se pse Irani ka prani në rajon. Tani kush është pretendues? Amerika! E cila në çdo vend vendos praninë e saj komplotiste dhe destruktive. Në çdo vend ku ekziston prania e Amerikës, aty ekziston politika destruktive. Në çdo vend ku ekziston prania e Amerikës, ekzistojnë komplotet dhe intrigat. Shteti komplotist dhe intrigues i Amerikës na thotë neve: pse ju keni prani në rajon! Përgjigja është kjo: nëse ne kemi prani në rajon, a duhet të marrim leje nga ju? Ne për të vendosur praninë tonë në rajon, duhet të bisedojmë me shtetet dhe qeveritë e rajonit, po pse duhet të bisedojmë me ju? Atëherë herë kur të dëshirojmë të vendosim praninë tonë në Amerikë, atëherë bisedojmë me ju”.

Tags