Pikëpamjet e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame
(last modified Fri, 20 Apr 2018 09:04:11 GMT )
Prill 20, 2018 11:04 Europe/Tirane

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të shtunën në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame i cili u organizua me rastin festës së Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., vuri në dukje se besimi në një Zot është mesazhi kryesor i shpalljes së Profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe tha se lufta e së vërtetës kundër të pavërtetës, është një prej elementëve të domosdoshme të besimit në një Zotin.

Ajetullah Khamenei në këtë takim të zhvilluar me rastin e festës së Profetësisë së Hazretit Muamed s.a.v.s., profetit tenderuar të Islamit, duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të madhe, deklaroi se mesazhi kryesor i shpalljes së Profetësisë është kthimi në besimin në një Zot dhe sundimi i diturisë, fuqisë, mirësisë dhe udhëzimit hyjnor mbi jetën e njeriut si dhe lufta kundër egoizmit, diktaturës dhe despotizmit. Besimi në një Zot përmban dispozitat e përgjithshme dhe parimet e luftës kundër padrejtësisë dhe dhunës, prandaj në bazë të kësaj, fronti i të vërtetës gjithmonë duhet të luftojë kundër të pavërtetës dhe në këtë luftë fati përfundimtar i frontit të rrugës së humbur është tërheqje. Ajetullah Khamenei shtoi se shpallja e Profetësisë është një ngjarje e veçantë dhe e pashembullt në historinë e njerëzimit, prandaj konsiderohet kulmi i mëshirës së Zotit mbi njerëzimin në përgjithësi. “Me shpalljen e Profetësisë, u hap një rrugë r cila ka potencialin dhe forcën për të çuar përpara njerëzimin deri në mbarimin e botës, ashtu siç ka ecur njerëzimi që nga fillimi e deri më tani dhe shumë prej të vërtetave që kanë paraqitur fetë qiellore, janë bërë pjesë e normave të shoqërisë njerëzore dhe me ndihmën e Zotit zemrat e njerëzve kanë gjetur prirje dhe kanë anuar gjithnjë e më shumë drejt spiritualitetit.

Ajetullah Khamenei në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fjalën e tij tha: “Besimi në një Zot (teohidi) do të thotë robërimi i njeriut në mënyrë të veçantë vetëm para Zotit të lartësuar, do të thotë që të gjitha dëshirat e egos dhe ambiciet për pushtet të mos sundojnë mbi jetën e njeriut; do të thotë që diktaturat, depotizmat dhe egoizmat të mos jenë administrator të jetës së njeriut. Besimi në një Zot do të thotë burimi i administrimit të jetës së njeriut duhet të jetë nga dituria hyjnore, nga fuqia hyjnore, nga mëshira dhe udhëzimi hyjnor. Besimi në një Zot me këtë kuptim në radhë të parë, i dëbon mbrapa ata të cilët me despotizëm, arrogancë dhe dhunë dëshirojnë të sundojnë mbi shoqërinë njerëzore dhe për këtë arsye njerëz të tillë bëjnë armiqësi me besimin në Zotin Një. Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë ka thënë: “... Dhe në këtë mënyrë për çdo profet kemi vendosur armiqësi nga djajtë e njerëzve dhe xhinëve, disa prej tyre i thonë fjalë të zbukuruara disa të tjerëve, vetëm për të mashtruar të tjerët”. (En’am 112)

Ajetullah Khamenei duke theksuar në nevojën e luftës së besimtarëve me ata që janë në rrugën e humbur, tha: “Besimi në një Zot përfshinë dispozitat e përgjithshme, parimet dhe linjat kryesore të kësaj lufte dhe të gjithë profetët si thirrës të besimit në një Zot, kanë luftuar kundër pronarëve të pasurisë dhe pushtetit, kundër tiranëve dhe despotëve të botës.

Ajetullah Khamenei në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame

Ajetullah Khamenei vuri në dukje faktin se pa luftën e të vërtetës, e pavërteta nuk detyrohet të zmbrapset dhe tha: “Fakti se njerëzimi që nga fillimi i historisë e deri më tani për çdo ditë e më tepër është afruan më shumë pranë njohurive hyjnore, është rezultat i luftës dhe përpjekjeve. Nevoja e luftës së të vërtetës kundër të pavërtetës, është një prej mësimeve të rëndësishme të fesë Islame. Zoti i madhërua në Kur’anin e shenjtë ka thënë: “Ata që kanë besuar, luftojnë në rrugën e Zotit dhe ata që nuk besojnë, luftojnë në rrugën e tiranisë”. Prandaj parimi “La ilahe il-la All-llah” nuk është vetëm një çështje e besimit dhe as vetëm mendore, por ajo është burim i veprës dhe veprimit. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se Umeti Islam duhet të kthehet rrënjësisht në Teohid, tha: “Shprehja “La ilahe il-la All-llah” do të thotë se shteti përveçse me ndihmën e Zotit të madhëruar dhe të të dërguarve të Zotit, nuk ka kuptim. Për këtë arsye Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: “Shqiptojeni fjalën “La ilahe il-la All-llah” që të shpëtoni!” Pronarët e pasurisë dhe pushtetit edhe në atë ambient të kufizuar dhe të vogël në Meke, janë pozicionuar kundër tij. Pastaj kur në Medine u themelua Shteti Islamik, përsëri shtetet, perandorit dhe fuqitë e mëdha të botës ishin pozicionuar kundër Profetit s.a.v.s.. Ky lloj pozicionimi ka ekzistuar që nga dita e parë dhe deri më sot dhe që nga dita e parë e deri më sot, zmbrapsja në këtë betejë gjithnjë ka qenë fat i të pavërtetës ndërsa progresi ka qenë gjithnjë fat i të vërtetës. Pikërisht ai grup i vogël i cili jetonte në meke me presion të madh, sot është një shoqëri e madhe njerëzore me shumë krenari, me shumë potenciale dhe me shumë shpresa dhe me një të ardhme të qartë”.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar në këtë se besimi në Zotin Një, është bazë e rezistencës përball padrejtësisë dhe zullumqarëve, tha: “Fakti se Republika Islamike e Iranit deklaroi se në çdo vend ku ndodhet një i shtypur dhe ka nevojë për ndihmë, ne do të jemi të pranishëm aty, është për arsye të bindjes në besimin në një Zot. Arsye për të cilën ne insistojmë në këtë mënyrë në lidhje me çështjen e Palestinës, gjithashtu është për shkak të besimit në Zotin Një. Pasi që element i nevojshëm për besimin në një Zot është ky që njeriu të qëndrojë përball dhunës së zullumqarëve ndaj të shtypurve. Kjo është e vërteta e Teohidit dhe shpallja e Profetësisë na kujton neve këtë fakt”.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje rezistencën e popullit mysliman të Palestinës kundër ambicieve pushtuese të regjimit sionist dhe tha: “Pikërisht ajo popullsi e vogël mbi të cilën sionistët kanë arritur të ngadhënjejnë dhe një komb të tërë ta dëbojnë nga vendi i vet dhe të pushtojnë e uzurpojnë shtëpitë dhe tokat e tyre; pra pikërisht ai popull i dobët sot është shndërruar në një Palestinë të fuqishme e cila po kërcënon regjimin sionist dhe Izraeli në përballje me atë, po ndjehet i dobët dhe i paaftë. Prandaj, pa dyshim se palestinezët do të ngadhënjejnë mbi sionistët dhe Palestina do të kthehet në duar të palestinezëve”.

Ajetullah Khamenei në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu duke theksuar faktin se qëndrimi i Iranit përkrah grupeve të rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore, është në bazë të bindjes në besimin në një Zot, tha: “Kjo që thuhet se Republika Islamike e Iranit ka ambicie për të pushtuar dhe dëshiron që të pushtojë vendet e tjera, është një pretendim i pabazë dhe vetëm gënjeshtër. Jo! Ne nuk kemi qasje dhe ambicie pushtuese ndaj asnjë vendi të botës. Nuk kemi as nevojë për një gjë të tillë. E falënderojmë Zotin që kemi një vend të madh, të gjallëruar dhe ai është me plotë potenciale në dispozicion të popullit iranian. Kjo prani në rajon është për shkak se në rajonin e Sirisë në Azinë Perëndimore ka ekzistuar dhe ekziston rezistenca përball politikave të dhunshme, prandaj për këtë arsye ne kemi prani atje. Kështu që po vëreni se me ndihmën e Zotit dhe me ndihmat që janë bërë ndaj saj dhe me trimërinë dhe sakrificën e ushtrisë siriane, forcat e këtij fronti kanë arritur të ngadhënjejnë kundër terroristëve jo vetëm të mbështetur, por edhe të krijuar nga Amerika, shtetet perëndimore dhe nga disa regjime servile në rajon si regjimi Al Saud. Këto forca arritën t’i thyejnë grupet terroriste”.

 

Pas shfaqjes së grupit terrorist ISIS dhe me krimet e egra dhe barbarizmin që ka kryer kundër popujve myslimanë të rajonit si të Irakut dhe Sirisë, me kërkesë të qeverive të këtyre vendeve, Republika Islamike e Iranit me qëllim të luftës kundër terrorizmit ka dërguar instruktorët e saj ushtarakë në këto dy vende. Rezultat i përpjekjeve katër vjeçare të instruktorëve iranianë nën komandën e gjeneral Kasem Sulejmani, përkrah forcave popullore dhe ushtarake të këtyre dy vendeve, ishte disfata e plotë e grupit terrorist ISIS dhe dëbimi i këtij grupi terrorist nga territori i këtyre dy vendeve.

Ajetullah Khamenei në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame

Ajetullah Khamenei e quajti gënjeshtër pretendimin e Donald Trump se Amerika e ka thyer grupin terrorist ISIS, shtoi: “Pikërisht ata të cilët deri dje në mënyrë të hapur dhe të fshehtë kanë mbështetur grupin terrorist ISIS, sot po pretendojnë se ishin të pranishëm në luftën kundër terroristëve të këtij grupi dhe i kanë shpartalluar ata. Kjo është gënjeshtër! Nuk ekziston një gjë e tillë, sepse ata nuk kanë patur kurrfarë ndërhyrje. Ata kanë ndërhy vetëm atje ku kishin nevojë vet dhe kanë dërguar ndihma financiare dhe armatime e pajisje ushtarake për grupin e terrorist ISIS, ata kanë ndërhy aty ku terroristët e ISIS kanë qenë të rrethuar dhe i kanë shpëtuar ata nga lufta me forcat e rezistencës. Edhe më parë në krijimin e grupit terrorist ISIS, ata kanë luajtur rol të madh. Ata me paratë e sauditëve dhe të tjerëve të ngjashëm me ata, kanë arritur të krijojnë këto qenie barbare dhe të egra dhe t’i vërsulin ato mbi popujt e Irakut dhe Sirisë, mirëpo rezistenca përball Amerikës dhe kundër faktorëve të saj, arriti t’i shpëtojë këto dy vende dhe në të ardhmen gjithashtu do të vazhdohet e njëjta rrugë”.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim të fjalës së tij, sulmin raketor të Amerikës, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë e quajti krim dhe tha: “Unë në mënyrë të qartë po deklaroi se presidenti i Amerikës, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Anglisë, janë kriminelë dhe kanë kryer krime! Natyrisht se këto shtete nuk do të kenë dobi nga ky veprim ashtu sikur në vitet e kaluara ku këto shtete kanë qenë të pranishme në Irak, Siri dhe në Afganistan dhe kanë kryer krime të tilla, por nuk kanë patur kurrfarë dobie”.

Ajetullah Khamenei ka ftuar popujt dhe shtetet myslimane në zgjim dhe vigjilencë dhe ka thënë: “Qëllimi i armiqve nuk është vetëm shteti i Sirisë ose shteti i Irakut ose Afganistanit, qëllim është prania e Islamit në këtë rajon dhe ata dëshirojnë ta dëmtojnë këtë fe... Shtetet islamike të mos e vendosin veten në shërbim të qëllimeve të Amerikës dhe të disa shteteve perëndimore agresore”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim të fjalës së ti vuri në dukje faktin se presidenti i Amerikës për shkak të përfitimeve materiale dhe financiare, e ka krahasuar shtetin e Arabisë Saudite me një lopë që milet dhe tha: “Poshtërimi i një vendi dhe i një shteti nuk mund të jetë më i madh se ky. Islami është plotësisht kundër poshtërimeve të tilla. Njerëzit nëse janë besimtarë, duhet të jenë me dinjitet dhe madhëri. Të qenët e poshtëruar është shenjë e këtij fakti se ata nuk kanë besim. Ata po gënjejnë, ashtu siç po gënjen zotëria e tyre”.

 

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu e quajti gënjeshtër pretendimin e Amerikës në lidhje me sulmin në Siri dhe tha: “Ata nuk kundërshtojnë as armët kimike dhe as çfarëdo lloj krimi tjetër kundër njerëzimit. Në kohën kur Sadam Husejni bombardoi me armë kimike qytetet e Iranit, ata kanë mbështetur atë ashtu sikur që sot po mbështesin krimet e kryera kundër popullit të Jemenit dhe kundër myslimanëve të vendeve të tjera”. Ajetullah Khamenei në fund theksoi se armiqtë pavarësisht të gjitha përpjekjeve, nuk do të kenë rezultat. Ai vuri në dukje eksperiencën 40 vjeçare të popullit të Iranit në rezistencë dhe qëndresë dhe shtoi: “Qëndresa dhe rezistenca e njerëzve besimtarë do të bëhet shkak për zmbrapsjen e armikut dhe kjo është një traditë e pandryshueshme hyjnore dhe me ndihmën e Zotit, popujt myslimanë duke përsëritur pikërisht këto eksperienca, në një të ardhme jo shumë të largët, do të arrijnë në fitore”.

Tags