Manifestimi i Kur'anit të shenjtë në kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.)
(last modified Fri, 14 Sep 2018 08:32:42 GMT )
Shtator 14, 2018 10:32 Europe/Tirane

Kur'ani i shenjtë thekson në diturinë dhe arsyen me qëllim që shoqëria të pastrohet nga neglizhenca dhe injoranca, prandaj Imam Husejni (a.s.) deklaron se neglizhenca dhe indiferenca është sëmundja më e keqe me të cilën përballet njeriu dhe shoqëria.  

Imam Husejni (a.s.) me kryengritjen e tij në Qerbela, u bë simbol i sakrificës, heroizmit, dashurisë dhe i kërkesës për të vërtetën. E vërteta në asnjë ngjarje historike dhe në asnjë zonë gjeografike nuk është paraqitur dhe manifestuar në këtë mënyrë të bukur, të madhërishme dhe të pastër. Imam Husejni (a.s.) është flamurtar i Kur'anit në të gjitha kohërat e vështira dhe dritë udhëzuese në kohërat e errëta kur njerëzit e humbin rrugën. Në lutjet me rastin e vizitës së varrit të Imam Husejnit (a.s.) lexojmë:

"Unë dëshmoj se ti o Imam Husejn, ki qenë lexues i Librit të Zotit!"

Një manuskript e Kur'anit për të cilën thuhet se është shkruar me dorën e Imam Husejnit (a.s.) dhe që ruhet në muzeun e Mauzoleut të Imam Reza (a.s.)

Kur'ani i shenjtë thekson në diturinë dhe arsyen me qëllim që shoqëria të pastrohet nga neglizhenca dhe injoranca, prandaj Imam Husejni (a.s.) deklaron se neglizhenca dhe indiferenca është sëmundja më e keqe me të cilën përballet njeriu dhe shoqëria. Neglizhenca shkakton llojet e ndryshme të devijimeve në të menduar dhe vepruar.

Neglizhenca është prezantua si rrënja e të gjitha çrregullimeve individuale dhe shoqërore. Kjo është për arsye se njeriu që tregon neglizhencë, në një gjendje tërësisht indiferent, nuk mendon për asgjë tjetër përveçse për anën sipërfaqësore të jetës materiale. Kur'ani i shenjtë e ka cilësuar neglizhencën si faktor kryesor të dekadencës dhe shkatërrimit dhe thotë: "Një grup të madh të njerëzve dhe xhinëve i kemi krijuar për ferr. Ata kanë zemra (mendje) me të cilat nuk (mendojnë) kuptojnë dhe sy me të cilët nuk shikojnë dhe vesh me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë sikur kafshët me katër këmbë, por edhe më të humbur! Ata janë pikërisht njerëzit neglizhentë". (Surja A'raf, ajeti 179).

Shoqëria e zhytur në neglizhencë, ka nevojë që të zgjohet dhe vetëdijesohet, prandaj kalimi i rrugës deri të e vërteta dhe lumturia, nuk mund të bëhet përveç nën hijen e njohjes dhe të kuptuarit të së vërtetave. Imam Husejni (a.s.) me udhëzimet e larta kur'anore, e ka thirr njeriun dhe shoqërinë drejt zgjimit, vigjilencës dhe jetës së lumtur dhe të mirë. Ai Kur'anin e ka quajtur mrekulli e pavdekshme dhe argument të qartë hyjnor ndërsa thotë: "Një argument i qartë dhe i hapur ka ardhur nga ana e Zotit tuaj". (Surja En'am, ajeti 157).

Dashuria dhe hidhërimi i Imam Husejnit (a.s.) bazohej në Kur'anin e shenjtë dhe aroma e bukur dhe e freskët e Kur'anit të shenjtë, shfaqej nga çdo veprim i tij. Sjellja dhe morali i Imam Husejnit (a.s.), ishte personifikim dhe manifestim i ajeteve kur'anore. Ai me sjelljen e tij të ndershme, ngjallte njohurit e Kur'anit të shenjtë i përhapte ato në shoqëri. Ai, rolin e sunduesit dhe udhëheqësit e konsideronte faktorin më të rëndësishëm për zhvillimin dhe garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së një shoqërie. Ai ka thënë se kushti i parë i sunduesit dhe udhëheqësit islam, është besimi dhe zbatimi i ligjeve hyjnore. Ashtu sikur që Zoti i madhëruar ka thënë: "Ne me të vërtetë e kemi zbritur këtë libër për ty në mënyrë që në bazë të asaj çfarë të ka mësuar Zoti, të gjykosh në mesin e njerëzve. Kujdes që të mos bëhesh prej atyre që kanë anime dhe tradhtojnë!" (Surja Nisa, ajeti 105)

Të qenit popullor dhe modest i udhëheqësit dhe nënshtrimi i qytetarëve sidomos i funksionarëve të shtetit islam përpara urdhrave të Zotit, është një kusht tjetër për të cilin ka folur Kur'ani i shenjtë në shumë ajete ndërsa janë qortuar ato sisteme shtetërore në të cilat njerëzit u nënshtrohen dikujt tjetër përveç Zotit. Udhëheqësi islam pasi që ndodhet në majën e pushtetit, nëse është i korruptuar dhe i degjeneruar, atëherë korrupsioni dhe degjenerimi i tij derdhët dhe kaplon të gjithë ambientin. Gjithashtu nëse udhëheqësi do të jetë i mirë dhe i drejtë, atëherë mirësia dhe drejtësia e tij përhapët dhe e mbush të gjithë ambientin. Imam Husejni (a.s.) shumë herë ka deklaruar se Jezidi dhe pushteti i tij nuk posedojnë asnjë kusht të qeverisjes dhe udhëheqjes islame. Ai nuk respekton as aspektet sipërfaqësore të Islamit. Ai pinë alkool dhe kryen veprime të ndaluara. Ai në mënyrë të hapur thur poezi kundër Kur'anit dhe në refuzimin e fesë. Ai nuk e zbaton Islamin dhe nuk është i interesuar fare për zbatimin e Islamit. Prandaj, tani njerëzit janë detyruar t'i nënshtrohen djallit dhe janë larguar nga nënshtrimi para Zotit. Po bëjnë korrupsion dhe degjenerim në mënyrë të hapur, veprat e ndaluara nga Zoti, i kanë bërë të lejuara dhe veprat e lejuara nga Zoti, i kanë bërë të ndaluara.  

Imam Husejni (a.s.) duke u inspiruar nga Kur'ani i shenjtë, u bë udhëzues i njerëzve drejt besimit dhe devotshmërisë. Ai që në fillim të lëvizjes së tij drejt Qerbelasë, gjithnjë mendonte vetëm për udhëzimin e njerëzve dhe shpëtimin e tyre. Prandaj, kryengritja e madhërishme e tij, është ngjarja më modeste dhe më popullore në historinë e Islamit. Lidhje emocionale e njerëzve me atë, i ka dhënë kësaj ngjarje një vlerë të pavdekshme. Imam Husejni (a.s.) në të gjitha çastet e jetës, sidomos në luftën e tij heroike kundër pushtetit të dhunshëm emevit dhe martirizimi i tij me dashuri, është bërë kriter dhe standard për njohjen e të vërtetës nga e pavërteta.

Në kohën kur Imam Husejni (a.s.) u përgatit për kryengritje kundër Jezidit, vëllai i tij Muhamed bin Hanefije shkoi pranë tij, shprehu respektin dhe nderimet përkatëse dhe i kërkoi Imam Husejnit (a.s.) që të mos shkojë. Imam Husejni (a.s.) iu përgjigj atij: "O vëllai im, betohem në Zotin e madhëruar se edhe nëse nuk gjejë asnjë strehë dhe shtëpi në këtë botë, nuk do të bëjë bej'at me Jezid bin Muavije". Më pas shkroi një testament në të cilin në mënyrë të qartë ka treguar qëllimet dhe destinacionin e rrugës së tij. Imam Husejni (a.s.) në fund të testamentit të cilin e ka shkruar para se të nisej drejt Qebelasë, është bazuar në këtë ajet kur'anor i cili thotë: "Suksesi im nuk arrihet, përveçse me vullnetin e Zotit, te i cili jam mbështetur nga Ai kërkoi ndihmë". (Surja Hud, ajeti 88).

Në këtë mënyrë, Imam Husejni (a.s) këtë të vërtetë e bëri të pavdekshme në mendjet e njerëzve se çdo person është i obliguar ta kryejë një detyrë dhe nuk është garantues i rezultatit. Duhet të lëvizë e veprojë për vendosjen e drejtësisë dhe paqes dhe në këtë rrugë duhet mbështetur te Krijuesi i Gjithësisë dhe përcaktuesi i çështjeve dhe jetës së njeriut. Njerëzit e mbështetur te Zoti me të gjithë qenien e tyre pranojnë rregullat dhe urdhëresat hyjnore, kjo është për arsye se Zoti i madhëruar nuk përcakton gjë tjetër, përveç të mirës dhe të bukurës.

Tags