Speciale për ditën e parë të muajit Muharrem
(last modified Fri, 14 Sep 2018 08:32:54 GMT )
Shtator 14, 2018 10:32 Europe/Tirane

O Muharrem çfarë po bënë ti me zemrat e të dashuruarve në Husejnin? O Muharrem je i mbushur me etje, padrejtësi, rezistencë në të vërtetën, qëndresë burrërore, martirizim, robërim dhe je përplot me dashuri!

Tani jemi në fillim të muajit Muharrem dhe martirizimi i Imam Husejnit (a.s.) përsëri i zhytë në pikëllim e zi zemrat e myslimanëve shiitë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) në mbarë botën. Në vende dhe qytete të ndryshme të botës, besimtarët e zhytur në zi përgatiten për organizimin e ceremonive të zimbajtjes dhe vajtimit për muajin Muharrem. Në këto ditë, pëlhurat e zeza dhe mbishkrimet e zimbasjtjes, mbulojnë muret e xhamive dhe të teqeve ndërsa poezia e elegjisë dhe e vajtimit sidomos gjatë dhjetë netëve të para të muajit Muharrem, tregojnë dashurinë dhe solidaritetin e thellë të besimtarëve me Imam Husejnin (a.s.). Dashamirësit e Imam Husejnit (a.s.) në vende të ndryshme të botës përgatisin flamujt dhe simbolet e tjera dhe aroma çajit ngrihet nga çdo teqe. Ata zimbajtësve të Imam Husejnit (a.s.) u shërbejnë duke u ofruar çaji ose ujë të freskët. Në kujtim të buzëve të etura të martirëve të Qerbelasë, në kujtim të buzëve të thara të Alis Asgharit, foshnjës gjashtëmuajshe të Imam Husejnit (a.s.) dhe në kujtim të buzëve të etura të fëmijëve të tjerë të karvanit të Imam Husejnit (a.s.)! Në kujtim të burrërisë dhe trimërisë së Abul-Fazl Abas, atij burri të madh i cili për t'i sjellë ujë fëmijëve të etur, i mësyu ushtrisë së armikut më në zemër, por që në mënyrë joburrërore u martirizua i etur pranë lumit me plotë ujë.  

Çdo kush që pi ujë, dërgon përshëndetje për Imam Husejnin (a.s.) i cili u martirizuar me buzë të etura vetëm e vetëm për ta ripërtërirë të vërtetën.

Përshëndetje për Imam Husejnin (a.s.)

Muaji Muharrem, muaji i ndalimit të luftës, është muaji i parë i vitit sipas kalendarit hixhri kameri. Arsye e emërimit të këtij muaji me këtë emër, thuhet se është kjo që në këtë muaj lufta është e ndaluar. Pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) në muajin Muharrem të vitit 61 hixhri kameri, ky muaj për myslimanët shiitë u shndërrua në muajin e zimbajtjes. Edhe pse lufta dhe gjakderdhja në këtë muaj është e ndaluar, por jezidët zemërzezë në këtë muaj i mbyllën rrugën Imam Husejnit (a.s.) dhe besnikëve të tij dhe krijuan tragjedinë e përgjakshme të Ashuras. Një tragjedi e dhimbshme e cila për çdo vit mbledh në një vend ndjekësit e rrugës së Imam Husejnit (a.s.) dhe i zhyt zemrat e tyre në zimbajtje. Myslimanët shiitë në rajone të ndryshme të botës për çdo vit në këtë muaj organizojnë ceremoni zie dhe zimbajtje për Imam Husejnin (a.s.).

Mirza Xhavad Maleki Tabrizi në librin "Al-Murakebat" duke shpjeguar fjalën "murakebat" dhe veprat e muajit Muharrem, shkruan: "Për dashamirësit e familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., është mirë që në dhjetëditëshin e parë të muajit Muharrem, në zemrën e tyre dhe pamjen e jashtme të kenë shenja të pikëllimit dhe mërzisë dhe të largohen nga disa kënaqësi të lejuara sidomos në ditën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë të këtij muaji duke vepruar si një person i cili është pikëlluar për humbjen e të dashurve. Në dhjetëditëshin e parë të këtij muaji ata për çdo ditë ta kujtojnë imamin e tyre duke kënduar lutjen e Ashuras".

Pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), imamët ma'sum (a.s.) që rrjedhin nga loza e pastër e Hazretit Muhamed s.a.v.s., janë përkushtuar në ceremoni të zimbajtjes gjatë ditëve të Muharremit dhe inkurajonin myslimanët shiitë që edhe ata të veprojnë në këtë mënyrë me qëllim që rruga e Imam Husejnit (a.s.) dhe qëllimi i tij i lartë që është lufta dhe rezistenca përball devijimit, korrupsionit dhe padrejtësisë, të mbesë gjallë gjithmonë në histori. Imam Reza (a.s.) duke shpjeguar veprimet e babait të tij Imam Musa Kazem (a.s.), ka thënë: "Kur arrinte muaji Muharrem, askush nuk e shikonte të qeshur dhe të gëzuar babanë tim sepse pikëllimi dhe mërzia gjithnjë e kishte kapluar atë deri në ditën e Ashuras. Ajo ditë, ishte dita dhimbjes, pikëllimit dhe vajtimit të tij dhe thoshte: sot është dita në të cilën është martirizuar Husejni (a.s.)".

Duke hedhur një vështrim kalimthi në historinë e Islamit pas tragjedisë së Qerbelasë, vërejmë se këto kuvende e tubime dhe këto mesazhe të Ashuras deri në çfarë mase janë bërë shëmbëlltyrë dhe model i kryengritjeve të luftëtarëve të rrugës së Zotit përball tiranëve dhe despotëve.

Lëvizja dhe protestat e miliona qytetarëve mysliman të Iranit në kryengritjen madhërishme të Revolucionit Islamik në muajin Muharrem dhe Safar, sidomos në ditën e nëntë dhe të dhjetë (Tasua dhe Ashura) që trondiste tërë trupin e pushtetarëve tiranë, e bënë shumë të qartë sekretin se për çfarë arsye imamët ma'sum (a.s.) kanë theksuar se zimbajtja për Imam Husejnin (a.s.) duhet të vendoset prioritet.

Qytetarët kanë përfituar nga kuvendet dhe ceremonitë e zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) jo vetëm në Revolucionin Islamik të Iranit, por i kanë dhënë edhe grusht të fuqishëm pushtetit të dhunshëm dhe despotik. Një gjë e tillë është vërejtur edhe në pavarësimin e Irakut, Pakistanit etj..

Në një fjali të njohur nga Mahatma Ghandi, lideri i lëvizjes për pavarësi të Indisë, lexojmë: "Unë e kamë lexuar me vëmendje jetën dhe veprën e Imam Husejnit, atij dëshmorit të madh të Islamit dhe i kamë kushtuar një vëmendje të madhe faqeve të historisë së Qerbelasë dhe mua më është bërë e qartë se nëse India dëshiron të bëhet një shtet i pavarur, duhet ta vendosë Imam Husejnin shëmbëlltyrë dhe model në rrugën e vet".

Zgjimi politik është një prej ndikimeve ose gjurmëve të rëndësishme të zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) dhe për shokët e tij besnikë. Myslimanët duke u tubuar në ceremonitë e zimbajtjes, mbajnë gjallë dhe kujtojnë padrejtësinë që i është bërë Ehli Bejtit (a.s.) dhe kujtojnë rezistencën përball padrejtësisë dhe dhunës së pushtetit. Në këtë mënyrë vërejmë se kuvendet e zimbajtjes për Imam Husejnin (a.s.) përgjatë gjithë historisë kanë qenë strehë e mirë dhe e dobishme për të gjithë njerëzit e shtypur nën dhunë në rajone të ndryshme të botës, prandaj Imam Husejni (a.s.) njihet si boshti i të vërtetës kundër të pavërtetës.

Antuan Baram studiues i krishterë, beson se Imam Husejni (a.s.) nuk i përket vetëm myslimanëve shiitë ose vetëm myslimanëve në përgjithësi, por ai i përket të gjithë njerëzve liridashës në botë. Ai thotë: “Husejni (a.s.) është margaritar i pavdekshëm dhe amshueshëm i të gjitha feve”.

Antuan Bara i krishterë është i dashuruar në Husejnin (a.s.) dhe shumë vite të jetës së tij ia ka kushtuar hulumtimit dhe studimeve rreth jetës dhe kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.). Antuan Bara është autor i librit “Husejn (a.s.) në të menduarin e krishterë”, libër ky i cili është përkthyer në 17 gjuhë të botës. Ai në lidhje me personalitetin e Imam Husejnit (a.s.) thotë: “Përkufizimi im rreth Husejnit (a.s.) është pikërisht ajo shprehje e shkurt dhe e qartë të cilën e kam thënë në këtë libër rreth Husejnit (a.s.). Unë atë e kam përshkruar si një margaritar i pavdekshëm dhe i përhershëm i feve... Ai së pari e shfrytëzoi rrugën e dialogut me Muavijen dhe Jezidin, por rruga e dialogut nuk kishte efekt për të udhëzuar armiqtë. Ai edhe pse e dinte se vritet, por ai e vendosi veten në rrezik në rrugën e besimit dhe kështu ushtria 70 personash u nis drejt Kufes përball ushtrisë 70000 trupash të Ubejdullah bin Zijad, sipas burimeve historike, me qëllim që të krijojë një lëvizje dhe kryengritje në trupin e shoqërisë... . Epopeja e Husejnit (a.s.) nuk i përket vetëm sunitëve, shiitëve dhe myslimanëve në përgjithësi, sepse ajo i përket çdo njeriu liridashës i cili beson në rrugën dhe metodën e Husejnit. Prandaj njerëzit dhe mendimtarët e botës kur të njihen me jetën dhe veprën e Husejnit, pasionohen dhe e dashurojnë atë”.

Antuan Bara në lidhje me kryengritjen e madhërishme të Imam Husejnit (a.s.) thotë: “Husejni (a.s.) nuk ka pranuar dhe ka refuzuar të gjitha privilegjet materialiste të kohës së tij dhe i ka vlerësuar ato të pavlefshme. Në periudhën e sundimit të Jezidit, Husejni (a.s.) kishte mundësi të pranonte poste të larta shtetërore ose sasi të konsiderueshme të pasurisë që i ishin propozuar atij nga ana e Jezidit dhe si rezultat të shpëtonte nga e gjithë ajo çfarë i ndodhi atij. Mirëpo personaliteti i tij si nip i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. e kishte kuptuar se ai devijim dhe shtrembërim që kishte ndodhur në atë periudhë, me kalimin e kohën dhe në një të ardhme jo shumë të largët do të përfshijë një sferë shumë më të gjerë dhe si rezultat gjeneratat dhe bijtë e Islamit, këtë të vërtetë do ta pranonin në formë të devijuar. Kjo do të bëhej shkak që të humbin të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e sahabëve dhe personaliteteve të dekadave të para të Islamit në kohën e Profetit Muhamed s.a.v.s.. Në bazë të kësaj, Imam Husejni (a.s.) vendosi që të bëjë kryengritje në periudhën e sundimit të Jezidit, për arsye se të gjitha burimet historike e kanë përshkruar dhe prezantuar Jezidin si një person injorantë dhe të devijuar nga feja. Husejni (a.s.) u ngrit kundër Jezidit dhe kryengritja e tij si një vullkan tronditi të gjithë trupin e Umetit Islam. Imam Husejni (a.s.) me këtë lëkundje nga aspekti shpirtëror, psikologjik dhe i ndërgjegjes, synonte të zgjojë ndërgjegjet e zhytura në mëkat dhe neglizhencë dhe t’i lirojë ato nga humnera e mëkateve”.

Kërkesa e të vërtetës dhe drejtësisë dhe mosnënshtrimi ndaj padrejtësisë dhe dhunës; janë mesazhet e rëndësishme të kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) të cilat për çdo vit ngjallen gjatë muajit Muharrem. Qerbelaja është burim dhe qendër e të gjitha të mirave dhe në faqet pikëlluese të saj janë paraqitur mësime të mëdha. Sakrifica, flijimi, toleranca, durimi, devotshmëria, besimi i pastër, qëndresa deri në vdekje, durimi i vuajtjeve më të vështira dhe dhimbjeve më të mëdha; janë karakteristika dhe cilësi të larta dhe të çmuara që secila prej tyre është model dhe shëmbëlltyrë e mirësisë për të gjithë kërkuesit e të vërtetës dhe drejtësisë në të gjithë botën. Mësimet të cilat i ka dhënë Imam Husejni (a.s.) në Qerbela për gjeneratat e njerëzimit, mund të jenë rrugëzgjidhje për të gjithë popujt në të gjitha kohërat dhe periudhat historike.

Husejn bin Ali (a.s.) në këtë ditë me shokët e tij të paktë, por me besim dhe vendosmëri e dinjitet të madh, u ngrit kundër ushtrisë zemërguri dhe të pafe të pushtetit të dhunshëm të Jezidit dhe e shndërroi Qerbelanë në një skenë e cila gjithmonë është e gjallë për dashurinë hyjnore dhe për lirinë e vërtetë.

Kryengritja e Ashurasë edhe pse ndodhi në një ditë, por ndikimi i saj është shtrirë deri në amshim dhe u bë simbol i ngadhënjimit të gjakut mbi shpatën. Kjo ngjarje e madhe ushtroi ndikim aq të thellë në ndërgjegjet dhe në zemrat e njerëzve sa që për çdo vit dhjetëditëshi i Muharremit dhe sidomos Ashura bëhet kulmi i dashurisë dhe sinqeritetit ndaj shëmbëlltyrës së luftës dhe martirizimit, Imam Husejnit (a.s.). Në këtë ditë edhe jomyslimanët tregojnë respekt përpara madhërisë së shpirtit të Imam Husejnit (a.s.) dhe të shokëve të tij besnikë. Kësaj radhe, Muharremi gjithashtu ka ardhur që të na japë mësimin e rezistencës dhe dinjitetit.

O Muharrem çfarë po bënë ti me zemrat e të dashuruarve në Husejnin? O Muharrem je i mbushur me etje, padrejtësi, rezistencë në të vërtetën, qëndresë burrërore, martirizim, robërim dhe je përplot me dashuri! O Muharrem edhe njëherë na dërgo zemrat tona në Qerbela në mënyrë që zemrat tona të mbuluara me ndryshk të pastrohen me lotët e derdhura për Husejnin (a.s.) dhe të hapen dritaret e njohurisë në zemrat tona!

Tags