Nëntor 22, 2023 18:04 CET

Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika e zëvendësoi Britaninë dhe Francën në rajonin e Azisë Perëndimor. Mirëpo pyetja është kjo që cili është qëllimi i Amerikës nga krijimi i krizave dhe pasigurive në Azinë Perëndimore dhe çfarë janë qëllimet politike, ekonomike, shoqërore dhe ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore?

Në emër të Zotit dhe përshëndetje për shumë miq të nderuar. Jemi me edicionin e radhës së programit “Elementët e sigurisë së qëndrueshme në rajon nga pikëpamja e liderit suprem të Revolucionit Islamik” gjatë të cilit do të shqyrtojmë dhe analizojmë rrënjët e pasigurisë në rajon.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika e zëvendësoi Britaninë dhe Francën në rajonin e Azisë Perëndimor. Mirëpo pyetja është kjo që cili është qëllimi i Amerikës nga krijimi i krizave dhe pasigurive në Azinë Perëndimore dhe çfarë janë qëllimet politike, ekonomike, shoqërore dhe ushtarake të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore?

Shkaqet dhe faktorët e krijimit të luftës dhe pasigurisë në rajon esencialisht duhet kërkuar në politikat dhe strategjitë e sigurisë kombëtare të amerikanëve. Një vështrim mbi zhvillimet dhe ngjarjet e fundit tregon qartë se në këto zhvillime, faktorë të tillë si ambiciet për vendosjen e hegjemonisë në rajon dhe qëllimet ambicioze dhe antiligjore të Amerikës kanë luajtur rol në çështjet përkatëse me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare të cilat e kanë shndërruar rajonin në një prej qendrave të krizës dhe destabilizimit. Ndërhyrjet ushtarake të Amerikës që nga viti 1997, në të cilin politikanët, strategjistët dhe udhëheqësit luftënxitës amerikanë ndryshuan ligjin strategjik të sigurisë kombëtare të Amerikës për 25 vitet e ardhshme, kanë hyrë në një fazë agresive dhe në ndërmarrjen e veprimeve paraprake që rezultat i të cilave ishte zgjerimi i pasigurive dhe krijimi i krizave afatgjate në rajon.

Ndërhyrja ushtarake e Perëndimit në Azinë Perëndimore

Politikat ndërhyrëse të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore kanë qenë dhe po ndiqen në mënyra të ndryshme. Ndikimi ekonomik duke u mbështetur në forcat superiore ushtarake, është një prej strategjive kryesore të Amerikës për realizimin e këtij qëllimi. Shqyrtimi i shkaqeve dhe faktorëve të krijimit të krizave në rajon dhe krijimit të luftërave të një dekade të fundit që janë bërë me ndërhyrjet e Amerikës dhe mbështetjeve rajonale ndaj grupeve terroriste dhe që janë imponuar mbi Afganistanin, Libinë, Irakun dhe Sirinë; tregon dhe dëshmon qartë gjurmët e Amerikës në krijimin e këtyre krizave dhe gjithashtu tregohet edhe motivi i Amerikës nga kundërshtimi me bashkëpunimin dhe integrimin e vendeve të rajonit në fushën e sigurisë.

Një prej karakteristikave të rëndësishme në idetë politike të liderit suprem të Revolucionit Islamik në lidhje me sigurinë, janë theksimet e tij për të njohur dhe prezantuar elementët që prishin sigurinë e rajonit.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në shumë fjalime dhe deklarata të tij në lidhje me këtë çështje, vlerësoi se preokupimi i popujve të rajonit me mosmarrëveshjet mes tyre është prej qëllimeve me prioritet të lartë të amerikanëve dhe ka thënë: “Amerika synon që ky rajon të mos shikojë kurrë qetësinë dhe sigurinë dhe qeveritë dhe popujt e rajonit të preokupohen vetëm me problemet dhe mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë që të mos mendojnë për t’u përballur dhe për të kundërshtuar faktorët djallëzor të arrogancës, do të thotë sionizmit”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim shpjegoi edhe qëllimin tjetër të Amerikës nga krijimi i pasigurisë që është arsyetimi i pranisë së vet në rajon dhe tha: “Amerikanët vetë janë faktor dhe shkaktarë kryesor të pasigurisë në Afganistan dhe për vrasjet që janë bërë në emër të fesë dhe dallimeve fetare në rajon për gati 20 vite të kaluara. Të gjitha këto krime e vrasje në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë janë bërë nga agjentë dhe mercenarë të Amerikës, ndërsa ata edhe tani po bëjnë përpjekje që duke krijuar pasiguri, të realizojnë qëllimet e tyre politike dhe ekonomike”.

Është e natyrshme që Amerika po ndjek shumë interesa dhe qëllime të mëdha në rajon duke përfshirë edhe tregtinë e armëve dhe me shitjen e miliarda dollarë armatime të ndryshme në vendet arabe të rajonit, ka fituar dhe po fiton shuma të mëdha të parave.

Colin S. Cavell, profesor i shkencave politike në Universitetin Bloufield në perëndim të Virxhinias, thotë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke shitur me miliarda dollarë armë në vendet arabe të rajonit të Azisë Perëndimore dhe të Afrikës Veriore, në mënyrë të prerë është bërë shkak për zgjerimin e destabilizimit dhe pasigurisë në rajon”.

Colin S. Cavell

Raporti i institutit për paqe në Stokholm gjithashtu tregon se Amerika ndodhet në krye të vendeve që shesin më së shumti armë në botë. Për shembull, Amerika gjatë viteve 2015-1019, ka eksportuar armë në 96 vende. Gjysma e të gjitha këtyre armëve i janë shitur vendeve që ndodhen në rajonin e Azisë Perëndimore dhe në këtë mënyrë e ka shndërruar këtë rajon në një depo të madhe të armëve dhe barutit.

Faqja analitike “Global Research” në shkurt të vitit 2015, në një raport të saj ka shkruar se Amerika që nga fillimi i themelimit dhe pavarësisë (në vitin 1776), rreth 93% të kohës së vet e ka kaluar në luftë, do të thotë se deri në atë kohë për 222 vjet nga gjithsej 239 vite të jetës së vet, ka qenë e preokupuar me luftë.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjatë fjalimit televiziv në vitin 2020, me rastin e përvjetorit të kryengritjes së 19 dej 1356 (9 janar 1978) të popullatës së Kumit, duke analizuar qëllimet e Amerikës nga insistimi në vazhdimin e krizave në rajon, ka thënë: “Amerikanët derisa të mos e vendosin sundimin hegjemonist të tyre në rajon, po ndjekin qëllimet e tyre duke krijuar destabilizim në Iran, Irak, Siri, Liban dhe në vendet e tjera të rajonit dhe këto qëllime po i ndjek nganjëherë me veprime të ngjashme me komplotin e trazirave të vitit 2009 në Iran dhe nganjëherë duke formuar grupe terroriste të tilla si ISIS”.

Amerikanët në realitet gjithnjë synojnë një rajon të pasigurt në Azinë Perëndimore në mënyrë që ta arsyetojnë edhe praninë e tyre ushtarake edhe të nxisin vendet e rajonit për të blerë sa më shumë armatime nga Amerika. Autoritetet amerikane në kuadër të kësaj politike, duke induktuar dhe duke paraqitur akuza të pavërteta dhe duke e paraqitur fajtor  Iranin, po ndjekin politikën e krijimin e tensioneve sa më të gjera në mënyrë që të sigurojnë interesat e Amerikës. Këto dëshmi dhe këto politika vërtetojnë këtë pretendim se Amerika duke krijuar tensione, synon ta imponojë veten në rajon, po krijon kriza në Afganistan dhe në Irak në mënyrë që me këtë pretekst të qëndrojë në rajon. Krijimi i tensioneve në rajonin e Gjirit Persik gjithashtu mund të analizohet në këtë kuadër dhe qëllimi i amerikanë është që ta paraqesin të pasigurt këtë rajon me qëllim që ta vazhdojnë praninë e forcave amerikane dhe të sigurojnë interesat e Uashingtonit.  Amerika në këtë politikë për krijimin e krizave, ka edhe aleatët e saj. Shtimi i agresionit dhe shkeljes së të drejtave të popullit të shtypur të Palestinës, politika luftënxitëse dhe vrasja çnjerëzore e popullit të Jemenit dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe shteteve arabe të rajonit, është rezultat i koordinimit të kësaj politike.

Ali Islamzade, hulumtues i çështjeve strategjike të Azisë, duke analizuar shkaqet dhe qëllimet strategjike të ndërhyrjeve të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, si një shembull vë në dukje këtë çështje se amerikanët po bëjnë përpjekje që duke krijuar destabilizim dhe pasiguri në Afganistan, të prishin sigurinë e të gjithë rajonit të Azisë Perëndimore, Azisë Lindore dhe Azisë Veriore dhe nëpërmjet kësaj rruge, të pengojnë progresin dhe zhvillimin e vendeve të fuqishme si Irani, Rusia dhe Kina. Prandaj, në bazë të kësaj nuk mund të besohet se ndryshimet taktike të Amerikës nuk kanë për qëllim dhënien fund të armiqësive dhe tensioneve në rajon. Me fjalë të tjera, duhet thënë se edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se synon të reduktojnë praninë e tyre ushtarake në rajon, mirëpo realitetet nuk e vërtetojnë një pretendim të tillë.

Tags