Politika e fuqive perëndimore për ndarjen territoriale të Iranit
Në këtë edicion do të flasim rreth përpjekjeve të armiqve për të nxitur grupet etnike iraniane në kuadër të politikës për ndarjen territoriale të Iranit.
Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Lufta e Transmetimeve".
Irani Islamik është një vend që ndodhet në Azinë Perëndimore dhe për shkak të pozitës gjeografike të veçantë, gjatë gjithë historisë gjithmonë ka qenë korridor nëpër të cilin janë zhvilluar emigrimet historike të popujve të vendeve të ndryshme me një larmi të gjerë etnike. Emigrimet historike mes tre kontinenteve të Azisë, Evropës dhe Afrikës nëpërmjet Iranit janë bërë shkak që vendi i Iranit për disa të jetë vetëm një vendkalim kurse disa grupe të tjera të popujve ai u konsideruar si një vend i sigurt për banim dhe të zhvilluar një jetë të qetë. Prandaj një prej karakteristikave të popullsisë së Iranit është ekzistenca e grupeve të ndryshme etnike dhe ndërthurja etnike dhe raciste e popullatës së këtij vendi. Në përputhje me të kaluarën historike dhe zhvillimet politike dhe shoqërore gjatë historisë, grupet etnike iraniane janë shpërndarë dhe janë vendosur në territorin gjeografik të Iranit.
Larmia etnike e strukturës së popullsisë së Iranit që është për shkak të lashtësisë dhe rrënjëve historike të saj, është shumë më ndryshme në krahasim me shumë vende të tjera të kanë një popullsi multietnike si Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa shtete Evropiane. Në këto vende vendosja e grupeve të ndryshme etnike përkrah njëri-tjetrit është rezultat i emigrimeve të cilat kryesisht nuk kanë kaluar nëpër shumë shekuj historik. Përveç kësaj, në epokën e shkurt të kësaj të ashtuquajturës bashkëjetesë, janë shfaqur dallime të rëndësishme kulturore të cilat janë bërë shkak për krijimin e ndarjeve shoqërore që kohë pas kohe në vende të ndryshme si në Francë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto dallime shfaqen në shoqëri në formën e tensioneve politike dhe shoqërore.
Mirëpo, Irani është prej vendeve shumë të pakta të botës ku grupet etnike të popullsisë së tij janë ndërthurur dhe mishëruar mes vete gjatë historisë disa mijëra vjeçare të këtij vendi dhe në një farë mënyrë konsiderohet popullatë autoktone e këtij vendi dhe nga aspekti historik këto grupe kanë memorie të përbashkët, kanë dokument të identitetit kombëtare dhe kanë identitet kulturor të njëjtë. Historia e Iranit tregon se ky vend kurrë nuk ka qenë vend i një grupi etnik dominues dhe sundues mbi grupet e tjera etnike dhe gjatë të gjitha periudhave historike, pushteti administrativ dhe qeverisja e rajoneve të ndryshme të këtij vendi nuk ka qenë monopol i vetëm ndonjë grupi etnik të caktuar. Përkundër kësaj, në këtë vend të gjitha fetë dhe kulturat popullore dhe grupet etnike të ndryshme kanë gëzuar respektin e duhur. Ky respekt ndaj njëri-tjetrit ka qenë deri në atë masë sa që në periudhën e sundimit të perandorit Dario të dinastisë Akamenide (gjatë viteve 522 – 486 para erës së re), në Perandorinë e Iranit kanë ekzistuar rreth 50 grupe etnike dhe të paktën 25 deri në 30 rajone ose shtete autonome (të cilat quheshin Saprat); gjë që nëse sundimtarët iranianë do të zbatonin politikë diskriminuese ndaj grupeve të tjera etnike dhe do të ndiqnin politikën e asimilimit dhe zhdukjes së identiteteve etnike dhe imponimit të kulturës së një grupi etnik mbi grupet e tjera, ata kurrë nuk do të mundnin të sundonin mbi gjysmën e botës antike për më shumë se dy shekuj.
Historiani amerikan Bernard Lewis në vitet e para të shekullit 21, gjatë një fjalimi të mbajtur në Universitetin e Tel Avivit në lidhje me Iranin, ka deklaruar: "Në dy mijë vitet e kaluara, asnjë fuqi e huaja nuk ka mundur të ushtrojë ndikim fondamental mbi gjuhën dhe kulturën iraniane. Kjo është një prej shenjave të kulturës superiore dhe kultura superiore gjithmonë ngadhënjen mbi kulturat e tjera të nivelit më të ulët". Ky sionist i lindur në Angli, në një rast tjetër bënë këtë konkludim se "e vetmja rrugë e përballjes dhe luftës kundër një kulture të tillë, është shkatërrimi i saj". Ai i propozon armiqve të Revolucionit Islamik dhe fuqive hegjemoniste që "ta ndajnë në pjesë të ndryshme territorin e Iranit në bazë të grupeve etnike, pra ta ndajnë atë në territore dhe shtete të reja".
Plani "Lindja e Mesme e Madhe" i cili thekson në ndarjen territoriale të vendeve të rajonit, konsiderohet vepra më e rëndësishme e Bernard Lewis. Ai besonte se "vendet islame janë një kërcënim për botën perëndimore dhe këto vendet duhet të ndahen në aspektin territorial në mënyrë që një herë e përgjithmonë të neutralizohet fuqia e Islamit, përndryshe Islami do ta shkatërrojë Perëndimin". Ai ka pritur shumë gjatë që t'i realizohen dëshirat dhe aspiratat e tij. Ai ka jetuar 102 vjet derisa vdiq në vitin 2018.
Por, Bernard Lewis nuk ishte i vetmi person i cili mendonte për ndarjen territoriale të vendeve islame dhe sidomos të Iranit Islamik. Bernard-Henry Levy ishte një tjetër nga ata persona të cilët i njohën si simbol i politikës për ndarjen territoriale të vendeve të botës. Ai ishte një oficer i inteligjencës franceze-sioniste që projekt kryesor në çfarëdo zhvillime politike-shoqërore të çfarëdo vendi të botës në të cilën ndërhynte, kishte ndarjen territoriale të atij vendi. Bangladeshi, Ish-Jugosllavia, Afganistani, Sudani dhe Libia janë disa prej rajoneve në të cilat është dërguar me mision special Bernard-Henri Levy ku si rezultat i pranisë së tij në këto rajone ishte ndarja territoriale ose shkatërrimi i krijuar nga lufta dhe konflikti në ato vende. Ai ishte vëzhgues edhe në referendumin e ndarjes së rajonit të Kurdistanit nga Iraku. Prej kryeveprave të Bernard-Henri Levy është nxitja e qeverisë së Francës për të krijuar rrethanat e nevojshme për rrëzimin e regjimit të Ghadafit dhe ka theksuar se duke marrë pjesë në krizën e Libisë, ka punuar për të mbrojtur interesat e regjimit sionist.
Gjurmët e Bernard Levy janë vërejtur edhe në trazirat e fundit në Iran. Ai ishte ndërmjetësisë i takimit të disa grave të opozitës me Macron, presidentin e Francës. Interesant është fakti se zyra e Emanuel Macron nuk dëshironte të publikohet fotografia e Bernard Levy në takimet e zhvilluara. Kanali televiziv Euronews në një raport të tij, ka shkruar: "George Malbrunot, gazetar i gazetës "Figaro" duke cituar disa burime në pallatin "Elize", ka raportuar se "zyra e Presidencës së Francës, nuk ka dëshiruar që të vërehet figura e Bernard Levy, shkrimtar dhe publicist i njohur, në fotografitë gjatë zhvillimit të takimeve të Emanuel Macron me një grup të grave opozitare të shtetit të Republikës Islamike të Iranit".
Nxitja dhe provokimi i grupeve etnike dhe ndarje territoriale e vendeve, është një prej modeleve të politikave për përmbysjen e sistemeve shtetërore që ndiqet nga fuqitë hegjemoniste në vende të cilat kundërshtojnë politikat e tyre. Në trazirat e fundit në Iran, ky model i politikës është ndjekur përkrah modeleve të tjera të luftës kibernetike, mediale, ekonomike, improvizimit të vrasjeve e shumë veprime të tjera... për të ushtruar presion mbi sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Nxitja e grupeve etnike iraniane në krijimin e trazirave dhe protestave të dhunshme e bërë nga ana e armiqve të Revolucionit Islamik, ka një historik të gjatë në historinë e këtij vendi (Iranit). Në fillim, pas fitores së Revolucionit Islamik, grupet politike të cilat nuk arritën të marrin shumicën e votave të qytetarëve të Iranit, me pretekste të interesave etnike krijuan trazira dhe veprime të dhunshme në disa rajone të Iranit si në Kurdistan, Azerbajxhan, Khuzestan, në shkretëtirën turkmene dhe në Sistan-Baluçistan dhe kanë bërë përpjekje që me emra të ndryshëm si "populli kurd", "populli baluç" de "populli turk", të ndajnë këto rajone nga territori i Iranit. Këto ishin veprime të shëmtuara dhe të papranueshme të cilat i kundërshtoi në radhë të parë vetë popullata e po atyre rajoneve. Këto grupe të cilat janë krijuar kryesisht nga armiqtë rajonal dhe perëndimor të Revolucionit Islamik dhe vazhdojnë të mbështeten me mjete dhe mënyra të ndryshme, edhe në trazirat e fundit të Iranit përsëri kanë bërë përpjekje që të nxisin dhe provokojnë grupet e ndryshme etnike për ndarjen territoriale të Iranit. Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit në trazirat e fundit të Iranit edhe nëpërmjet mediave edhe nëpërmjet pajisjeve ushtarake të këtyre grupeve militante, kanë ndërhy në çështjet e brendshme të Iranit. Ata nga njëra anë, me luftën psikologjike të zhvilluar nëpërmjet mediave të tyre, kanë bërë përpjekje të nxisin dhe të provokojnë audiencën e tyre në trazirat e fundit dhe t'i sjellin njerëzit në rrugë për trazira dhe sa më shumë veprime të dhunshme, ndërsa nga ana tjetër, në disa provinca si Khuzestan, Sistan-Baluçistan dhe Kurdistan duke krijuar grupe militante separatiste dhe duke i mbështetur ato, kanë synuar të çojnë përpara skenarin e ndarjes territoriale të Iranit. Këto grupe militante në veprimtarinë e tyre militante dhe në mënyrë zëvendësuese kanë vepruar në juglindje dhe në perëndim të Iranit duke përdorur armë të zjarrit, protestat shoqërore i kanë shndërruar në rebelim të dhunshëm. Gjatë tre muajve të trazirave të fundit në Iran, për çdo ditë me dhjetëra armë të zjarrit janë futur brenda në Iran në mënyrë kontrabande nga elementë të lidhur me këto grupe terroriste me qëllim që të kryejnë operacione ushtarake, të improvizojnë vrasje të qytetarëve dhe të krijojnë frikë dhe tmerr në shoqëri. Në këtë kuadër, janë trafikuar në Iran lloje të ndryshme të armëve duke përfshirë armë të lehta luftarake dhe të gjuetisë e deri te predhat kundër automjeteve si dhe murtaja.
Gjatë trazirave të fundit në Iran, John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Donald Trump, ish-presidentit amerikan, në një intervistë me sektorin në persishte të rrjetit BBC, deklaroi: "Opozita e cila po proteston nëpër rrugët, është duke u armatosur. Ata po armatosen me armët të cilat po hyjnë në Iran nga Kurdistani i Irakut". Kanali televiziv Franc 24 gjithashtu duke shkuar në qendrën e degës ushtarake të grupit terrorist "PAK" (Partia për Çlirimin e Kurdistanit", gjatë një raporti, ka treguar se rajoni i Kurdistanit të Irakut është shndërruar në një qendër të sigurt për trajnimin ushtarak dhe për mbledhjen e personave të cilat dëshirojnë të trajnohen në përdorimin e armëve dhe lëndëve eksplozive për të kryer veprime destruktive dhe operacione të armatosura në Iran. Projekti kryesor i armikut të Iranit ishte të zgjerojë luftën e brendshme në Iran duke marrë si shembull atë çfarë kanë bërë në Siri duke u përqendruar mbi dallimet e grupeve etnike dhe krijimin e përçarjeve.
Politika "krijo përçarje dhe sundo" është një moto angleze shumë e njohur për opinionin publik të Iranit. Në luftën e kombinuar së fundi të armiqve të Revolucionit Islamik e cila ishte projektuar në mënyrë shumë të mençur, kjo politikë është përdorur përsëri. Kësaj radhe u shfaq çështja e nxitjes dhe provokimit të grupeve etnike duke propaganduar vrasjen e një vajze kurdë. Projekti i improvizimit të vrasjeve në mesin komuniteteve të grave dhe vajzave të Iranit të cilat i përkasin grupeve të ndryshme etnike, qëllim kryesor kishte nxitjen dhe provokimin e grupeve etnike iraniane për zhvillimin e trazirave dhe protestave të dhunshme i cili duhej të fillonte edhe ndarjen territoriale të Iranit si projekt më të madh. Ky ishte një projekt të cilin po e mendojnë për shumë vite armiqtë e Revolucionit Islamik, sidomos Amerika dhe regjimi sionist dhe deri më tani kanë bërë investime shumë të mëdha në zbatimin e këtij projekti.
Mirëpo armiqtë e Revolucionit Islamik po harrojnë një fakt të rëndësishëm se nëse larmia e grupeve etnike në vende të ndryshme konsiderohet një prej shqetësimeve kryesore të tyre, në Iran larmia e grupeve etnike konsiderohet një rast për zhvillim dhe jo një shqetësim negativ. Kjo është një e vërtetë. Irani i unifikuar dhe i bashkuar nuk është si disa vende të tjera të cilat janë krijuar duke marrë territore nga vende të tjera e duke i aneksuar e asimiluar popujt e tjerë. Madje me guxim mund të thuhet se disa pjesë të territorit të Iranit janë ndarë nga Irani gjatë shekujve të kaluar, pjesë territoriale të cilat janë ndarë nga vendi amë. Sipas liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, nëse do të hulumtoni në zemrat e popullatës së këtyre rajone të ndara, do të vëreni se ata akoma janë me ne. Poeti i njohur iranian Xhelaludin Rumi në një varg poetik thotë: "Secili që është ndarë nga origjina e vet, një ditë përsëri do të kthehet te origjina e vet".