Qershor 25, 2017 09:36 CET
  • Tregimet dhe legjendat iraniane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

Gjatë edicioneve të kaluara kemi trajtuar dy lloje të ndryshme të letërsisë popullore do të thotë vjershat për fëmijë dhe proverbat nga aspekte të ndryshme. Në këtë edicion do të flasim rreth tregimeve në lidhje me kafshët apo fabulat që përbëjnë një lloj tjetër të letërsisë popullore dhe kanë një tërheqje të veçantë për mosha dhe shtresa të ndryshme.  Në mesin e veprave të llojllojshme të letërsisë në gjuhën persiane, tregimet e ndryshme në prozë dhe poezi kanë një pozitë të veçantë dhe nga mesi i këtyre tregimeve janë transmetuar edhe disa tregime nëpërmjet gjuhës së kafshëve të cilat quhen fabula dhe kanë një pozitë të veçantë. Shumë prej këtyre tregimeve nga letërsia gojore dhe popullore kanë arritur tek shkrimtarët dhe poetët dhe ata i kanë zhvilluar ato edhe më gjerë në formë të shkruar.

Tregimet e kafshëve ose fabulat janë një lloj i letërsisë popullore të cilat kanë kredibilitet të rëndësishëm edhe tek populli i thjeshtë edhe tek shtresat e arsimuara dhe intelektuale. Arsye e përhapjes së këtij lloji të letërsisë gojore tek gjitha shtresat e shoqërisë është kjo që grupe të ndryshme të njerëzve i përdorin këto tregime si mjet i shprehjes dhe argumentimit. Në bazë të kësaj njerëzit e ndryshëm duke filluar nga gnostikët dhe filozofët e mëdhenj e deri tek mësuesit e moralit dhe teoricienët e sferës së kulturës, politikës dhe shoqërisë, kanë përdorur këtë lloj të tregimeve për të paraqitur çështjet e tyre. Ndoshta edhe mund të thuhet se fabulat janë tregime më të dëgjuara dhe më të përdorura nga të gjitha llojet e tregimeve. Kjo është për arsye se duke filluar nga fëmijët dhe populli i thjeshtë dhe shtresat e arsimuara dhe shtresat intelektuale kënaqen  nga dëgjimi i këtyre tregimeve. Faktorë të ndryshëm janë bërë shkak që ky lloj i tregimeve të mirëpritet në nivel kaq të gjerë. Një prej këtyre faktorëve është shkurtësia dhe thjeshtësia e këtyre tregimeve. Faktori tjetër është këto tregime kanë mesazh të përgjithshëm dhe një faktor tjetër është edhe fakti se dëgjuesit kanë interesim të madh ndaj fabulave dhe ata janë të njohur me shumë personazhe dhe sjelljet e tyre.

Shumica e fabulave kanë versione të ngjashme dhe në kulturat dhe në gjuhët e tjera, prandaj kjo çështje tregon këtë fakt se mesazhet dhe përmbajtja e këtyre tregimeve, janë botërore dhe mund të kuptohet për të gjithë njerëzit. Një prej karakteristikave të këtij lloji të tregimeve është ky që këto tregime mund të përdoren për të shprehur qëllime dhe koncepte të veçanta. Në bazë të kësaj, tematika e një e një tregimi caktohet duke marrë parasysh qëllimin e transmetuesit. Kjo karakteristikë bëhet shkak që individë të ndryshëm të shfrytëzojnë këto tregime në bazë të qëllimit të fjalës së tyre. Një shembull i fabulës nga e cila janë bërë interpretime të ndryshme, është fabula e miut dhe devesë e cila në disa tekste është përdorur me tematikë të ndryshme. Fabula e miut dhe devesë në Fletoren e Parë të Masnevisë së Mevlanas në Makalat-e Shams Tabrizi dhe në veprën "Esrarname" të Feridudin Atar Nishaburit është përdorur në forma të ndryshme.

Fabula "Majmuni dhe marangozi" ose "Thëllëza dhe korbi", gjithashtu janë transmetuar në forma të ndryshme dhe kanë interpretime e komentime të ndryshme. Temë kryesore e këtyre dy tregimeve të cilat gjenden në veprën "Kelile va Dimne", është qortimi i imitimit të pamatur. Majmuni e humb jetën për shkak të këtij lloj imitimi, ndërsa korbi duke imituar mënyrën e ecjes së thëllëzës, e harron mënyrën e ecjes së vet. Tematikë e këtyre dy tregtimeve është përsëritur edhe në veprat e tjera iraniane dhe të huaja. Në librin "Azup në klasën e mësimit", paraqitet tregimi i një majmuni i cili duke imituar, bie në rrjetën e peshkimit dhe robërohet. Gjithashtu në këtë libër në kuadër të një tregimi, tregohet një deve e cila kërcen duke imituar një gomar dhe bënë skandal. Në tregimet e Zhan De LaFonten, shkrimtar francez, gjendet një zhabë e cila e frynë vetën për tu bërë e madhe si lopë dhe pastaj shpërthen.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm. Tani po dëgjojmë tregimin e devesë dhe miut të cilin e kemi zgjedhur nga Masnavija e Mevlanas.

Kanë transmetuar nga kohërat e kaluara që një ditë një mi i ri kalonte nëpër një fushë të madhe. Miu i tregimit tonë kishte një veti morale shumë të keqe dhe ajo ishte që ai gjithmonë mendonte së është më i zgjuar dhe më i fortë se të gjithë minjtë e botës. Ai i kishte verbuar sytë e mendjes dhe ishte bërë shumë arrogant e mendjemadh. Miu i ri ecte duke fshikulluar dhe duke kënduar kur papritur skaj rruge e pa një deve e cila ishte duke kullotur në një livadh me barë. Miu i ri e arrogant, mendoi me vete: "Çfarë ndodhë nëse e vjedh këtë deve?" Atij që i pëlqeu shumë ky mendim, shkoi para dhe mori litarin e devesë dhe e tërhoqi pas vete. Edhe deveja pa kurrfarë rezistente, ecte pas miut. Deveja kishte ngrënë barë të njomë dhe të freskët në livadh dhe ishte e gëzuar dhe në qejf! Ajo shkoi pas miut për ta kuptuar se çfarë plane ka miu i ri dhe ku do ta dërgojë atë. Kështu që miu ecte dhe pas tij shkonte deveja. Miu i ngratë nuk e dinte se deveja ecte pas tij vetëm për tu tallur! Ai mendonte se po e tërhiqte devenë pas tij dhe po vjedh atë. Prandaj ai krenohej me veten dhe thoshte: "Kush ka parë deri më tani që një miu sikur unë të tërheq pas vete një deve dhe ta vjedhë? Unë jam shumë i fortë, prandaj unë jam miu më i fortë, më i zgjuar dhe më i mençur!"

Miu e deveja vazhduan rrugën derisa arritën pranë përroi të madh. Miu ishte ndalur pranë përroit dhe i mahnitur ishte përqendruar në dallgët e ujit. Ai pa  pritur u zhyt në mendime dhe tha me vete: "Tani si do ta kalojë këtë përrua të madhe me plotë ujë e të dalë matanë?"

Deveja pasi e pa që miu ishte ndalur, qeshi me vete dhe e pyeti miun: "Pse je i hutuar? Me burrëri ec para dhe mos u frikëso nga asgjë. Ti je prijësi imë!" Miu u turpërua nga fjalët e devesë dhe nuk dinte se çfarë t'i përgjigjej. Më në fund ngriti kokën lartë dhe tha: "Ky ujë është thellë dhe i tërbuar, prandaj kam frikë se mbytëm". Deveja qeshi dhe tha: "A po frikësohesh se do të mbytesh në ujin e këtij përroi të vogël! Ti që je kaq i fortë dhe ke mundur të tërheq pas vete një deve, si po frikësohesh se mund të mbytesh në një përrua të vogël? Më lejo unë së pari të hyj në ujë dhe ta masë se sa është i thellë!"

Deveja tha këto fjalë dhe hyri në ujë. Kur deveja u ndal në ujin e përroit, uji arriti deri tek gjunjët. U kthye nga miu dhe i tha: "A e shikove o miu i dashur? A e shikove se nuk ka frikë nga ky ujë? Uji arrin vetëm deri tek gjunjët e mi. Prandaj eja e kalo këtë ujë dhe mos u frikëso nga asgjë!"

Miu me çudi e shikoi devenë dhe tha: "A po din se çfarë po flet? Uji ka arrit deri tek gjunjët e tua. Oj deve e dashur, a e din se çfarë do të thotë kjo?" Deveja e habitur tha: "Jo, nuk e di, çfarë do të thotë kjo?" Miu i turpëruar tha: "Gjunjët e devesë me gjunjët e miut kanë shumë dallim!" Deveja qeshi nga fjalët e miut. Miu e pa që me të vërtetë nuk mundet të kalojë ujin dhe e dinte se posa të hyjë në ujë, do të mbytet menjëherë! Prandaj filloi ta lusë devenë që ta kalojë atë nga uji. Deveja pasi i dëgjoi lutjet e miut, ndjeu dhimbje për gjendjen e tij dhe e vendosi mbi shpinën e saj dhe e kaluan lumin.

Deveja pasi e kaloi miun matanë lumit, filloi ta këshillojë atë. Miu i tha që kot të mos bëhet arrogant e mendjemadh dhe të mos e fillojë ndonjë punë që nuk mund ta kryejë atë. Miu i turpëruar e uli kokën.