Tetor 08, 2017 09:45 CET

Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Në fillim ashtu si në edicionet e kaluara do të prezantojmë një tjetër zhanër të letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të paraqesim tregimin e radhës.

Thamë se një prej elementëve të këngëve popullore persiane është tema dhe tematikat e këtyre këngëve kanë një larmi të madhe. Në edicionin e kaluar kemi falur shkurtimisht rreth temave të ndryshme, këngëve të veçanta për lojë dhe këngëve të dashurisë dhe lirike.

Disa këngë të tjera popullore janë të veçanta si këngë të punës. Kjo kategori e këngëve popullore këndohen gjatë punës dhe kanë një përhapje të gjerë. Në mesin e punëtorëve dhe bujqve janë të përhapur shumë shembuj të këtyre këngëve. Këto këngë ndryshojnë atmosferën monotone të punës dhe reduktojnë lodhjen e krijuar nga puna.

Në disa prej këtyre këngëve popullore, pasqyrohet mishërimi dhe dashuria e njeriut ndaj kafshëve. Në përgjithësi lavdërimi i punës në kulturën fshatare ka një pozitë të lartë. Këngët popullore në qytete janë të lidhura me lloje të tregtisë dhe reklamimit për shitjen e artikujve. Në lidhje me këtë çështje mund të vërehet lloji i fjalëve të rimuara të shitësve që këndohen me zë të lartë dhe nganjëherë të shoqëruar me një lloj melodie që thërret myshterinjtë.

Një prej karakteristikave të dalluara të këngëve popullore të punës është trajtimi i marrëdhënies së njeriut, kafshës dhe bimëve. Në letërsinë popullore të Iranit ekziston një lidhje e larmishme mahnitëse mes njeriut, kafshës dhe bimës e cila ka forma të ndryshme. Në këto vepra, kafsha jeton përkrah njeriut dhe së bashku me atë si dhe ajo konsiderohet plotësuese në jetën njerëzore dhe si e tillë ka role të rëndësishme. Ju lutemi dëgjojeni këtë këngë:

O zogu i bardhë i shtëpisë time

Të qoftë hallall uji dhe kokrrat që ke ngrënë nga unë

Pi ujë në çdo burim që shkon

Vetëm kujto nganjëherë zemrën time të çmendur

Marrëdhënia e njeriut dhe kafshës ka depërtuar me butësi edhe në të menduarin islam. Kafshët në fenë islame gëzojnë një respekt të veçantë dhe disa prej tyre kanë gëzuar një mbështetje të veçantë nga disa prej imamëve dhe pasardhësve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Siç është shembulli i drenushës që sipas një transmetimi, me garantimin e Imam Reza (a.s.) ka shpëtuar nga kthetrat e një gjuetari për t'i ushqyer fëmijët e saj dhe nga ky tregim Imam Reza (a.s.) ka marrë epitetin "Garantuesi i drenushës". Në lidhje me luanin, kalin dhe disa kafshë të tjera dhe shpezë, populli në përgjithësi ka bindje të ndryshme dhe u jep më shumë vlerë atyre. Shpezët si bilbili, pëllumbi, papagalli dhe kanarina kanë lidhje shpirtërore me njeriun dhe njeriu në jetën e tij i konsideron pjesëmarrës këta shpezë. Nëse është e pamundur përballja dhe lufta përball këtyre kafshëve, atëherë mendja e njeriut fillon të mendojë për ndonjë intrigë dhe lutje të veçantë për të gjetur zgjidhje.

Njeriu edhe në ndarjen e kënaqësive të tij, bëhet partner me kafshët. Shumë herë kemi dëgjuar se për të shtuar qumështin e lopës, njerëzit përdorin melodi muzikore. Në kulturën kombëtare të Iranit ky fenomen ka një histori të gjatë. Pas fyellit të njohur të barinjve dhe këngës së bariut të deveve, në mesin e fiseve bredhacake të Iranit ekzistojnë edhe disa këngë të tjera të cilat këndohen për kafshët. Në fisin endacak Ghashghai ekzistojnë disa këngë të cilat ata i këndojnë gjatë punës. Disa prej këtyre këngëve, janë ato që përdoren në mënyrë të veçantë për kafshët. Disa këngë janë të veçanta që këndohen gjatë shoqërimit të bylykut të bagëtive dhe disa këngë janë ato që grat i këndojnë gjatë mjeljes së deleve dhe lopëve.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm tani po vazhdojmë me tregimin e edicioni të kaluar.

Thamë se mbreti për djalin e tij Malek Xhamshidin, i cili ishte futur në depresion pas vdekjes së nënës, kishte sjell një kalë deti. Malek Xhamshid u shoqërua shumë me atë saqë të gjithë kohën e kalonte me atë kalë. Njerka e Malek Xhamshid e cila u mundua ta mbysë atë, e kuptoi se kali i kishte ndihmuar Malek Xhamshidit që t'i zbulojë komplotet e saj dhe vendosi ta eliminojë atë kalë. Kali i tregoi ngjarjen Malek Xhamshid dhe të dy së bashku bërën një plan se si të ikin nga pallati dhe pas shumë ngjarjeve, arritën të shpëtojnë nga mbreti dhe të largohen nga pallati dhe të shkojnë në një qytet tjetër. Më në fund ai me ndryshimin e rrobave arriti të fshihet në një kopsht dhe punon si nxënës i kopshtarit plak derisa vajza e vogël e mbretit e kuptoi të identitetin e vërtetë të Malek Xhamshid dhe u dashurua në atë dhe bëri një plan për tu martuar me atë. Tani po vazhdojmë tregimin.

Vajza e vogël e mbretit ishte duke pushuar në dhomën e saj ndërsa dy motrat e saj erdhën në dhomë për ta pyetur se si është. Vajza e vogël e mbretit tha: “Ne tre motrat tani jemi në një moshë që më nuk është mirë të qëndrojmë në shtëpinë e babait. Tani ka ardhur koha që të martohemi, ndërsa ky babai ynë nuk po mendon fare për ne, prandaj ne vetë duhet të bëjmë diçka në mënyrë që babai ynë ta bëjë atë çfarë duhet”. Dy vajzat e tjera thanë: “Po e thua të vërtetën, si nuk na është kujtuar më herët kjo çështje?” Vajza e vogël e mbretit tha: “Ju mos keni merak dhe mos bëni asgjë unë vetë e zgjidhi këtë problem”. Motrat pranuan dhe vajza e vogël e mbretit të nesërmen e informoi kopshtarin plak që të sjell për ato tre pjepra dimri. Njëri i pjekur shumë, njëri i pjekur dhe njëri gjysmë i pjekur. Kopshtari kur i solli pjeprat, ajo mori pjeprat i vendosi në një tabak dhe ia dha një shërbëtori që t’i dërgojë pranë mbretit. Shërbëtori mori tabakun me pjepra dhe tha se këta pjepra i kanë dërguar vajzat e mbretit. Me të parë tabakun me pjepra, mbreti mbeti i mahnitur dhe sado që mendonte, nuk arriti të kuptojë se për çfarë po mendonin vajzat e tij dhe për çfarë arsye i kishin dërguar mbretit këta pjepra. E thirri vezirin dhe kërkoi ndihmë nga ai. Veziri qeshi dhe tha se qëllimi i vajzave të mbretit është i qartë. Vajzat po dëshirojnë të martohen. Mbreti e kuptoi se vajzat e kishin me të drejtë dhe ai nuk kishte menduar fare për jetën e vajzave.

Mirëpo në atë qytet ishte traditë që kur vajza e mbretit dëshironte të martohej, të gjithë djemtë e fshatit duhet të kalonin pranë pallatit të mbretit dhe vajza e mbretit secilin që e pëlqente, e godiste atë me një frutë dhe ai u bënte bashkëshorti i saj. Me urdhër të mbretit, informuesit e pallatit mbretëror dolën në rrugët e qytetit dhe në treg dhe informuan popullin se tre vajzat e mbretit dëshirojnë të martohen dhe të rinjtë e qytetit nesër duhet të kalojnë pranë pallatit mbretëror. Të nesërmen para pallatit mbretëror ishte krijuar një zhurmë e madhe. Të rinjtë grup-grupe kalonin pranë pallatit mbretëror. Vajza e madhe e mbretit me frutë goditi djalin e vezirit të djathtë dhe vajza e dytë goditi djalin e vezirit të majtë. Djemtë e vezirëve shkuan në pallatin mbretëror. Mirëpo vajza e vogël e mbretit sa do që shikonte, askund nuk e gjente Malek Xhamshid dhe fruta i mbeti në dorë. Dy vajzat e mbretit i thanë asaj: “Ti vet e paraqite çështjen e martesës, tani çfarë u bë që te asnjëri djalë nuk të ngeli syri?” Vajza e vogël e mbretit tha se nuk ishte ai person që e dëshironte. Ushtarët e mbretit me urdhër të mbretit shkuan dhe mblodhën disa të rinj që kishin mbetur jashtë qyteti dhe i sollën aty. Njëri prej tyre ishte Malek Xhamshid të cilin e sollën me një grup. Vajza e mbretit e pa atë dhe menjëherë e hodhi frutën dhe fruta goditi gjoksin e Malek Xhamshid. Mbreti dhe funksionarët e tij mbetën me gisht në gojë të mahnitur sepse vajza nuk i kishte pëlqyer të gjitha atë të djem të bukur e të merituar, ndërsa tani e kishte pëlqyer këtë djalosh që dukje si qel pa flokë! Mbreti ishte zbehur aq shumë saqë me pre me thikë nuk i dilte pikë gjaku. Ai u kthye drejt vajzës dhe i tha: “Më more fytyrën në qytet! Tani që e zgjodhe këtë qel, më mirë është që të dalësh nga pallati dhe të shkosh e të jetosh me këtë qel”. Vajza nuk foli asgjë dhe u nis dhe shkoi në kopsht dhe filloi të jetojë në një dhomë të vogël dhe të errët së bashku me Malek Xhamshidin dhe kopshtarin plak. Me urdhër të mbretit, qytetin e zbukuruan me drita dhe me lule dhe shtatë ditë e shtatë net bënë dasmë dhe dy vajzat më të mëdha të mbretit u martuan me djemtë e vezirëve. Mirëpo mbreti i cili ishte zemëruar me veprimin e vajzës së vogël, nuk ishte aspak i gëzuar nga e gjithë ajo dasmë dhe u pikëllua aq shumë saqë u sëmurë dhe mbeti i shtrirë në shtrat. Çdo mjek që ndodhej në qytet e sollën për ta kuruar mbretin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishin të informuar nga sëmundja e mbretit dhe nuk arritën të bëjnë asgjë që të shërohet mbreti dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme. Nga ana tjetër, djemtë e vezirëve i kishin ndaluar vajzat e mëdha të mbretit që të takoheshin me motrën e tyre të vogël.

Një ditë në atë qyteti erdhi një mjek dhe vezirët e sollën atë në pallat që ta kurojë mbretin. Mjeku vetëm sa i hodhi një shikim fytyrës së mbretit, tha: “Ilaçi i sëmundjes së mbretit është mishi i gjahut, prandaj duhet të shkojnë për gjah dhe të sjellin gjah të freskët dhe mishin e tij t’ia japin mbretit në mënyrë që ai të çohet nga shtrati dhe të kthehet në po atë gjendje të mëparshme”. Të dy dhëndurët e mbretit të cilët prisnin një rast të tillë për ta treguan vetën pranë mbretit, menjëherë shkuan për të sjell mish gjahu. Ata thoshin me vete: “Mbreti nuk ka djalë, prandaj secili që sa më shpejt ta fitojë zemrën e mbretit, ai do të bëhet trashëgimtar i fronit mbretëror”. Mbreti kishte urdhëruar që të dy dhëndurët të shkojnë për gjah dhe të shikojë se çfarë do të bëjnë. Djemtë shkuan dhe morën dy kuaj të shpejtë, përgatiten harqet dhe shigjetat, ndërsa sapo deshën të dalin për gjah, Malek Xhamshid erdh në pallatin mbretëror dhe tha se edhe ai është dhëndër i mbretit, prandaj edhe atij duhet t’i japin një kalë. Dy djemtë e vezirëve qeshën shumë me atë në fund atij i dhanë një kalë të lodhur e të sëmur dhe një hark e shigjetë të thyer. Malek Xhamshid nuk foli asgjë, por hipi mbi kalë dhe shkoi.

Në edicionin e ardhshëm do ta paraqesim pjesën e fundit të këtij tregimi.

Tags