Korrik 26, 2020 12:19 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 84-88 të sures Sad.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Në vazhdim le të dëgjojmë ajetet 84-85 të sures Sad:

«قَالَ فَالْحَقُّ وَالْحَقَّ أَقُولُ»

84. (Zoti) Tha: Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:  

«لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنکَ وَمِمَّن تَبِعَکَ مِنْهُمْ أَجْمَعِینَ»

85. Unë do ta mbushi Xhehennemin me ty dhe të gjithë ata që vijnë pas teje!

Në emisionin e kaluar thamë se në kohën kur Iblisi u dëbua nga perëndia, ai deklaroi se deri në kohën kur të jetë gjallë do të devijojë njerëzit dhe do të hakmerret ndaj tyre. Në këto ajete Zoti në përgjigje të Iblisit thotë: Është e vërtetë se cdokush që do të të ndjekë ty dhe do të përfshihet në ambiciet e tua, ai do të devijohet. Ata në ditën e kiametit do të futen në ferr. Mirëpo ata njerëz që do të shfrytëzojnë intelektin dhe mendjen e tyre dhe do të ndjekin shpirtin e pastër hyjnor, nuk do të bien pre e intrigave tua dhe në vend që të ndjekin tu do të ndjekin profetët dhe udhëzimet hyjnore dhe në ditën e kiametit nuk do të jenë së bashku me ty dhe do të shpëtojnë prej ferrit.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Zoti është vetë e vërteta dhe thotë të vërtetë dhe çdo gjë që është e vërtetë buron nga Zoti.
  2. Në ditën e kiametit çdo grup që me mbështetjen tek intelekti i vet bëhet i njohur, janë të mirët tek të mirë dhe të këqijtë tek të këqijtë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 86-88 të sures Sad:

«قُلْ مَا أَسْأَلُکُمْ عَلَیْهِ مِنْ أَجْرٍ وَمَا أَنَا مِنَ الْمُتَکَلِّفِینَ»

86. Thuaj (Muhamed): Unë nuk kërkoj pre jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime.  

«إِنْ هُوَ إِلَّا ذِکْرٌ لِّلْعَالَمِینَ»،

87. Ky (Kurani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.

«وَلَتَعْلَمُنَّ  نَبَأَهُ بَعْدَ حِینٍ»

88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.

Në ajetet e fundit të sures Sad, thekson disa pika të rëndësishme dhe thelbësore në çështje që lidhen me profecinë e të dërguarit të Zotit dhe shpalljen e Kuranit të shenjtë. Në bazë të këtyre ajete, përkundër pretenduesve dhe gënjeshtarëve që pretendojnë për profeci vetëm për të përfituar materialisht, të gjithë profetët mes tyre profeti i Islamit haptazi kanë deklaruar se nga populli nuk presin asnjë gjë, as vlerësime dhe as falënderime, as shpërblime si materiale ashtu dhe materiale, pas pasuri dhe as pozitë dhe sigurisht asgjë tjetër. Ata veten e tyre e përshkruajnë si përcjellës të shpalljeve hyjnore për popullin dhe vetë ata nuk kanë asnjë rol në këto shpallje. Kjo është e kundërta e atyre që pretendojnë se profetët ishin njerëz të mirë që punët dhe veprimet e tyre të mira në emër të Zotit ua përcillnin njerëzve me qëllim që në këtë mënyrë njerëzit t’i ndiqnin ata. Është e vërtetë se sjellja dhe shprehja e profetëve me njerëzit e tyre në atë kohë, ishte e atillë saqë as kundërshtarët e tyre nuk mund të gjenin qoftë edhe dobësinë më të vogël në jetën e tyre, sepse në rast të kundërt kundërshtarët do të kishin zmadhuar çështjet për t’iu kundërvënë profetëve. Profetët jo vetëm që nuk ishin të interesuar për interesa materiale, por ata në rrugën e propagandimit të fesë së Zotit, kanë përjetuar vuajtje të shumta dhe në disa raste kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre. Këto ajete thonë se qëllimi i profetëve dhe i librit hyjnor është nxjerrja e njerëzve nga vorbulla e neglizhencës dhe shtypjes. Kjo neglizhencë është krijuar për shkak të varësisë së tyre tek kjo botë dhe çështjet e kësaj bote. Pikërisht kjo e bën njeriun të harrojë botën pas vdekjes dhe ditën e kiametit, ose e bën të mohojë të vërtetë duke bërë padrejtësi dhe mëkate. Ajeti i fundit i sures Sad u drejtohet gabuesve dhe mëkatarëve dhe thotë: Nëse nuk krijoni besim tek fjala e drejtë dhe e vërtetë dhe nëse nuk e merrni atë seriozisht, shumë shpejt do ta kuptoni vërtetësinë e saj, mirëpo në atë kohë për ju do të jetë tepër vonë dhe nuk do të ketë rrugë për të rikuperuar gabimet e së kaluarës.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Ata njerëz që merren me propagandimin e fesë, duhet që ashtu si profetët të mos kenë asnjë interesim material dhe të mos presin asgjë nga populli. Ky është një kusht për suksesin e tyre në përcjelljen e mesazhit tek populli.
  2. Lëkundja në shprehje, sjellje dhe konsulta, pengon arritjen e suksesit në propagandimin e fesë. Feja duhet prezantuar me një gjuhë të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshme për të gjithë dhe të jetë në një formë që mund të zbatohet, sepse në rast të kundërt ajo sjell mundime për njerëzit që i detyron ata të largohen prej saj.
  3. Misioni i profetit të islamit dhe Kuranit, është botërore dhe multietnike dhe ai nuk është caktuar vetëm për kombin arab dhe ata njerëz që jetonin në epokën e profetit.
  4. Kurani Famëlartë është libri i mendimit, arsyetimit, faktor zgjimi dhe i përmendjes së njeriut.
  5. E vërteta e Kuranit dhe e mësimeve të profetit të Islamit do të bëhen të qarta në të ardhmen edhe pse sot disa njerëz nuk i pranojnë këto mësime me vlerë.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags