Korrik 27, 2020 09:40 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 29-33 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetin 29 të sures Gafir:

«یَا قَوْمِ لَکُمُ الْمُلْکُ الْیَوْمَ ظَاهِرِینَ فِی الْأَرْضِ فَمَن یَنصُرُنَا مِن بَأْسِ اللَّـهِ إِن جَاءَنَا  قَالَ فِرْعَوْنُ مَا أُرِیکُمْ إِلَّا مَا أَرَى وَمَا أَهْدِیکُمْ إِلَّا سَبِیلَ الرَّشَادِ»

29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ia na përfshin? “ Faraoni tha: “Unë nuk kam mendim tjetër t’ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ju udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!” 

Në programin e mëparshëm thamë se një besimtar në oborrin e Faraonit u përpoq të parandalonte vrasjen e Moisiut duke folur me arsyetime. Në programin e kaluar ne përmendëm një pjesë të fjalëve të tij. Ai vazhdoi duke i thënë faraonit dhe oborrit se:  Ti sot po sundon tokën e gjerë të Egjiptit dhe ke nën kontroll gjithçka dhe Moisiu nuk mund të bëjë asgjë kundër teje. Por nëse e vrisni atë, premtimi i tij mund të jetë i vërtetë dhe zemërimi i Zotit do të bie mbi ju dhe ju do të humbisni pushtetin. Prandaj tregoni kujdes për veprimin dhe rezultatet e punëve të tua. Fjalët e tij duket se ndikuan në rrethinën e faraonit dhe i bënë ata më të butë. Por faraoni vazhdoi të këmbëngulë që Moisiu të vritet, pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër përveç kësaj dhe se kjo është mënyra e duhur. Sigurisht, ky është tipari i të gjithë sunduesve dhe arrogantëve përgjatë historisë, të cilët e konsiderojnë veten si të gjithëdijshëm dhe mendojnë se vetëm mendimi i tyre është i drejtë.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Mos u krenohemi dhe mburremi fuqinë tonë sot, sepse nëse Zoti do, ne do t'i humbasim të gjitha.
  2. Paralajmërimi i keqbërësve dhe pengimi i tyre nga e keqja është një nga detyrat e besimtarëve, edhe nëse kundërshtarët e tyre janë sundimtarë të fuqishëm si faraonët.
  3. Injorimi i paralajmërimeve dhe konsideromi i vetvetes si gjithnjohës, është tipar i faraonit dhe një tregues i prirjes së dikujt për epërsi, megjithëse ai nuk mund të jetë në pozitën e një faraoni.

Tani le të dëgjojmë ajetet 30-31 të sures Gafir:

«وَقَالَ الَّذِی آمَنَ یَا قَوْمِ إِنِّی أَخَافُ عَلَیْکُم مِّثْلَ یَوْمِ الْأَحْزَابِ»

30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: “O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!” 

«مِثْلَ دَأْبِ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَالَّذِینَ مِن بَعْدِهِمْ وَمَا اللَّـهُ یُرِیدُ ظُلْمًا لِّلْعِبَادِ»

31. Si rasti i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të atyre që ishin pas. All-llahu nuk bën padrejtësi ndaj robërve. 

Megjithëse faraoni këmbënguli në qëndrimin e tij për vrasjen e Moisiut, besimtari i rrethit të faraonit nuk hoqi dorë. Ai tregoi fatin e paraardhësve, duke shpresuar se faraoni do të mund të zgjohej dhe të rishqyrtonte vendimin e tij. Ai tha: "Ju jeni të vetëdijshëm për fatin e njerëzve të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të fiseve pas tyre.  Ju e dini se çfarë u ndodhi atyre fiseve me gjithë prejardhjen e tyre civilizuese, të cilët ngaqë insistonin në pabesi, idhujtari, rebelim, u shkatërruan! Populli i Nuhut me një përmbytje të ashpër, populli i Adit me një stuhi të tmerrshme dhe populli i Themudit me një rrufe vdekjeprurëse. Kam frikë se civilizimi egjiptian do të shkatërrohet dhe zhduket në të njëjtën mënyrë si ato fise. Sigurisht, ajo që u ndodhi atyre ishte rezultat i veprave të tyre të liga dhe refuzimit të profetëve ose vrasjes së tyre dhe jo se Zoti u ka bërë padrejtësi robërve të tij. Sepse Ai i krijoi robët dhe u dha atyre shumë bekime dhe gjithmonë i trajtoi me mirësi, por është kundërshtimi dhe rebelimi i robërve që çoi në ndëshkimin e tyre.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. 1. Reflektimi mbi të kaluarën historike na ndihmon të kuptojmë të ardhmen e qenies njerëzore dhe kjo është ajo që thekson Kurani.
  2. Nëse besimet dhe sjelljet e gabuara bëhen zakone dhe tipare njerëzore, atëherë njerëzit vendosen në buzë të humnerës dhe fati i tyre është në rrezik.  Ashtu si disa fise të së kaluarës që ishin të ngopur me besime dhe bindje të gabuara dhe mëkatare, që gjithmonë e mohuan të drejtën.
  3. Ndonjëherë fatkeqësitë natyrore janë rezultat i zemërimit hyjnor dhe veprimit që ne kemi bërë.

 Tani le të dëgjojmë ajetin 32 dhe 33 të sures Gafir:

«وَیَا قَوْمِ إِنِّی أَخَافُ عَلَیْکُمْ یَوْمَ التَّنَادِ»

32. O populli im, unë kam frikë për ju ditën e britmës (të mjerimit), 

«یَوْمَ تُوَلُّونَ مُدْبِرِینَ مَا لَکُم مِّنَ اللَّـهِ مِنْ عَاصِمٍ وَمَن یُضْلِلِ اللَّـهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ»

33. Ditën, kur nga frika ktheheni të ikni, e nuk ka kush që të prapësojë prej jush dënimin e All-llahut, Atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë që e drejton. 

Besimtari i rrethit të faraonit, në vazhdim të paralajmërimeve të tij për faraonin dhe oborrtarët, tha: Nëse ndëshkimi hyjnor zbret, ashtu si në të kaluarën, nuk ka shpëtim dhe strehë që mund shpëtojë njeriun nga zemërimi hyjnor. Atë ditë ju mund të thërrisni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, por zërat nuk arrijnë askund sepse të gjithë janë duke menduar se si të shpëtojnë veten e tyre dhe nuk janë në gjendje t'i ndihmojnë të tjerët. Në fakt, atë ditë do të shpëtohet vetëm ai njeri që ka ndjekur udhëzimet hyjnore dhe mësimet dhe këshillat e profetëve i ka vendosur në zemër e jetës së tij.   Natyrisht, kushdo që zgjedh një rrugë tjetër përveç kësaj, është ngatërruar në të keqen dhe veten e ka privuar nga udhëzimi hyjnor. Në këto ajete, mjerimi lidhet me Zotin, por në fakt ai ëhstë rezultat i veprave të këqija të njeriut dhe zgjedhjeve të gabuara që njerëzit bëjnë dhe që largohen nga Zoti. Me fjalë të tjera, Zoti nuk e largon askënd nga rruga e drejtë, por mosbesimtarët dhe mëkatarët, duke mos besuar dhe duke u zhytur në mëkat, sigurojnë mjetet e të qenit të privuar nga udhëzimi dhe të futen në humnerën e shkatërrimit. Ashtu si një fëmijë i cili pasi tërheq dorën nga dora e babait të tij, ai natyrshëm bie në tokë dhe lëndohet.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Të paralajmërosh keqbërësit për pasojat e veprave të tyre është një nga detyrat e besimtarëve. Ashtu si baballarët dhe nënat paralajmërojnë fëmijën e tyre për rrezikun e  afrimit tek zjarri dhe e parandalojnë atë.
  2. Vendimi për mjerim është në dorën e Zotit, megjithëse bazat e tij krijohen nga njeriu.
  3. Midis mjerimit dhe udhëzimit nuk ka rrugë të tretë ose të ndërmjetshme. Kushdo që nuk zgjedh udhëzimin hyjnor, mjerohet dhe nuk ka një rrugë të mesme për atë.

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags