Korrik 27, 2020 09:34 CET

Në këtë emision do të komentojmë ajetet 21-25 të sures Gafir.

Bismillah Al-Rahman Al-Rahim

Me përshëndetje për shpirtin e pastër të Profetit të nderuar të Islamit, hazretin Muhamed (s.a.v.s), të nderuar dëgjues ju ftojmë të njiheni me një tjetër emision të programit " Rruga drejt së vërtetës", ku do të njihemi me komentimin e një tjetër pjese të Kuranit Famëlartë.

Tani le të dëgjojmë ajetet 21-22 të sures Gafir:

«أَوَلَمْ یَسِیرُوا فِی الْأَرْضِ فَیَنظُرُوا کَیْفَ کَانَ عَاقِبَةُ الَّذِینَ کَانُوا مِن قَبْلِهِمْ کَانُوا هُمْ أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً وَآثَارًا فِی الْأَرْضِ فَأَخَذَهُمُ اللَّـهُ بِذُنُوبِهِمْ وَمَا کَانَ لَهُم مِّنَ اللَّـهِ مِن وَاقٍ»

21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë më tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të All-llahut. 

«ذَلِکَ بِأَنَّهُمْ کَانَت تَّأْتِیهِمْ رُسُلُهُم بِالْبَیِّنَاتِ فَکَفَرُوا فَأَخَذَهُمُ اللَّـهُ إِنَّهُ قَوِیٌّ شَدِیدُ الْعِقَابِ»

22. E ai (dënimi ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. AI vërtetë është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër. 

Në emisionin e kaluar folëm për pasojat dhe fatin e mëkatarëve dhe gabuesve. Këto ajete këshillojnë njerëzit që të studiojnë të kaluarën dhe fatin e paraardhësve dhe thonë: Përse ata nuk kanë mësuar nga fati i njerëzve anë e mbanë botës dhe nuk morën mësime nga pasojat e mëkateve dhe gabimeve të tyre dhe nuk hoqën dorë nga rruga e tyre. Këto zjete duke iu drejtuar njerëzve thonë se gjatë udhëtimeve nëpër botë mund të shikoni pallate dhe ndërtesa që kanë mbetur gërmadhë nga e kaluara. Një herë e një kohë atje jetonin luftëtarë dhe pushtetarë shtypës të cilët sundonin popullin mirëpo sot prej tyre nuk ka mbetur asgjë përvec disa gërmadhave. Vizita e këtyre gërmadhave të mbetura nga e kaluara mund të jenë mësim për nejrëzit që të kuptojnë se cfarë fati kishin sundimtarët edhe pse ata ishin në kulmin e fuqisë, forcave dhe mundësive. Ajetet në vazhdim thonë: Ne kemi shlyer përgjegjësinë për t’iu informuar dhe udhëzuar dhe juve ju kemi dërguar profetë. Mirëpo njerëzit në vend që të pranonin të drejtë, zgjodhën rrugën e mëkatit dhe gabimit dhe u përballën me të vërtetën. Për këtë ata morën ndëshkimin hyjnor në një kohën kur kujtonin se ata posedonin fuqinë superiore që mund të thyente çdo fuqi tjetër.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Udhëtimet dhe vizitat turistike janë të qëllimshme dhe mësimdhënëse, të cilat këshillohen nga Kurani
  2. Studimi dhe analizimi i historisë së të kaluarës është rruga më e mirë për jetën sot në botë
  3. Nuk duhet të mburremi me fuqinë dhe mundësitë e gjera ekonomike, shkencore, industriale apo ushtarake që kemi sepse ato përballë vullnetit të Zotit nuk janë asgjë
  4. Ndëshkimi hyjnor nuk i përket vetëm ditës së kiametit. Në disa raste Zoti në këtë botë u jep sundimtarëve shtypës ndëshkimin e merituar
  5. Zoti u jep mundësi njerëzve deri në pikën e fundit përpara sesa t’i ndëshkojë ata

Tani le të dëgjojmë ajetet 23 dhe 24 të sures Gafir:

«وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَى بِآیَاتِنَا وَسُلْطَانٍ مُّبِینٍ»

23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta, 

«إِلَى فِرْعَوْنَ وَهَامَانَ وَقَارُونَ فَقَالُوا سَاحِرٌ کَذَّابٌ»

24. Te faraoni dhe te Hamanit e Karuni, e ata i thanë: “Magjistar e gënjeshtar!” 

Këto ajete përmendin një prej ndëshkimeve hyjnore në këtë botë dhe thonë: Zoti dërgoi Musain së bashku me disa mrekulli për të udhëzuar pushtetarët shtypës si Faraonin, ministrin e tij Hamanin dhe njeriun e pastër Karunin. Hazreti Musa me ndihmën e zotit bëri punë të jashtëzakonshme për të treguar lidhjen e tij me Krijuesit e natyrës. Përveç mrekullive ai hazreti dha edhe fakte dhe arsye të forta e të pamohueshme. Mirëpo reagimi i faraonit shtypës përballë tij nuk ishte gjë tjetër veçse akuzimi i hazretit Musa si magjistar dhe pohimin e tij si të dërguarin e Zotit e quajti gënjeshtër. Sigurisht historia ka treguar se sundimtarët shtypës dhe të pamëshirshëm gjithmonë me përhapjen e gënjeshtrave dhe akuzave, janë munduar të asgjësojnë fjalët e njerëzve të drejtë që ndjekin Zotin dhe në këtë mënyrë të ulin ndikimin e tyre. Në këtë mënyrë Musai (as) mori mision që tu japë fund sundimtarëve shtypës dhe gjakderdhës dhe të krijojë një shoqëri të bazuar në drejtësi. Sigurisht që pranimi i ftesës së hazretit Musa e pengoi Faraonin dhe ndjekësit e tij që të keqpërdorin pushtetin e tyre dhe të shtypin popullin ashtu sic ata dëshironin. Si rezultat ata për të realizuar qëllimet dhe interesat e tyre të padrejta, morën vendim që të përballen me çdo kusht me Musain dhe ndjekësit e tij.

Nga këto ajete mësojmë se:

  1. Profetët nuk jepnin vetëm ftesën që populli të ndjekë Zotin, pasi ata janë angazhuar edhe në asgjësimin e shtypjes dhe padrejtësisë që bënin pushtetarët.
  2. Në disa raste fuqia dhe pasuria janë faktorë të mosbindjes dhe refuzimit përballë Zotit dhe shkeljen e të drejtave të njerëzve.
  3. Logjika, arsyetimi dhe mrekullia e profetëve është e qartë dhe e kuptueshme mirëpo prirjet për interesa materiale dhe sunduese i ka penguar njerëzit që të pranojnë të vërtetën

Tani le të dëgjojmë ajetin 25 të sures Gafir:

«فَلَمَّا جَاءَهُم بِالْحَقِّ مِنْ عِندِنَا قَالُوا اقْتُلُوا أَبْنَاءَ الَّذِینَ آمَنُوا مَعَهُ وَاسْتَحْیُوا نِسَاءَهُمْ وَمَا کَیْدُ الْکَافِرِینَ إِلَّا فِی ضَلَالٍ»

25. Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim”. 

Në kohën kur Faraoni dhe ministri i tij Hamani nuk arritën të përballen me logjikën dhe mrekullinë e hazretit Musa, ata me metoda të ndryshme thurën plane për tu përballur me Musain. Ky ajet përmend disa prej planeve të tyre djallëzore. Në plan të parë ata morën vendim që të zhduknin ata burrat dhe djemtë që krijuan besim tek Musai ndërsa femrat e tyre t’i përdornin si shërbëtore dhe skllave. Qëllimi i tyre ishte ndëshkimi i rëndë i ndjekësve të Musait me qëllim që të tjerë të mos krijojnë besim tek ai dhe në këtë mënyrë ai të zhdukej nga faqja e dheut. Sigurisht që një sjellje e tillë e sundimtarëve dhe shtypëse është vënë re gjithmonë gjatë historisë por me metoda të ndryshme të cilët të rinjtë aktiv të shoqërisë i kanë devijuar nga rruga e drejtë. Mirëpo në rastin e hazretit Musa, presionet e shumta të Faraonit nuk arritën të pengojnë misionin e atij hazreti dhe përkundër dëshirës së tyre etnia bin Israil u bë më rezistente dhe vazhdoi rrugën e përballjes me sunduesit dhe shtypësit.

Nga ky ajet mësojmë se:

  1. Vrasja dhe robërimi janë disa nga metodat e sundimtarëve dhe shtypësve përgjatë historisë. Këto presione nuk duhet të dobësojnë besimtarin dhe ta ndalojnë atë nga rruga e drejtë
  2. Armiqtë nëpërmjet luftës dhe gjakderdhjes apo me rrugë të tjera mundohen të përhapin korrupsionin dhe degjenerimin në anë të shkatërrimit të të rinjve
  3. Armiqtë vazhdimisht thurin komplote kundër rrjedhave që ndjekin rrugën e drejtë. Mirëpo nëse besimtarët mbështesin dhe mbrojnë fenë, planet e armiqve neutralizohen dhe në fund e drejta fiton mbi të padrejtën. Ky është një premtim hyjnor

Me përfundimin e këtij emisioni, ju të nderuar dëgjues iu lëmë nën përkujdesjen e Zotit të Madhërishëm dhe Fuqiplotë. Jemi në pritje të propozimeve dhe mendimeve tuaja deri në emisionin e ardhshëm.

 

Tags