Speciale me rastin e ditës së rezistencës dhe qëndresës
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:30:20 GMT )
Qershor 25, 2017 10:30 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e ditës së rezistencës dhe qëndresës

Në vende të ndryshme të botës dhe sidomos tek ato vende të cilat kanë krijuar civilizimin, ekzistojnë disa vende dhe ditë të caktuara që janë simbol i krenarisë se atij kombi. Të tilla ditë dhe vende nuk janë të pakta tek kombi iranian. Një prej këtyre ditëve është dita e Rezistencës dhe Qëndresës, e cila të rikujton rezistencën e banorëve të qytetit Dezful në jug të Iranit.

Në vende të ndryshme të botës dhe sidomos tek ato vende të cilat kanë krijuar civilizimin, ekzistojnë disa vende dhe ditë të caktuara që janë simbol i krenarisë se atij kombi. Të tilla ditë dhe vende nuk janë të pakta tek kombi iranian. Një prej këtyre ditëve është dita e Rezistencës dhe Qëndresës, e cila të rikujton rezistencën e banorëve të qytetit Dezful në jug të Iranit. Muaji Maj është një muaj i rëndësishëm në kalendarin historik të Iranit. Banorët e provincës Khozestan në jug të Iranit dhe sidomos të rinjtë, me trimëri dhe rezistencë bënë qëndresë përballe agresionit të regjimit Bath të Sadamit kundër Iranit në vitin 1980 dhe këtë ditë e kthyen në një epope të historisë së kombit iranian. 23 maji dita e çlirimit të Khorramshahrit në vitin 1982 është quajtur dita e rezistencës dhe e fitores. Ndërsa 24 Maji që të rikujton rezistencën e banorëve të Dezfulit përballë raketave me rreze të gjatë veprimi të regjimit Bath të Irakut, në kalendarin historik të Iranit është quajtur dita e Rezistencës dhe e Qëndresës. Qyteti Dezful nga irakianët në atë kohë është quajtur qyteti i raketave, për shkak të dëshmorëve dhe rezistencës së madhe të këtij qyteti.

Sheshi Rezistenca në qytetin Dezful

Në disa raste në qytetin Dezful lëshoheshin raketa 9 metra të gjatë. Këto raketa binin në rrugica të gjëra 3 metra dhe në disa raste një vend sulmohej disa herë. Banorët e qytetit Ishin gjithmonë të gatshëm për të mbrojtur atdheun e tyre. Dezfuli përgjatë 8 viteve të luftës së imponuar, ka përjetuar 200 sulme me raketa dhe me mijëra predha topash. Nëse territorin e qytetit Dezful e konsiderojnë 100 km2 duhet parashikuar që për shkak të numrit të madh të predhave dhe raketave ky qytet duhej të ishte shkatërruar plotësisht dhe duhej të ishte bërë njësh me tokën. Mirëpo kjo nuk ndodhi sepse sa herë që qyteti sulmohej, shtëpitë rindërtoheshin me shpejtësi. Në kulmin e sulmeve me raketa dhe bombardimeve nga ajri, në qytetin Dezful u ndërtua dhe u hap një kinema. Mirëpo këto sulme dhe bombardime kanë lënë me mijëra dëshmorë dhe të plagosur. Me gjithë këto vështirësi, jeta në qytetin Dezful vazhdoi. Jeta e vështirë dhe rezistente e banorëve të Dezfulit qytet që ishte vazhdimisht nën bombardime, ishte mjet inspirimi për luftëtarët iranianë për të mbrojtur atdheun nga çdo anë. Sadami duke sulmuar qytetet dhe fshatrat gjatë 8 viteve të luftës së imponuar, synonte të thyente vullnetin e popullit iranian për të rezistuar kundër armikut Bath.

Dita e Rezistencës dhe Qëndresës

Regjimi Bath i Irakut, 1 vit e gjysmë nga nisja e agresionit kundër Iranit, pësoi disfatë të rëndë. Nëse 58 vende të botës nga blloku lindor dhe perëndimore nuk do të ndihmonin Irakun me armatime, mjete financiare, informacione, mjete logjistike dhe forca njerëzore, ky regjim nuk do të mund t’i bënte ballë vullnetit të forcave iraniane për të mbrojtur vendin dhe atdheun dhe lufta me padyshim nuk do të zgjaste 8 vjet. Sadami duke sulmuar qytetet dhe fshatrat e Iranit dhe duke shpresuar tek sanksionet e vendosura kundër Iranit nga blloku lindor dhe perëndimor, shpresonte të fitonte luftën. Në një ditë si kjo, kur kishin kaluar 3 vjet nga nisja e luftës, regjimi i Sadami si strategji të tij lufte ndërmori sulmet dhe bombardime kundër qyteteve të cilën e quajti lufta e qyteteve. Sa më shumë koha kalonte dhe sa më shumë pësonte disfatë regjimi i Sadamit, aq më shumë ky regjim shtonte dhe zgjeronte sulmet dhe bombardimet kundër qyteteve iraniane. Mbështetësit e Sadamit, atij i vunë në dispozicion raketa të sofistikuara dhe me rreze të gjatë veprimi me qëllim që me anë të këtyre raketave të sulmonte dhe bombardonte sa më shumë qytete. Populli iranian e kishte kuptuar se pas çdo fitoreje në fushën e betejës, duhej të priste një re raketash dhe predhash të lëshuar nga avionët e Sadamit nëpër qytete dhe fshatra. Në këtë mes qyteti Dezful u kthye në simbolin e rezistencës dhe të qëndresës, pasi Dezfuli është sulmuar dhe bombarduar më shumë se çdo qytet tjetër në Iran. Për këtë arsye kjo ditë në kalendarin historik të Iranit është quajtur edhe dita e qytetit. Planet dhe projektet raketore të Iranit për tu përballur me luftën e qyteteve të Sadamit, u hartuan që në vitin e tretë dhe të katërt të agresionit të Sadamit kundër territorit të Republikës Islamike të Iranit. Çdo vend që sulmohet, duhet të mendojë për fuqinë mbrojtëse dhe preventuese dhe në këtë mënyrë të garantojë sigurinë e vet përballë çdo kërcënimi. Duke pasur parasysh nevojat në këtë fushë dhe duke pasur parasysh bllokadën e vendosur nga blloku lindor dhe perëndimor gjatë kohës së agresionit të Sadamit kundër Iranit, Irani e pa të nevojshëm të arrinte teknologjinë e prodhimit të raketave, pasi në atë kohë Iranit nuk i jepej asnjë raketë me rreze të gjatë veprimi. Kur Irani arriti teknologjinë e prodhimit të raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, shumë nga qytetet e Irakut u vunë në shënjestër të raketave iraniane. Irani për tu përballur me luftën e qyteteve të nisur nga Sadami nuk kishte rrugë tjetër veçse t’i kundërpërgjigjes regjimit Bath të Irakut. Mirëpo përkundër regjimit të Irakut, Irani iu fut luftës së qyteteve me qëllimin e vetëm që kjo luftë të përfundonte. Përveç kësaj Irani në vend që të sulmonte qytetet dhe fshatrat e Irakut, me raketat e tij sulmoi qendrat dhe bazat ushtarake dhe për të parandaluar gjakderdhjen në mesin e civilëve, përpara se sa të lëshonte raketa, deklaronte kohën dhe objektivin e këtyre raketave.

Dita e Rezistencës dhe e Qëndresës

Kur kanë kaluar 29 vjet nga përfundimi i luftës së imponuar, Republika Islamike e Iranit përballet akoma me kërcënime ushtarake. Armiq rajonalë dhe ndër rajonalë, nuk kanë hequr dorë kurrë nga kërcënimet ushtarake kundër Iranit dhe Amerika armikja më e madhe e Republikës Islamike të Iranit kryen manovra ushtarake në Gjirin Persik. Autoritetet amerikane gjithmonë theksojnë se në tavolinën e tyre mbajnë opsionin e sulmit ushtarak kundër Iranit. Shumat e shpenzuara nga armiqtë e Iranit në rajon për qëllime ushtarake janë disa fish më shumë sesa buxheti i shpenzuar nga Irani. Në këto kushte është e drejtë e Iranit që të marrë masa mbrojtëse siç është pajisja me raketa me rreze të gjatë veprimi. Republika Islamike e Iranit në jetën e saj 39 vjeçare ka përjetuar 8 vite luftë të imponuar. Edhe me përfundimin e luftës, Republika Islamike e Iranit për shkak të rezistencës dhe qëndresës përballë fuqive hegjemoniste, gjithmonë është përballur me kërcënime ushtarake. Amerika dhe aleatët e saj ashtu siç kanë shkelur normat e demokracisë, ashtu siç janë sjellë në mënyrë të dyfishtë kundrejt Iranit dhe kanë shkelur bazat e liberal demokracisë duke sulmuar Iranin për çështjen bërthamore, për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, tani nuk pranojnë dot programin ushtarak mbrojtës me karakter preventues të Iranit dhe mundohen ta prezantojnë Iranin si një vend luftënxitës. Kjo është në kohën kur, nëse i hedhim një vështrim historisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, asnjë vend tjetër nuk është treguar aq shumë luftënxitës sesa Amerika. Amerika me një dosje të zezë pretendon se kërkon vendosjen e paqes në botë, mirëpo ajo vendos sanksione kundër Republikës Islamike të Iranit vetëm për shkak të testimeve raketore të Iranit, testime që bëhen me qëllimin e vetëm të mbrojtjes dhe ruajtjes së sigurisë së vendit. Ashstu sic populli i Dezfulit përgjatë luftës së imponuar, me rezistencën dhe qëndresën e tij nuk lejoi që qoftë edhe një pëllëmbë tokë të binte në duart e Sadamit agresor, ashtu edhe populli iranian ka bërë qëndresë përballë presioneve të armiqve të Revolucionit Islamik dhe nuk lejon askënd të vë në rrezik apo të sulmojë Republikën Islamike të Iranit. Zgjerimi dhe zhvillimi i programit ushtarak të Iranit mes tyre i programet raketor ka si objektiv rritjen e fuqisë mbrojtëse dhe preventuese për tu përballur me kërcënimet ushtarake të armiqve të Republikës Islamike të Iranit.

 

Tags