Përvjetori i dytë i tragjedisë së Minasë dhe papërgjegjësia e Arabisë Saudite ndaj saj
(last modified Mon, 04 Sep 2017 08:04:27 GMT )
Shtator 04, 2017 10:04 Europe/Tirane

Në këtë program do t'i hedhim një vështrim tragjedisë që ndodhi dy vite më parë në Mina të Arabisë Saudite. Kjo është një ngjarje e cila nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e myslimanëve.

Një prej detyrave të rëndësishme të besimtarëve myslimanë është udhëtimi në Tokën e Shpalljes, në Meke dhe kryerja e Haxhit. Haxhi është një prej shtyllave më të rëndësishme të fesë Islame. Besimtarët myslimanë në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhil-Hixhe të kalendarit hixhri kameri, shkojnë në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite dhe kryejnë ritualet përkatëse me Haxhin. Secili besimtar mysliman nëse plotëson kushtet e caktuara, ka për detyrë që të paktën një herë gjatë jetës së tij, të kryejë Haxhin. Haxhi është manifestim i robërisë së njeriut pranë Zotit Një. Në fenë Islam, Haxhi është obligim për personin në moshë të pjekur, me mendje të shëndosh, që është i lirë dhe që ka mundësi ekonomike dhe financiare. Për çdo vit mbi 2 milionë e gjysmë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota shkojnë në Tokën e Shpalljes, në Meke për ta kryer Haxhin. Për këtë arsye, ceremonia e Haxhit konsiderohet një prej ngjarjeve më plotë kujtime dhe begati për myslimanët. Mirëpo, në dy vitet e fundit ceremonia e Haxhit është bërë shkak për të kujtuar një ngjarje shumë të hidhur. Reagimi i qeverisë së Arabisë Saudite dhe papërgjegjësia e saj ndaj tragjedive të Haxhit që ndodhen në vitin 2015, i bënë edhe më të hidhura kujtimet e atyre tragjedive, pavarësisht se kanë kaluar dy vite.

Tragjedia e Minasë në vitin 2015

Dy vite më parë gjatë kryerjes së njërit prej ritualeve të Haxhit të quajtur "hedhja e gurëve në drejtim të simbolit të djallit" nga miliona besimtarë myslimanë, në Tokën e Shpalljes ndodhi një prej tragjedive të mëdha njerëzore. Sipas statistikave jozyrtare, rreth 8000 njerëz humbën jetën për shkak të grumbullimit tepër të madh të turmës së haxhinjve dhe për shkak të vapës së madhe. Zakonisht duke marrë parasysh grumbullimin e mbi 2 milionë njerëzve në një vend të caktuar në territorin e Mekës, parashikohen masa të veçanta në mënyrë që myslimanët në mënyrë të sistemuar dhe me radhë të kryejnë ritualet përkatëse. Përgjegjësia e programimit, organizimit të sistemuar dhe garantimi i sigurisë gjatë ceremonisë së Haxhit, është mbi supe të sunduesve të regjimit Al Saud. Mirëpo ceremonia e Haxhit në vitin 2015, është shoqëruar me plotë papërgjegjësi dhe me plotë rreziqe për jetën e haxhinjve. Tragjedia e parë u krijua me rrëzimin e një vinçi të madh mbi oborrin e Masxhidul-Haramit. Ky vinç ishte vinçi më i madh i cili së bashku me disa vinça të tjerë, ishte në funksionim të kryerjes së një projekti të cilin sauditët e quajnë "zgjerim të Masxhidul-Haram". Ata as gjatë ditëve të ceremonisë së Haxhit kur në Masxhidul-Haram qarkullon një numër i madh i vizitorëve, nuk kanë larguar këta vinça nga ky vend i shenjtë. Më 11 shtator të vitit 2015 që përkon me 27 dhil-ka'de të vitit 1436 hixhri kameri, u rrëzua ky vinç i madh mbi oborrin e Masxhidul-Haram dhe në një skenë të hidhur, humbën jetën 107 vizitorë të këtij vendi të shenjtë dhe u plagosen 238 persona të tjerë.

Rrëzimi i vinçit në Masxhidul-Haram shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e qindra vizitorëve të Shtëpisë së Zotit

Pas kësaj ngjarje vdekjeprurëse, një tragjedi edhe më vdekjeprurëse i priste me miliona haxhinjë. Në mëngjesin e ditës së Kurban Bajramit më 24 shtator të vitit 2015, një turmë e madhe e haxhinjve sipas zakonit të çdo viti, nga shkretëtira Mash'ar ishin nisur drejt vendit Mina në mënyrë që në ditën e parë të pranisë së tyre atje, të hedhin gurë në drejtim të simbolit të djallit. Mirëpo forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kishin mbyllur rrugën kryesore dhe turmën e haxhinjve e kishin drejtuar në një rrugë sekondare, ndërkohë që kishin mbyllur daljet e asaj rruge të ngushtë. Numri i haxhinjve në këtë rrugë shtohej për çdo çast e më tepër dhe rreth 8000 haxhinj të cilët kishin kaluar një distancë të gjatë të rrugës nën vapën e madhe, humbën jetën si pasojë e presionit të turmës, humbjes së aftësisë dhe shtypjes nën këmbë të haxhinjve të tjerë. Autoritetet saudite që vetë ishin shkaktarë të kësaj tragjedie, jo vetëm që nuk i ofruan ndonjë ndihmë efikase haxhinjve, por ata vendosen të ndërhyjnë me një vonesë shumë të madhe, gjë që shkaktoi vdekjen e një numri tjetër të madh të haxhinjve. Në këtë mënyrë tragjedia më e madhe njerëzore e Haxhit ndodhi në ditën e Kurban Bajramit të vitit 1436 hixhri kameri në vendin Mina. Reagimi i regjimit Al Saud ndaj kësaj tragjedie, ishte shumë më tragjik dhe më i hidhur se sa vetë tragjedia. Ata të cilët e konsiderojnë vetën "shërbëtorë të të dy vendeve të shenjta", nuk ishin të gatshëm të marrin përsipër kurrfarë përgjegjësie në këtë drejtim. Autoritetet saudite vetë haxhinjtë i konsideruan përgjegjës për këtë tragjedi! Gazeta "Al-Khabar" në lidhje me këtë çështje ka shkruar: "Pavarësisht se autoritetet saudite kishin rastin për të kërkuar falje për shkak të keqadministrimit dhe paaftësisë në organizimin e Haxhit, ata në vend që të kërkojnë falje nga familjet e viktimave të tragjedisë së Minasë, me paturpësi të plotë, të tjerët i akuzuan si fajtorë dhe përgjegjës për këtë tragjedi. Për tu çuditur edhe më tepër, vetëm pak kohë pas tragjedisë së Minasë, Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, për shkak të asaj që ai e quajti "organizim të suksesshëm" të ceremonisë së Haxhit, e uroi Muhamed bin Najef, ish-trashëgimtarin e fronit mbretëror të Arabisë Saudite, për administrimin e mirë të ceremonisë së Haxhit!".

Republika Islamike e Iranit më 464 martirë, kishte numrin më të madh të viktimave në tragjedinë e Minasë. Autoritetet e Republikës Islamike të Iranit pas ndodhjes së tragjedisë së Minasë, që nga fillimi i kësaj tragjedie, kanë bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar haxhinjtë e tjerë dhe personat që i mbijetuan kësaj tragjedie, si dhe për të gjetur trupat e pajetë të haxhinjve dhe për t'i transferuar ata në Republikën Islamike të Iranit. Pas kthimit të haxhinjve dhe transferimit të kufomave të viktimave të tragjedisë së Minasë në vendin e tyre, filloi procesi për kryerjen e hetimeve ligjore rreth tragjedisë së Minas dhe ky proces u bë prioritet për Republikën Islamike të Iranit me qëllim që të parandalohet përsëritje e ngjarjeve të tilla viteve të ardhshme. Për fat të keq Arabia Saudite nuk i është përgjigjur asnjërës prej iniciativave dhe përpjekjeve të Republikës Islamike të Iranit si "përpjekjet dypalëshe", propozimit për formimin e komitetit ndërkombëtar islamik nga ana e Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe as përpjekjeve vëllazërore dhe vullnetare të disa vendeve islame të rajonit që janë bërë për hetimin e gjurmëve dhe pasojave të tragjedisë vdekjeprurëse të Haxhit të përgjakshëm. Të gjithë haxhinjtë në kohën e ceremonisë së Haxhit, janë të siguruar dhe qeveria e Arabisë Saudite ka për detyrë të paguajë sigurimin për familjarët e viktimave dhe atyre që pësojnë dëme gjatë Haxhit si pasojë e keqadministrimit të autoriteteve të Arabisë Saudite. Aktualisht kanë kaluar gati dy vite, mirëpo dosja e viktimave të tragjedisë së Minasë është e hapur akoma dhe qeveria e Arabisë Saudite po e trajton këtë çështje me papërgjegjësi të plotë. Veprimet e sunduesve të regjimit Al Saud gjatë ndodhjes së tragjedisë së Minasë dhe reagimet ndaj kësaj tragjedie, kanë treguar paaftësinë dhe papërgjegjësinë e regjimit Al Saud në organizimin e Haxhit dhe në mirëpritjen e vizitorëve të Shtëpisë së Zotit. Sauditët nën petkun e "shërbëtorit të të dy vendeve të shenjta", synojnë udhëheqjen e vendeve arabe në kuadër të bindjeve dhe ideve ekstremiste dhe perceptimeve të devijuara të vehabizmit rreth mësimeve të Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Krizat e shkaktuara nga regjimi Al Saud në Siri, Irak, Jemen dhe ndihma e këtij regjimi për grupet takfiriste dhe terroriste që vrasin çdo myslimanë i cili nuk pajtohet me idetë e vehabizmit, të gjitha bëhen në emër të shërbyesit të të dy vendeve të shenjta. Papërgjegjësia ndaj të mbijetuarve dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë së Minasë në vitin 2015, është gjithashtu rezultat i pikërisht kësaj arrogance të sunduesve të regjimit Al-Saud në mesin e popujve myslimanë. Mirëpo reagimi i Arabisë Saudite ndaj tragjedisë së Minasë dhe papërgjegjësia ndaj kësaj tragjedie, si dhe disfata e grupeve takfiriste dhe terroriste të mbështetura nga regjimi Al Saud në Siri dhe Irak, ka zbuluar bindjet dhe idetë e devijuara të vehabizmit që sundon në Arabinë Saudite jo vetëm për myslimanët por edhe për të gjithë botën.

Tags