Përvjetori i dytë i Jum-ul Nasr në Irak
(last modified Sat, 14 Dec 2019 16:26:58 GMT )
Dhjetor 14, 2019 17:26 Europe/Tirane
  • Përvjetori i dytë i Jum-ul Nasr në Irak

10 Dhjetori 2019 është përvjetori i dytë i deklaratës së Irakut për fitoren ndaj ISIS-it, të quajtur pas Jum-ul Nasr. Programi i sotëm analizon disa aspekte të pranisë së ISIS-it në Irak.

Ish-kryeministri irakian Hedar al-Abadi më 10 dhjetor 2017 njoftoi çlirimin e plotë të territorit irakian nga prania e grupit terrorist ISIS. Qeveria irakiane gjithashtu shpalli 10 Dhjetorin një festë zyrtare në kalendarin e saj dhe e quajti atë "Jum-ul Nasr". ISIS hyri në Irak më 10 qershor 2014 dhe grupi terrorist shpalli ekzistencën e tij pasi njoftoi rrëzimin e Mosulit. Ka shumë arsye pse ISIS arriti të hynte në Irak pa rezistencë, por një nga arsyet kryesore ishte tradhtia e disa zyrtarëve politikë dhe të sigurisë në Irak. Ushtria irakiane ekzistonte, por ishte praktikisht e dobët dhe përjetoi këtë situatë si rezultat i operacioneve të trupave amerikane. Mungesa e një force të fortë ushtarake së bashku me tradhtinë e guvernatorit të atëhershëm të provincës Ninva bëri që ISIL të hynte në Mosul pa gjakderdhje dhe luftë. Disa burime irakiane në atë kohë thanë: "Guvernatori i provincës Ninva, Asil al-Nujaifi, kishte urdhëruar që asnjë staf të mos luftonte Muxhahidët pasi ushtria nuk ishte e aftë të ndeshej me Muxhahidët ( kështu ai i quajti militantët e ISIS)." Times" disa ditë pas rënies së Mosulit, duke cituar qytetarët irakianë ka thënë:" Lëvizjet e ISIS në Mosul ishin plotësisht të parashikueshme për banorët e qytetit dhe tradhtia e disa ushtarakëve dhe forcave politike ndikoi në pushtimin e qytetit ".

Së bashku me faktorin e tradhtisë, mbështetja e disa aktorëve të huaj luajti gjithashtu një rol të rëndësishëm në pushtimin e zonave të ndryshme të Irakut nga ISIS. Vende të tilla si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia, së bashku me regjimin sionist, mbështetën fuqizimin e ISIS-it në Irak. Një arsye për këtë mbështetje ishte se ata ishin të pakënaqur me pushtetin shiit në Irak dhe dobësimin e qeverisë në vend e panë si të pajtueshme me interesat e tyre. Gjëja më e rëndësishme sot është se dy vjet pas shpalljes së fitores së Irakut ndaj ISIS-it, po bëhen paralajmërime serioze në lidhje me rrezikun e ri-krijimit të këtij grupi terrorist në Irak. Në përpjekjen për të rikrijuar ISIS-in, elementë të brendshëm (Baathistët, rrymat devijuese dhe tradhtarët) së bashku me disa aktorë të huaj, veçanërisht SHBA, po luajnë rol në rikrijimin e ISIS. Dobësimi i qeverisë qendrore të Bagdadit në vitin 2014 u pasua me mbështetjen  për ISIS, por sot shkatërrimi i institucioneve të ligjshme të pushtetit dhe krijimi i një vakumi shtetëror në Irak po ndiqen nën hijen e dhunës së të mbijetuarve të ISIS.

Pas pranisë së terroristëve të ISIS-it në Irak, Ajetollah Sistani, udhëheqësi suprem shiit i Irakut, lëshoi një dekret historik fetar për të formuar forcën e mobilizimit popullor Hashd Shaabi, për të luftuar grupin terrorist ISIS. Hashd Shaabi luajti një rol të spikatur në luftën tre vjeçare e gjysmë në Irak kundër ISIS. Në fakt, në mungesë të një ushtrie të fortë, Hashd Shaabi mori rolin kryesor në luftimin e grupit terrorist ISIS dhe ruajtjen e integritetit territorial të Irakut. Qeveria amerikane formoi gjithashtu të ashtuquajturin koalicion ndërkombëtar anti-ISIS, por performanca e koalicionit të amerikanëve tregoi se ata nuk ndiqnin eliminimin e ISIS, por donin ta dobësonin atë dhe të kontrollonin ISIS-in. Zyrtarët amerikanë kanë njoftuar zyrtarisht se do të duhen të paktën 10 vjet për të dëbuar ISIS-in nga Iraku. Në përputhje me rrethanat, amerikanët kanë lëvizur vazhdimisht komandantët e ISIS-it në zona të ndryshme, gjë të cilën e vërteton nxjerr e  filmave të shumtë. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit të luftës, amerikanët gjithashtu kanë bombarduar civilët në Mosul duke çakorduar forcat irakiane dhe duke bërë përpjekje për të krijuar hapësirë ndërkombëtare kundër qeverisë së Irakut.  Këtu është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se pasi eliminimi i plotë i ISIS në Irak nuk ishte qëllimi kryesor i SHBA dhe i ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar, në Irak janë krijuar fraksione të ndryshme kundër Hashd Shaabi, organizatë që ka vendosmëri të fortë për të luftuar kundër ISIS. Për këtë janë bërë shumë përpjekje për të shkatërruar imazhin e Hashd Shaabi, veçanërisht në mesin e irakianëve suni.

Tani që kanë kaluar dy vjet nga shkatërrimi i ISIS në Irak, synimi kundër Hashd Shaabi është ende duke u ndjekur me intensitet. Irakianët ankohen për kushte të dobëta jetese, shërbime të pakta sociale dhe korrupsion, por kundërshtarët drejtimin e protestave e kanë anuar tek institucioni Hashd Shaabi, organ i cili ka vetëm pesë vjet që është krijuar. Kjo situatë dëshmon se mosmarrëveshja me Hashd Shaabi nuk ka përfunduar. Në lidhje me këtë, Departamenti i Thesarit i SH.B.A. të premten e kaluar ka sanksionuar tre drejtues të lartë të Hashd Shaabi. Dobësimi i autoritetit fetar në Irak është gjithashtu në rendin e ditës. Ndërsa autoriteti fetar ka qenë gjithmonë në favor të interesave dhe kërkesave të popullit irakian, gjatë dy muajve të fundit të demonstratave në Irak ndaj këtij autoriteti janë bërë fyerje të qëllimshme. Në fakt, autoriteti fetar dhe Hashd Shaabi, si dy mbrojtësit kryesorë të stabilitetit dhe sigurisë në Irak, kanë qenë shënjestra e sulmeve të organizuara gjatë demonstratave të fundit në Irak.

ISIL ka qenë në Irak për tre vjet e gjysmë. Efektet e këtij "përbindëshi të bërë nga qeveria amerikane", të cilën Donald Trump dhe Hillary Clinton e kanë pranuar, do të qëndrojnë në Irak për vite dhe madje dekada me radhë. Mijëra irakianë u vranë dhe u plagosën dhe miliona irakianë u shpërngulën gjatë pranisë së "përbindëshit ISIS” në Irak. Për më tepër, shumë gra u përdhunuan, infrastruktura e jetesës, veçanërisht bujqësia në Irak u shkatërrua dhe struktura e përgjithshme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore e Irakut u dëmtuan tepër rëndë. ISIS ka shkaktuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme në Irak dhe Siri. Me gjithë këtë përvojë të hidhur, ekzistojnë edhe një herë shqetësime serioze për rrezikun e ringjalljes së ISIS në Irak dhe zyrtarë të ndryshëm kanë paralajmëruar në këtë drejtim. Përveç pa besueshmërisë së brendshme dhe mbështetjes së jashtme, një arsye tjetër për këtë shqetësim është se në disa pjesë të Irakut ekziston akoma grupi terrorist ISIS dhe të mbijetuarit e ISIS-it po kërkojnë mundësi për të kryer operacione terroriste, destruktive dhe përhapjen e dhunës në Irak. Në një botim të Shtatorit 2018, Revista Atlantik, në një raport të titulluar "E ardhmja e ISIS në Irak" paralajmëroi për rishfaqjen e ISIS, duke thënë: "Një nga shenjat serioze të aftësisë së ISIS-it për t'u rikthyer dhe rishfaqur është numri i sheikëve fisnorë të vrarë. Nga prilli deri në shtator 2018, mesatarisht çdo javë tre sheikë fisnorë janë vrarë nga ISIS dhe që nga shpallja e fitores kundër ISIS, rreth 20 fshatra kanë qenë dëshmitarë të vrasjes së krerëve fiseve dhe sheikëve të tyre".

Me fjalë të tjera, megjithëse ISIS si një grup i organizuar në Irak është eliminuar, të mbijetuarit e tij vazhdojnë të kryejnë akte terroriste dhe përpjekje për të shfrytëzuar vakumin aktual të shtetit, por Hashd Shaabi ka bërë edhe një herë pionierin në luftën kundër ISIS dhe këtë herë është duke u përpjekur që të parandalojë që ky grup terrorist takfirist të rikrijohet në Irak.

 

Tags