Me Husejnin (a.s.) (4) (Husejni një burrë i madh i lirisë në histori)
(last modified Wed, 18 Aug 2021 06:54:09 GMT )
Gusht 18, 2021 08:54 Europe/Tirane
  • Me Husejnin (a.s.) (4) (Husejni një burrë i madh i lirisë në histori)

Zakonisht fjalët liri dhe të qenit i lirë përdoren përkrah njëra-tjetrës, këto dy fjalë janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, mirëpo dallimi mes tyre është shumë më i madh se sa ngjashmëria e tyre.

Jam shërbëtor i atij i cili nën qiellin e kaltër

Është i liruar nga çdo gjë që e lidhe atë për këtë botë materiale

Përveç lidhjes së mendjes ndaj një fytyre të bukur si hëna

Që me dashurinë e saj lirohet mendja nga çdo pikëllim (Hafiz)

Në emër të Zotit Një të botës. Përshëndetje!

Zakonisht fjalët liri dhe të qenit i lirë përdoren përkrah njëra-tjetrës, këto dy fjalë janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, mirëpo dallimi mes tyre është shumë më i madh se sa ngjashmëria e tyre. Për të arritur në liri dhe në të qenit i lirë, nevojiten disa kushte të caktuar: para se gjithash në bazë të natyrës qenësore, duhet menduar një përkryerje për njeriun dhe vullneti i njeriut duhet të drejtohet në atë mënyrë që njeriu të arrijë deri te ai lloj i përkryerjes. Nga njëra anë, nëse njeriu ka meritat e duhura për të arritur qëllimin dhe destinacionin final, mirëpo aktualisht nuk ndodhet në atë nivel të përkryerjes, me siguri se ka ekzistuar diçka që ka penguar realizimin e atij qëllimi. Prandaj, me patjetër ky njeri për të arritur qëllimin e tij përballet me pengesa dhe faktorë që shkaktojnë probleme mbi të cilët duhet të ngadhënjejë. Fitorja në këtë konflikt dhe në këtë përballje, do të thotë lirimi i njeriut nga çfarëdo lloj prangash dhe pengesash dhe faktorë të tjerë pengues. Deri këtu liria dhe të qenit i lirë kanë kuptim të përbashkët, mirëpo dallimi fillon nga atje kur faktorët pengues ose pengesat para njeriut janë nga vetë jetesa ose bëhen një mur në rrugën e zhvillimit spiritual të njeriut. Sfida e parë, është lufta për liri, mirëpo konflikti i dytë është përpjekje për të arritur në nivelin e të qenit i lirë.

Liria përball skllavërisë, është një termë juridik, shoqëror dhe me kuptimin e lirimin të trupit nga robërimi dhe çlirimi nga vështirësitë e jetës. Liria është çlirimi nga dhuna e tiranëve dhe despotëve dhe jetesa nën qiellin e lirisë së zgjedhjes. Mirëpo të qenit i lirë do të thotë lirimi i njeriut nga prangat dhe zinxhirët që i poshtërojnë veten njeriut. Këtu lirimi është lirimi i mendjes dhe i shpirtit të njeriut nga burgu i egos dhe i epshit. Lidhjet dhe prangat e njeriut që i ngujojnë atë për këtë botë materiale, për pasuri, pozitë e pushtet, madje edhe lidhjet dhe fanatizmi ndaj etnitetit, kombësisë, racës dhe fëmijëve; konsiderohen pengesë për lirinë e mendjes dhe shpirtit përball dëshirave të epshit dhe egos së tij.

Të qenit i lirë është një lloj lirie e brendshme që përbën nivelin e parë të shkallës së përkryerjes dhe është faza e parë përgatitore për të arritur në shkallët e larta të lirisë, do të thotë lirinë e vetvetes. Të qenit i lirë do të thotë çlirimi nga robëria e dëshirave të egos dhe epshit dhe çlirimi nga këto pranga, është i barabartë me robërinë e njeriut para Zotit të madhëruar i cili është krijuesi i gjithësisë dhe e ka krijuar njeriun për të arritur në përkryerje. Përkryerja njerëzore ndodhet në robërinë e njeriut para Zotit i cili përveç të mirës dhe mirësisë, nuk dëshiron asgjë tjetër për robin e vet. Të qenit i lirë e çon njeriun nga niveli i ulët i kafshëve në lartësinë e njohjes dhe spiritualitetit dhe e lartëson atë nga toka në qiell. Robërimi ndaj dëshirave të egos dhe të epshit, është lloji më i keq dhe më i madh i skllavërisë. Dëshirat shtazarake të cilat e skllavërojnë egon e njeriut, i japin goditjet më shkatërruese për personalitetin njerëzor të njeriut. Goditjet që vetëm një prej rezultateve të këqija dhe urryese të tyre është skllavërimi dhe shfrytëzimi individual dhe shoqëror i njerëzve dhe mohimi i lirisë së njerëzve.

Liria dhe zgjedhja është e përzier me qenien e njeriut dhe qenia njerëzore është krijuar me këtë të vërtetë. Dëshira për liri është forca më e fuqishme për të bërë përpjekje për arritjen e përkryerjes dhe virtyteve të larta njerëzore. Nënshtrimi përball forcës dhe pranimi i dhunës është prej mëkateve të mëdha dhe bëhet shkak që njeriu të largohet nga mëshira e Zotit. Ndërkohë që ruajtja e lirisë dhe të qenit i lirë është obligim edhe nëse ajo të jetë me çmimin e flijimit të jetës. Shëmbëlltyrë e njerëzve të liruar të botës është një burrë i madh i cili në rrugën e mbrojtjes së lirisë dhe të qenit të lirë të myslimanëve jo vetëm që ka sakrifikuar jetën e vet, por ka sakrifikuar edhe jetën më të dashurve të tij. Ai nuk është askush tjetër, përveçse Imam Husejnit (a.s.), i biri i Imam Aliut dhe Hazretit Fatime (s.a.) dhe nipi i Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Në shkollën e Imam Husejnit (a.s.) çlirimi nga robëria ndaj diç tjetër përveç Zotit, është kulmi i lirisë spirituale dhe shpirtërore të njeriut. Imam Husejni (a.s.) është shembulli dhe modeli më i mirë i lirisë dhe të qenit i lirë të njeriut jo vetëm për myslimanët, por edhe për të gjithë njerëzit liridashës anë e mbanë botës. Gandi, lideri i ndjerë liridashës i Indisë, krenohet me këtë se ai e ka lexuar historinë e kryengritjes së Qerbelasë dhe nga ajo ka mësuar mësimin e të qenit të lirë dhe lirisë në përgjithësi. Ai beson se secili popull që dëshiron të arrijë në lirinë e vërtetë, duhet të mësojë nga jeta dhe vepra e Husejnit (a.s.).

Shkolla e Imam Husejnit (a.s.) përgjatë gjithë historisë ka edukuar shumë nxënës të mëdhenj dhe dëshmorët e tetë viteve të luftës imponuese të botës kundër Iranit, janë prej atyre nxënësve. Këta burra të mëdhenj ashtu sikur zotëria i tyre Imam Husejni (a.s.), me duar bosh shkuan të luftonin kundër armikut i cili ishte i armatosur deri në dhëmb, mirëpo as për një çast nuk pranuan të poshtërohen me dorëzim dhe në mbrojtje të lirisë dhe të të qenit i lirë të vet dhe të bashkatdhetarëve të tyre, nuk u hamendën as edhe për një çast.

Imam Husejn (a.s.) ka qenë rob i sinqertë i Zotit, bashkëvendës me engjëjt, anëtari i pestë i Ehli Bejtit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Ehli Bejti (a.s.) për të cilin Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë se çdo kush që kapet për atë, kurrë nuk do ta humbë rrugën. Një njeri kaq i madh dhe një njeri i lirë i cili është liruar nga robëria ndaj çdo gjë tjetër, përveç Zotit të madhëruar dhe të mëshirshëm, në atë kohë ishte ftuar që të bëjë besëlidhje me Jezidin të birin e Muavije dhe ta respektojë pushtetin e tij. Besëlidhje me Jezidin i cili ishte i njohur për piren e verës dhe alkoolit dhe si njeri që lozte me majmun. Imam Husejni (a.s.) në përgjigje ndaj kësaj ftese, disa herë ka thënë se nuk do ta pranojë skllavërinë dhe poshtërimin dhe është betuar në Zotin e madhëruar se kurrë nuk do t’i japë dorën e poshtërimit dhe përuljes Jezid bin Muavije dhe kurrë nuk do të dorëzohet si skllevërit. Në atë çfarë ndodhi në Qerbela, Imam Husejni (a.s.) gjithnjë ka bërë përpjekje që t’i zgjojë nga gjumi i neglizhencës njerëzit të cilët kishin pranuar skllavërinë ndaj pushtetit të Jezidit dhe në shkëmbim të disa dinarëve, kishin pranuar t’i shërbejnë pushtetit të Jezidit. Imam Husejni (a.s.) shumë herë me pretekste të ndryshme, i bënte thirrje njerëzve të zhytur në gjumin e neglizhencës që të kthehen në liri dhe bëhen të liruar nga prangat materiale. Imam Husejni (a.s.) gjatë një fjalimi, ka thënë: “A nuk gjendet një burrë i lirë i cili do ta lë këtë botë të përkohshme për ata që janë të lidhur për këtë botë. Për qenien tuaj nuk ekziston kurrfarë çmimi tjetër, përveç parajsës. Prandaj, mos e shitni këtë botë, përveçse me parajsë!”. Vërejtjet dhe paralajmërimet e Imam Husejnit (a.s.) u bënë shkak që një numër i vogël nga ushtria disa mijëra ushtarësh e armikut të zgjohen nga gjumi i neglizhencës dhe të bashkohen me Imam Husejnit (a.s.) që një prej tyre ishte Hurr bin Jezid Rijahij. Hurri ishte një prej komandantëve të ushtrisë së Jezidit dhe ishte pikërisht ai që u bë shkak që Imam Husejni (a.s.) të mbetet në Qerbela. Mirëpo në fund, ai e kuptoi gabimin e vet, u pendua dhe u kthyer pranë Imam Husejnit (a.s.). Ai me jetën e vet ka mbrojtur virtytet dhe vlerat e larta njerëzore.

Në ditën e Ashurasë, Imam Husejni (a.s.) pasi dhe ultimatumin e vet dhe kreu përgjegjësinë e vet ndaj banorëve të Kufës që ishin bashkuar në ushtrinë e Jezidit, vendosi të qëndrojë dhe të rezistojë përball pushtetit të paligjshëm dhe tiranik të dinastisë Emevite, edhe pse e dinte se në këtë rrugë do ta sakrifikojë jetën e vet dhe do ta sakrifikojë jetën e më të dashurve të tij, por ai e preferoi vdekjen e ndershme ndaj nënshtrimit para sundimtarëve të ulët dhe zullumqarë dhe nuk pranoi poshtërimin. Imam Husejni (a.s.) me dinjitet, madje edhe në frymëmarrjet e fundit të jetës së tij e ftoi armikun të jetë i lirë. Në kohën kur kishte marrë me mijëra plagë në trupin e tij dhe më nuk kishte forcë të qëndrojë në këmbë, armiku u vendos mes tij dhe tendave të tij dhe synonte të sulmonte tendat e karvanit të tij, Imam Husejni (a.s.) thirri me zë të lartë: “Nëse nuk keni fe, të paktën bëhuni të lirë!”, do të thotë se nëse bota tjetër nuk ka rëndësi për juve dhe nuk besoni në Zotin dhe në të Dërguarin e Tij, të paktën qëndroni besnikë ndaj zakoneve të mira të të mëdhenjve tuaj paraardhës. Kultura e arabëve edhe pse kishte shumë aspekte të errëta dhe injorante, por kishte edhe zakone të mira në mesin e tyre të cilat ishin të pëlqyera dhe ishin të afërta me virtytet njerëzore. Një prej këtyre zakoneve ishte ky që arabët derisa nuk përfundonte lufta, nuk bënin agresion ndaj pasurisë dhe pronës së personit të mposhtur dhe nuk i robëronin grat dhe fëmijët. Imam Husejni (a.s.) në frymëmarrjet e fundit të jetës së tij është munduar ta zgjojë ndërgjegjen e tyre në mënyrë që ata të vijnë në vete dhe të heqin dorë nga veprimet e këqija dhe çnjerëzore. Është transmetuar se në ato çaste, dy ushtarë nga ushtria e Jezidit e kishin kuptuar veprimin e vet të keq dhe çnjerëzor dhe kishin filluar të luftonin kundër armikut dhe të mbronin familjen e Imam Husejnit (a.s.) dhe luftuar në mbrojtje të virtyteve njerëzore derisa u martirizuan.

Imam Husejni (a.s.) përball kërkesave të pavend dhe të padrejta të pushtetit tiran të dinastisë Emevite gjithnjë ka rezistuar dhe kurrë nuk ka pranuar të bëjë bej’at dhe besëlidhje me padrejtësinë dhe me kryengritjen e vet i dha njerëzimit mësimin e pavdekshëm për liri, për çlirim, burrëri dhe virtyte njerëzore. Mospranimi i nënshtrimit dhe poshtërimit para padrejtësisë dhe tiranisë, është prej karakteristikave të njerëzve të çliruar nga prangat e kësaj bote. Roli i pashembullt i Imam Husejnit (a.s.) në ringjalljen e kulturës së lirisë dhe çlirimit nga prangat e kësaj bote materiale, është bërë shkak që atij t’i japin epitetin “Zotëria i njerëzve të lirë”, për arsye se Husejni (a.s.) ka qenë rob besimtar i Zotit i cili është ndarë nga gjithçka tjetër dhe është bashkuar me Zotin. E lusim Zotin e madhëruar që edhe ne duke e ndjekur rrugën e Imam Husejnit (a.s.), të qëndrojmë dhe rezistojmë përball zullumqarëve dhe tiranive të kohës tonë, madje edhe në rrethanat më të vështira të mos dorëzohemi para dëshirave të tyre egoiste!

 

Tags