Mbretërit e marshit në këmbë (2) Arien 35 vjeçar nga Holanda
(last modified Tue, 05 Sep 2023 18:15:43 GMT )
Shtator 05, 2023 20:15 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të flasim në lidhje me mënyrën e pranimit të fesë Islame nga Arien dhe se si e percepton ky mysliman i ri holandez marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

Që kur isha 14 vjeç, kam lexuar për fe të ndryshme dhe praktika të ndryshme shpirtërore për të gjetur të vërtetën time. Të ndërtojë veten dhe ta njoh më shumë Zotin e madhëruar. Në moshën 18-vjeçare, kisha vendosur të kthehesha dhe të jetoja si besimtar i krishterë me bindje të forta. Sigurisht, doja një krishterim që të kishte më shumë misticizëm dhe spiritualitet. Në atë kohë, një nga miqtë e mi më tha se ka gjëra në Kur'anin e shenjtë që flasin për Isaun a.s. dhe zonjën Merjem (s.a.). Është interesante se ai vetë nuk ishte mysliman, por më shtyu mua drejt Islamit. Nuk kisha njohuri për ato materiale sepse vetë Islami ishte ende i panjohur për mua. Vendosa të lexoj më shumë rreth Islamit. Shkova dhe bleva një Kur'an të shenjtë dhe pasi e lexova, u bë shumë e lehtë për mua të pranoja se Kur'ani i shenjtë është fjalë e Zotit dhe se Muhamedi s.a.v.s. është profet i dërguar nga Zoti i madhëruar.

Megjithatë, për një periudhë të shkurtër kohore më interesonte të ndjek besime më të vjetra si Budizmi dhe Hinduizmi, megjithëse besoja se këto besimi mund të ishin shtrembëruar dhe korruptuar me kalimin e kohës. Ideja ime e radhës ishte të studioja dhe shqyrtoja fetë më të reja dhe më të fundit, por edhe atëherë nuk kisha asnjë vendim paraprak për të ndryshuar fenë time dhe për t'u bërë mysliman, thjesht vetëm studioja dhe hulumtoja.

...................................

Një ngjarje tjetër e rëndësishme që ka ndodhur në jetën time ishte kjo që unë shkova në Stamboll me një kamping studentor. Qëllimi i universitetit për atë kamping ishte që ata besonin se ne duhet të përjetojmë nga afër ndërveprimin midis Lindjes dhe Perëndimit. Për këtë arsye shkuam në Stamboll, i cili konsiderohet si porta e hyrjes midis Evropës dhe Azisë.

Atje dëshiroja të shihja një xhami, natyrisht, jo vetëm aspektet e saj arkitekturore, por dëshiroja të përjetoja edhe faljen e namazit. Si turist pashë xhaminë Aja Sofia, por më pas shkova në një xhami më të vogël aty pranë, e quajtur xhamia e Ibrahim Pashës. Ishte hera e parë që shkoja në xhami gjatë namazit. I luta Zotin e madhëruar të tregonte mirësi dhe të më udhëzonte mua duke thënë: "Më ndihmo dhe më trego rrugën e duhur që po kërkoj. Më udhëzo në rrugën e spiritualitetit dhe misticizmit që kërkoja!"

Pas faljes së namazit, një nga dijetarët vendas erdhi me mua në hotel dhe biseduam. Ai më bëri pyetje për parimet e fesë dhe unë iu përgjigja të gjithave. Për shembull, ai më pyeti: "A besoj në Zot? A besoj në jetën pas vdekjes? A besoj në Ditën e Gjykimit dhe engjëjt?" Pasi u përgjigja, ai më tha: "Ti je praktikisht mysliman. Nëse ju pëlqen, shqiptojeni dy shehadetët dhe prano fenë Islame".

Në atë kohë mendova se nuk duhet të veproja me nxitim në këtë çështje dhe është ende herët. Pastaj mendova me vete, nëse nuk e bëj këtë hap tani, mund të mos e bëj kurrë. Mendova se ndoshta kjo ishte ajo që po i kërkoja Zotit në lutjet e mia. Nuk doja ta humbisja këtë mundësi.

Më në fund vendosa dhe thashë me vete, më lejoni ta bëj këtë hap përpara, nëse nuk marr rezultate, mund të kthehem atje ku isha dhe kështu filloi rrugëtimi im shpirtëror. Mendoj se arsyeja më e rëndësishme për ndryshimin e fesë sime ishte se procesi nëpër të cilin kalova ishte një proces racional. Kam parë disa që kanë ndryshuar fenë dhe kanë pranuar Islamin të thonë se kanë parë diçka në ëndërr ose u kanë thënë diçka, por me mua nuk ishte aspak kështu. Tani që shqyrtoj ngjarjet e asaj periudhe, shoh se për atë moment isha përgatitur prej disa vitesh. Nuk ishte se ne papritmas vendosëm të heqim dorë nga krishterimi dhe nga jeta ime e kaluar dhe të bëhesha mysliman. Për një kohë të gjatë, jeta ime praktikisht ishte bërë si jeta e një myslimani dhe më mungonin vetëm disa rituale dhe praktika si falja e namazit, kështu që e kisha të lehtë të vazhdoja rrugën.

.......................................

Shoqëria në të cilën jetoj është shumë e hapur, secili mund të bëjë zgjedhjen e tij, kështu që nuk keni pse të debatoni me askënd. Por unë po bëja polemika dhe debate me një nga miqtë e mi më të ngushtë që më vonë u bë mysliman. Dikur bënim diskutime serioze së bashku për politikën, shoqërinë, për mos pirjen e alkoolit dhe mospërdorimin e drogave, e gjëra të tilla, por diskutime specifike fetare nuk mund të ngriheshin në grupin e miqve, sepse shumë prej tyre ishin laikë dhe nuk e pranin autoritetin e fesë fare.

Pasi u bëra mysliman, pashë se nuk mund ta pranoja narrativën zyrtare sunite të historisë islame. Ata thoshin; Zoti dërgoi Profetin Muhamed s.a.v.s. dhe ai, si profeti i fundit hyjnor, solli edhe librin e fundit hyjnor dhe për periudhën pas tij, Zoti tha: "Mirë, mbaroi dhe pjesën tjetër të rrugës duhet ta kaloni vetë". Unë isha pak i hutuar se cili version është i saktë. Më vonë, kur mendova më logjikisht dhe i kushtova më shumë vëmendje kësaj çështje, pashë se Zoti, i cili i ka dërguar njerëzimit profetë dhe udhërrëfyes për mijëra vjet, nuk është e logjikshme që t'i japë fund gjithçkaje menjëherë dhe ta lërë njerëzimin në një epokë plot kaos. Prandaj, në mendjen time, besimi në Imamet dukej shumë më logjik. Ndoshta kjo është ajo që më bëri të interesohem për medhëhebin shiit.

Më kujtohet se për mua, që sapo kisha filluar të ndjek shkollën shiite dhe kisha krijuar një marrëdhënie të mirë me myslimanët shiitë, ajo që dukej paksa e çuditshme ishin dispozitat që disa shiitë parashtronin në lidhje me çështjet sekondare të fesë. Për shembull, ju e keni për detyrë të doni Ehli Bejtin (a.s.). Gjëja e çuditshme ishte ta bësh të detyrueshme dashurinë! Ishte një gjë e çuditshme ta bësh të detyrueshme të duash dikë. Mendova se ishte irracionale, ndaj nuk e përfshiva shumë veten në këtë çështje. Më vonë, kur u njoha më shumë me Ehli Bejtin (a.s.), e kuptova më mirë se këtë dashuri duhet ta përjetojë secili njeri personalisht. Nuk mund të detyrosh askënd. Kjo është diçka që secili duhet ta gjejë në vetvete. Sipas meje, vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.) është një nga mënyrat për të krijuar dashuri. Unë mendoj se fryma e mëshirës së Imam Husejnit (a.s.) është e pranishme dhe është aty. Ashtu si në botën materiale, nëse shkruani një letër, dërgoni një e-mail ose telefononi dikë, përfundimisht kjo do të çojë në takimin personal me të dhe krijimin e dashurisë dhe miqësisë. Vizita e këtij vendi gjithashtu e bën më të ngushtë lidhjen tonë me Imam Husejnin (a.s.). Një nga shenjat e kësaj dashurie është se ndjenja dhe disponimi i vizitës së varrit të secilit imam është i ndryshëm nga vizita e imamit tjetër, sepse në çdo vizitë takoni një person tjetër që është i ndryshëm nga baballarët e tjerë të tij. Ka diçka vërtet të ndryshme në Qerbela dhe në mauzoleun e Imam Hosejnit (a.s.) që është e ndryshme nga xhamitë e imamëve të tjerë.

..............................................

Ishte një kohë kur doja të bëhesha studiues i feve. Në atë kohë isha i zënë me një tezë doktorature që lidhej me rolin e ritualeve dhe simboleve fetare te myslimanët shiitë në Lindjen e Mesme. Që nga ajo kohë u lidha me një nga zyrtarët e karvaneve të marshit të Arbainit. Ai më tha: "Kjo është një ceremoni që duhet të vini dhe ta shihni vetë". Tani që kam ardhur, jam plotësisht dakord me të, është vërtet një përvojë unike. Një përvojë e tillë shpirtërore do të ndikojë padyshim në të menduarit dhe stilin tuaj të jetesës.

Në vetë marshin e Arbainit për mua është më e rëndësishme rruga se sa arritja dhe shikimi. Gjatë rrugës, unë jam duke kërkuar më shumë një prani shpirtërore dhe jam i sigurt se kjo do të bëhet e vërtetë për mua. Për mendimin tim, për të shijuar vizitën e Arbainit, thjesht duhet të vini dhe ta ndjeni nga afër. Mediat, sidomos në Perëndim, nuk janë një mënyrë e mirë për të marrë informacion për marshin e Arbainit.

Në fushën time të ekspertizës, ka një fushë për të studiuar zakone të çuditshme, që është një degë e studimeve orientale. Ata e shohin botën myslimane si një botë të çuditshme që është më së shumti e përfshirë në dhimbje dhe vuajtje, dhunë dhe abuzime dhe gjëra të tilla. Ata mendojnë se që nga shekulli i 17-të, gjëra të tilla kanë qenë të vetmet lajme në botën myslimane dhe janë akoma duke vazhduar. Mund të jetë e vështirë të besohet, por kjo pikëpamje është ende shumë e zakonshme sot. Gjatë periudhës së Ashures deri në Arbain, disa revista dhe gazeta mbushin faqet e tyre vetëm me imazhe gjaku dhe dhune dhe shkruajnë vetëm për akte dhe plagë të dhunshme. Nuk mendoj se mund t'u besohet gazetave të tilla. Unë akoma nuk kam parë shumë lajme për Arbainin në media.

.......................................

Në rastin e Imam Husejnit (a.s.), mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është se ai gjithmonë u përpoq të krijonte unitet në shoqëri, në vend që të kërkonte pushtet dhe të fitonte një pozicion politikë të rëndësishëm për veten e tij. Kjo çështje është e vërtetë edhe për imamët e tjerë. Kur të shqyrtoni sjelljen e Imam Aliut (a.s.) dhe fëmijëve të tij, do të shihni se Imam Aliu (a.s.) hoqi dorë nga pushteti shtetëror përball atyre që e luftuan atë në pushtet dhe status të kësaj bote materiale, por ai ngriti shpatën kundër havarixhëve të cilët ishin grupi i parë tekfirist në Islam dhe nuk u tërhoq asnjëherë nga qëndrimet e tij. Imamët tanë nuk hezituan asnjëherë ta mbrojnë fenë. Feja ishte vija e kuqe e tyre, ky është mësimi më i madh që duhet të mësojmë nga Imam Husejni (a.s.). Duhet të qëndrojmë dhe rezistojmë kundër devijimeve fetare dhe konflikteve qesharake siç janë pretendimet e ISIS.

Kam pasur kontakte me shumë tekfiristë. Ata janë të bollshëm në Holandë. Fatkeqësisht, Holanda ka qenë një burim i madh për sigurimin e forcave të Frontit Xhihadist Selefi. Personalisht, mendoj se motivimi kryesor i atyre që i bashkohen ISIS-it nuk është feja, por dështimet personale dhe urrejtja ndaj shoqërisë. Ata mendojnë se Islami i vërtetë është ajo që thotë ISIS, por kur i shikojmë me kujdes veprimet e tyre, shohim se ky nuk është aspak Islam. Shpresoj që Arbaini të jetë një mundësi për myslimanët për t'u rilidhur me njëri-tjetrin dhe një mundësi për t'i njohur të tjerët me Islamin e vërtetë.

Tags