Sulmet e reja raketore të Amerikës, përpjekje për destabilizimin e rajonit
(last modified Fri, 20 Apr 2018 09:05:39 GMT )
Prill 20, 2018 11:05 Europe/Tirane

Donald Trump, presidenti i Amerikës, të premten në mbrëmje, në një konferencë shtypi, deklaroi se ka dhënë urdhrin për të sulmuar disa objektiva në Siri.

Presidenti amerikan tha se ky veprim është bërë në koordinim me Britaninë e Madhe dhe Francën. Autoritetet e Amerikës Britanisë së Madhe dhe të Francës gjatë ditëve të fundit duke akuzuar qeverinë e Sirisë për kryerjen e sulmeve me armë kimike në qytetin Duma të rajonit Ghuta Lindore, synonin të arsyetonin një sulm të mundshëm ushtarak kundër Sirisë. Terroristët që veprojnë në qytetin Duma të Sirisë të shtunën në mbrëmje kanë akuzuar Damaskun për përdorimin e armëve kimike gjatë sulmeve në këtë qytet. Akuzë kjo që qeveria e Sirisë e ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë. Ky sulm raketor i treshes perëndimore është kryer me pretekst të sulmeve kimike të pretenduara në qytetin Duma të Sirisë. Kjo është në kohën kur qeveria e Sirisë në bazë të një marrëveshje që ka nënshkruar në vitin 2014, të gjitha armët kimike të saj nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të OKB dhe të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike i ka hequr nga përdorimi dhe i ka dorëzuar te autoritetet ndërkombëtare. Veprimi i ngutshëm i Amerikës dhe aleatëve të saj për të sulmuar ushtarakisht Sirinë para kryerjes së hetimeve të paanshme ndërkombëtare në lidhje me sulmin kimik të pretenduar në qytetin Duma të rajonit Ghuta Lindore, ka treguar qartë qëllimet luftënxitëse të tyre. Kjo çështje tregoi se pretendimet e paraqitura në lidhje me sulmin kimik në qytetin Duma, janë bërë vetëm me qëllim të mbulimit të veprimeve të terroristëve dhe për të arsyetuar veprimet ushtarake të huaja në Siri. Çështje tjetër është kjo që esencialisht ndërhyrja ushtarake dhe sulmi ushtarak kundër Sirisë është bërë pa aprovimin e OKB dhe në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe shkelje e Kartës së OKB. Në këtë drejtim raportuesi i OKB duke theksuar se Amerika nuk ka kurrfarë të drejte për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, sulmin e perëndimit kundër Sirisë e ka quajtur shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. Anders Zumakh, një prej raportuesve të OKB, në një intervistë me mediat e Zvicrës, në përgjigje të kësaj pyetje se a ka legjitimitet ligjor ky sulm ushtarak si një përgjigje kundër përdorimit të armëve kimike në Siri, ka thënë: "Jo, një veprim i tillë në çfarëdo rrethana që të jetë, është i paligjshëm. Në këtë rast për Amerikën nuk ekziston kurrfarë të drejta për mbrojtje personale dhe për kryerjen e veprimeve parandaluese. Sulmi raketor kundër Sirisë është bërë pa aprovimin e KS të OKB dhe konsiderohet shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare".

Shumica e ekspertëve konsiderojnë se akuzimi i qeverisë së Sirisë për përdorimin e armëve kimike, është një veprime për të devijuara opinionin publik dhe për ta paraqitur realitetin në mënyrë të përmbysur dhe të kundërt paralelë me fitoret e fundit të ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terroristëve. Amerika dhe aleatët e saj janë të shqetësuar shumë për disfatën e plotë të terroristëve në Siri, prandaj nëpërmjet aventurave të reja, synojnë të ndryshojnë ekuacionet në Siri në favor të tyre. Amerikanët edhe në mars-prill të vitit të kaluar kanë kryer sulme raketora nga anijet luftarake të tyre në Detin Mesdhe kundër Sirisë dhe në veçanti kanë bombarduar bazën ushtarake ajrore Al-Shayrat me dhjetëra raketa. Sulmi i mëparshëm raketor i Amerikës kundër Sirisë është bërë shkak që grupet vëzhguese të konsiderojnë të prerë veprimin ushtarak të Amerikës kundër Sirisë. Përveç kësaj, Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, së fundi ka zhvilluar bisedime të gjera me qeveritarët perëndimorë, sidomos me Donald Trump dhe pas këtyre bisedimeve dhe bashkëpunimeve, janë publikuar shumë lajmeve të ndryshme në lidhje me premtimet dhe marrëveshjet e mundshme të sauditëve me krerët e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me mbështetjen financiare të Riadit ndaj politikës luftënxitëse të re të Amerikës kundër Sirisë.

Përkrah këtyre analizave, Trump që nga fillimi i krijimit të valës së re të krizës në Siri, synonte që eksperiencat e veta në Twitter në shkarkimin e anëtarëve të kabinetit të tij qeveritar, në sulmin ndaj kritikëve të brendshme, në luftën tregtare me Evropën dhe Kinën, në polemikat dhe negociatat me Korenë Veriore etj., t'i provojë edhe në lidhje me Sirinë dhe nëpërmjet një sulmi objektiv dhe të kufizuar kundër Sirisë, në radhë të parë të ekspozojë përsëri fuqinë e tij dhe duke penguar fitoren përfundimtare të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj, t'i kënaq më shumë aleatet e tij tradicional në Riad dhe Tel Avivi. Mirëpo shtrohet pyetja se në një periudhë të tillë çfarë zhvillime dhe çfarë ndryshime janë krijuar në skenën e Sirisë të cilat u bënë shkak që të ndodhë një ndryshim i madh në politikat e Uashingtoni i cili deri para disa ditëve fliste për largimin e forcave amerikane nga Siria, ndërsa tani hyri në një fazë më të madhe ushtarake në Siri dhe shtojë veprimet e veta ushtarake kundër Sirisë?  

Një analist italian në lidhje me këtë çështje, beson se Trump në lidhje me Sirinë është tërësisht i hutuar. Sebastiano Kaputo, analisti italian, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Sputnik, vuri në dukje presionin e lobit të armëve mbi Donald Trump, presidentin e Amerikës, për të vazhduar luftën në Siri dhe tha: "Trump në lidhje me krizën në Siri, është futur në një lloj hutimi dhe veprimet e tij aventuriste periodike ushtarake kundër këtij vendi, mund të analizohen në këtë kuadër".

Realiteti është ky që kriza disavjeçare e Sirisë, me disfatën e terroristëve jo vetëm në këtë vend por edhe në Irak, ka krijuar ekuacione të reja me faktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Para zhvillimeve të fundit, disa ngjarje që ndodhen shkaktuan shqetësimin e Amerikës që disa prej tyre mund të përmenden si humbjet e gjera të terroristëve në rajonet e ndryshme të Sirisë sidomos në Ghuta Lindore, zhvillimi i negociatave të suksesshme mes grupeve kryengritëse dhe qeverisë së Sirisë në Soçi të Rusisë dhe faza e fundit e këtyre ngjarjeve përfundon me organizimin e takimit trepalësh para disa ditësh mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Ankara. Të gjitha këto zhvillime tregojnë reduktimin e rolit dhe ndikimit të Amerikës dhe faktorëve të saj në rajonin e Lindjes së Mesme sidomos në rrugën e zhvillimeve të Sirisë, çështje kjo që nuk është e dëshirueshme për Amerikën. Në rrethana të tilla me zhurmën propagandistike dhe me pozicionimet ushtarake, Uashingtoni pretendon se po synon t'i ndryshojë deri diku ekuacionet në favor të tij. Në një atmosferë të tillë, duhet thënë se sulmet raketore të Amerikës kundër Sirisë ndjekin qëllime të caktuara si: hyrja më tepër në krizën e Sirisë dhe marrja e më shumë interesave nga e ardhmja e këtij vendi, mbulimi i disfatave dhe humbjeve të njëpasnjëshme të terroristëve të mbështetur nga Amerika dhe Perëndimi në Siri dhe Irak dhe dhënia e moralit më të madh atyre, ushtrimi i presionit më të madh mbi Damaskun për të pranuar në rol më të madh të Uashingtonit dhe Riadit në Siri, si dhe reduktimin e rolit të madh të Iranit dhe Rusisë në Siri. Mirëpo eksperiencat e mëparshme kanë treguar se me ndërhyrjen më të madhe të Amerikës në krizat e ndryshme, këto kriza zakonisht marrin dimensione më të rrezikshme dhe përveç kësaj, Amerika dhe aleatët e saj më tepër e fusin vetën në baltën e krijuar vet në zemrën e krizave të krijuara nga ata në rajon. Trump po i bie daulles së luftë në Siri, në kohën kur veprimet ushtarake të SHBA-ve në Siri në kuadër të veprimeve të koalicionit kundër terrorizmit të drejtuar nga Amerika, nuk kanë patur kurrfarë rezultati tjetër, përveçse vrasjes së popullatës civile dhe shkatërrimeve për popullin e Sirisë dhe vazhdimin e jetës së terroristëve. Sidoqoftë, sulmet të kufizuara aktuale të Amerikës kundër Sirisë pavarësisht zhurmës së madhe të Trump, tregojnë qasjen e kujdesshme të tij ndaj krizës në Siri dhe gjithashtu frikën e tij për përgjigjen e prerë të rezistencës së Sirisë dhe aleatëve të saj. Ajo që është e sigurt është kjo që politika e Trump e cila është e bazuar mbi globalizimin e luftës, është bërë shkak që në arenën ndërkombëtare të sundojë një atmosferë lufte e cila ka ashpërsuar konfliktet dhe tensionet politike dhe diplomatike mes Amerikës dhe vende të ndryshme të botës. Prandaj një sjellje e tillë ka ngjallur urrejtjen më të madhe të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Amerikës duke përshkruar atë si një shtet luftënxitës. Protestat e mëdha të opinionit publik dhe gjithashtu protestat e popullit sirian në dënimin e sulmeve raketore të Amerikës, tregojnë më shumë këtë realitet që lëvizjet e reja ushtarake të Amerikës dhe aleateve të saj kundër Sirisë, janë lëvizje të gjykuara për të dështuar.

Tags