Dita Botërore e Kodsit, fati i Palestinës në kalimin e historisë (1)
(last modified Wed, 29 May 2019 10:38:01 GMT )
May 29, 2019 12:38 Europe/Tirane

Imam Khomejni (ra), themeluesi e Republikës Islamike të Iranit, me njohjen që kishte rreth natyrës së regjimit sionist dhe qëllimeve të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e emëroi “Dita Kodsit” në mënyrë që myslimanët e botës më shumë se në të kaluarën, në këtë ditë të deklarojnë unitetin dhe solidaritetin e tyre me popullin e Palestinës.

Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Dita e Kodsit nuk është vetën dita e Palestinës, por është një ditë në të cilën duhet t’ia bëjmë të qartë superfuqive se ata më nuk mund të çojnë përpara politikat e tyre në vendet islame. Dita Kodsit është një ditë në të cilën duhet t’i paralajmërojmë të gjitha superfuqitë se më Islami nuk do të qëndrojë nën sundimin hegjemonist dhe nuk do t’i nënshtrohet veprimeve tuaja djallëzore. Dita e Kodsit është dita e jetës së Islamit”.

Fati i Kodsit ndodhet në një periudhë kalimtare të ndjeshme historike dhe përballet me një sprovë të vështirë e cila do të përcaktojë fatin e popullit të Palestinës.

Në këtë program special të përgatitur me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, në fillim do të trajtojmë rëndësinë e Kodsit të shenjtë dhe në pjesën e dytë të këtij edicioni do të zbërthejmë lëvizjet e projektuara për zhdukjen e identitetit të Islamit në prapaskenën e projektit “Pazarllëku i Shekullit”.

Iu ftojmë të na ndiqni me edicionin e parë të këtij programi!

Tani kanë kaluar mbi 60 vjet që shteti i Palestinës dhe një pjesë tjetër e territoreve islame janë pushtuar nga sionistët.

Më datë 15 maj shënohet përvjetori i tragjedisë së pushtimit të Palestinës nga regjimi sionist në vitin 1948 që quhet ndryshe “Dita e Nekbatit”.

Fjala “Nekbat” që të do thotë tragjedi dhe mjerim, na kujton dy kujtime të hidhura që ruhen në memorien e palestinezëve: ngjarja e parë është themelimi i regjimit sionist uzurpues në vitin 1948 dhe ngjarja e dytë është dëbimi me dhunë i mbi 800 mijë palestinezëve nga vendbanimet dhe shtëpitë e tyre.

Fjala “Nekbat” jo vetëm që është simbol i një tragjedie që kanë ndodhur në atë vit mbi tokën e Palestinës, por tregon edhe vështirësitë dhe vuajtjet të cilat i janë imponuar këtij populli përgjatë disa dekadave të kaluara. Në realitet “Dita e Nekbatit” rrëfen një tragjedi njerëzore dhe shkatërrimin e një pjesës më të madhe të fondamenteve politike, ekonomike dhe kulturore të palestinezëve në mënyrë që të hapet rruga për deklarimin e ekzistencës së një shteti të paligjshëm dhe fals.

Gjatë këtyre viteve, populli i Palestinës ose është shpërngulur e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre ose një pjesë e konsiderueshme e tij ndodhet në territoret e pushtuara duke u bërë objektiv i diskriminimit dhe kërcënimeve të ashpra ose ndodhet në rajonin e Rripit të Gazës nën bllokadën e hekurt dhe të gjithanshme.

Regjimi i paligjshëm sionist që nga themelimi i tij në vitin 1948, gjithmonë ka ndjekur dy qëllime kryesore:

Qëllimi i parë ishte fitimi i një legjitimiteti njëkohësisht me të qenit pushtues, qëllim ky që nuk u realizua sepse rezistenca e Palestinës ka sfiduar legjitimitetin e regjimit pushtues të Izraelit.

Qëllimi i dytë i Izraelit është vendosje e pushtetit dhe zotërimi mbi qytetin dhe vendin e shenjtë Bejtul-Mokades që është kibla e parë e myslimanëve dhe shkatërrimin e identitetit islam të Kodsit dhe të territorit të Palestinës.

Bejtul-Mokades që nga viti 1967 ndodhet nën pushtimin e Izraelit.

Kodsi i shenjtë nuk është vetëm një simbol dhe një vend i shenjtë, por është një qendër e rëndësishme që konsiderohet bosht i unitetit të myslimanëve.

Në transmetimet islame Xhamia Al Aksa është përmendur si xhamia e tretë e shenjtë në Islam pas Masxhidul-Haram në Meke dhe Xhamisë së Profetit në Medine. Aktualisht kjo kibla e parë e myslimanëve ndodhet nën rrezikun e pushtimit dhe gëlltitjes tërësisht nga regjimi pushtues sionist.

Vendosja e pushtimit mbi Kodsin e shenjtë dhe ndryshimi i identitetit islamik të këtij vendi të shenjtë dhe hebraizimi i territoreve të Palestinës, gjithmonë ishte një qëllim strategjik për sionistët, mirëpo shpeshherë kanë dështuar në realizimin e këtij qëllimi.  

Regjimi sionist deri më tani ka zhvilluar në katër luftëra të rëndësishme me Hezbullahun e Libanit dhe me grupet e rezistencës së Palestinës, ka pësuar disfatë. Në luftën 33 ditore, në luftën 22 ditore dhe në luftën tetë ditore, forcat e rezistencës nga aspekti i posedimit të pajisjeve ushtarake përball regjimit sionist, nuk kishin kushte shumë të përshtatshme, mirëpo pavarësisht kësaj ato fituan. Këto fitore u plotësuan në luftën 51 ditore në Rripin e Gazës.

Disfata disa herë e regjimi sionist në përballje me lëvizjet e rezistencës në Liban dhe në Rripin e Gazës treguan se sa i brishtë është regjimi sionist dhe mbështetësi i tij kryesor, do të thotë shteti i Amerikës.

Me përkeqësimin e situatës së regjimit sionist në rajon, Amerika me veprimet provokuese është munduar që ta shpëtojë këtë regjim nga shkatërrimi dhe në këtë drejtim e përshpejtojë zbatimin e planit për ndryshimin e identitetit të territoreve palestineze.

Amerika në kuadër të këtij qëllimi, duke shpallur Kodsin e shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist, ka ngjallur në nivel të gjerë irritimin dhe urrejtjen e botës islame ndaj këtij regjimi.

Kongresi i Amerikës më 23 tetor të vitit 1995, miratoi planin për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jerusalem). Ky vendim i Amerikës është marrë në kohën kur Bejtul-Mokades në bazë të rezolutave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar, është pjesë e territoreve të pushtuara palestineze. Këshilli i Sigurisë së OKB në dhjetor të vitit 2016, ka miratuar një rezolutë tjetër dhe ka theksuar: “Nuk do të njihet zyrtarisht kurrfarë ndryshimi në kufijtë e para 4 qershorit të vitit 1967, duke përfshirë edhe situatën në lidhje me Bejtul-Mokades, përveç nëse palët në negociata arrin marrëveshje në lidhje me këtë çështje”.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me këtë lëvizje jashtë normave dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat dhe traktatet ndërkombëtare, edhe njëherë ka treguar se nuk respekton fare rezolutat ndërkombëtare dhe anashkalon plotësisht traktatet ndërkombëtare.

Trump gjithashtu me të njëjtat ide sioniste që kishin të gjithë qeveritarët dhe presidentët e Amerikës, me një veprim anti-ligjor duke deklaruar Kodsin si kryeqytet të regjimit pushtues sionist, një pjesë të rëndësishëm dhe të pandashme të botës islame me një histori të lashtë dhe me vlera fetare, ia fali një regjimit agresor dhe pushtues dhe njohu zyrtarisht pushtimin e kësaj pjese.

Në kohën kur Kodsi i shenjtë është kryeqytet i Palestinës dhe gjithashtu simboli i identitetit të Palestinës dhe të të gjithë palestinezëve. Uzurpuesit e territorit të Palestinës me gëlltitjen e tij, synojnë të shkatërrojnë një herë e përgjithmonë identitetin e një populli.

Natyrisht bashkëpunimin dhe butësia e treguar në çështjet rajonale dhe politike e kompromisit me pushtuesit dhe besimi në premtimet e rrejshme, janë prej faktorëve të cilët janë bërë shkak që autoritetet e Amerikës, Izraelit dhe Arabisë Saudite të bëhen më të guximshëm në përballjen me çështjen e Palestinës.

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në reagim ndaj deklarimit të Kodis të pushtuar si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e presidentit të Amerikës, në një fjalim ka zbuluar skandalet e kësaj çështje dhe ka kritikuar neglizhencën e disa shteteve arabe në këtë drejtim, ndërsa ka thënë:

“Për Amerikën nuk ekziston asnjë traktat e aleat më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm se sa Izraeli. Çfarë vlere kanë aleatët arabë dhe myslimanë të Amerikës për Trump? Në realit nuk kanë kurrfarë vlere. Amerika i jep rëndësie asgjëje dhe asnjë aleati tjetër, përveç regjimit sionist dhe interesave të këtij regjimi”.

Sipas fjalëve më të sakta të Sejed Hasan Nasrullah, aktualisht 100 vite pas lëshimit të deklaratës së Balfurit, është publikua versioni i dytë i saj.

Në realitet, atë çfarë e kërkonin sionistët përgjatë dhjetëra viteve, Donald Trump ua bëri atyre vetëm për një çast dhe ky është një rrezik serioz. Trump në të vërtetë i dha edhe plumbin e fundit procesit të negociatave, sepse pas nxjerrjes së zemrës së Palestinës dhe identitetit kryesor të saj, do të thotë Kodsit të shenjtë, nuk do të mbetët asgjë nga Palestina.

Në këtë mënyrë çështja e Kodsit është më e lartë se sa uzurpimi i territorit dhe çështja e Palestinës si një vend islam.

Nuk ekziston kurrfarë dyshimi që çlirimi i popullit të shtypur të Palestinës nga kjo dhunë e padrejtësi e madhe, është një detyrë njerëzore, fetare dhe morale dhe të gjitha shoqëritë njerëzore si qytetarë të shoqërisë globale e kanë për detyrë që të veprojnë në këtë drejtim.

E drejta për përcaktimin e fatit është një prej të drejtave të pranuara në nivelin ndërkombëtar të cilën e thekson edhe Karta e OKB-së për të drejta të njeriut. Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vitin 2000, ka paraqitur propozimin për organizimin e një referendumi për të përcaktuar fatin e Palestinës.  

Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështje në fjalën e tij në takim me një grup profesorësh dhe studiuesve universitarë, duke kritikuar heshtjen e shteteve evropiane përball krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe në Kodsin e shenjtë, deklaroi: “Gjithnjë kemi thënë se për të përcaktuar llojin e sistemit qeverisës në vendin historik dhe të lashtë të Palestinës, duhet ndjekur një metodë të cilën e pranon e gjithë bota, pra referimi në opinionin e qytetarëve dhe duhet të kërkuar mendimi i të gjithë palestinezëve të vërtetë si myslimanë, si të krishterë dhe si hebrenj të cilët kanë jetuar të paktën 80 vjet në këtë vend dhe si ata ndodhen brenda në Palestinë si ata që janë shpërngulur me dhunë nga territoret e pushtuara”.

Ajetullah Khamenei shtoi: “Ky është plani i Republikës Islamike të Iranit për çështjen e Palestinës i cili është regjistruar edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. A nuk është në përputhje me standardet të cilat i pranon e gjithë bota? Atëherë pse shtetet evropiane nuk janë të gatshme ta kuptojnë këtë plan?!”.

Tags