Dita Botërore e Kodsit, fati i Palestinës në kalimin e historisë (2)
(last modified Wed, 29 May 2019 10:39:15 GMT )
May 29, 2019 12:39 Europe/Tirane
  • Dita Botërore e Kodsit, fati i Palestinës në kalimin e historisë (2)

Kodsi është Kibla e parë e myslimanëve të botës dhe është tokë kryesore dhe vendbanim i mijëra refugjatëve myslimanë palestinezë që arroganca botërore nëpërmjet sionistëve kriminelë që nga viti 1948, ka pushtuar këtë territor dhe ka dëbuar më dhunë banorët e tij dhe e ka vendosur atë nën pushtimin e forcave pushtuese sioniste.

Sot Kodsi i shenjtë ndodhet përball një komploti të madh të cilin e quajnë “Akordi i Shekullit” ose “marrëveshja përfundimtare”. Akordi i shekullit është një plan i propozuar nga qeveria e Amerikës dhe regjimi sionist dhe me mbështetjen e Arabisë Saudite për t’i dhënë fund konfliktit të Izraelit me Palestinës dhe konsiderohet një përgatitje e rrethanave për normalizimin e marrëdhënieve arabo-izraelite.

Në këtë plan dhe negociatat e mëpasshme gjoja zgjidh çështjen e refugjatëve palestinezë me një vendbanim zëvendësues jashtë Palestinës së pushtuar dhe anulon përfundimisht të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në vendin e tyre një herë e përgjithmonë.

Hasan Hanizade, analist i çështjeve politike, në lidhje me këtë çështje thotë:

“Duke marrë parasysh këtë se Trump gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të kaluara u ka dhënë premtime serioze lobit sionist AIPAC, tani presidenti i Amerikës çështjen e sigurisë së regjimit sionist duhet ta vendos në mënyrë serioze në krye të programeve të tij pikërisht në kuadër të atyre motove elektorale. Nga kjo pikëpamje, Shtëpia e Bardhë që nga dita e parë e fillimit të mandatit presidencial të Trump, ka synuar të shtojë ndikimin politik dhe frontal të sionistëve në të gjithë territoret e pushtuar deri në kufijtë e vitit 1967. Në këtë kuadër, prej hapave më të rëndësishme që ish-presidentët e Amerikës nuk ishin në gjendje ta bëjnë atë, është plani për njohjen zyrtare të Bejtul-Mokades si kryeqytet zyrtar të regjimit sionist dhe më pas transferimi i ambasadës së Amerikës në Bejtul-Mokades. Ky lloj i veprimeve në mënyrë paraprake tregojnë se Trump për dosjen e Palestinës ka programe serioze në përputhje me interesat e sionistëve. Paralelë me këto çështje, aktualisht ndërprerja e ndihmave të Amerikës për agjencinë UNRWA dhe gjithashtu mbyllja e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington, mund të konsiderohet pjesë e po asaj marrëveshje të madhe të shekullit. Ky plan përveç me rolin e Trump, por zhvillohet edhe me bashkëpunimin e Netanjahut dhe Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite. Objektiv i përgjithshëm i këtij programi dhe plani është shkrirja dhe zhdukja e një vendi me emrin Palestinë dhe mosekzistenca e një shtetësie me emrin palestinez.

Dëshmitë tregojnë se Izraeli synon që pas zbatimit të planit “akordi i shekullit”, të ndajë rajonin në disa pjesë dhe më pas synon të ndryshojë strukturën politike dhe shoqërore të territoreve të pushtuara, në atë mënyrë që qysh më parë ai ka deklaruar mënyrën e ndërtimit të kolonive sioniste në harta dhe së fundi kryeministri i regjimit sionist ka bërë të ditur ndërtimin e një kolonie sioniste me emrin “Trump” në lartësitë e pushtuar të Golanit.

Në bazë të këtij plani amerikano-sionist, shteti i Palestinës do të formohet vetëm në Rripin e Gazës dhe në rajonet A dhe B dhe në disa pjesë të rajonit C të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës ndërsa statusi përfundimtar i Kodsit të shenjtë dhe kthimi i refugjatëve palestinezë do të lihet në të përcaktohet në negociatat e mëpasshme ndërsa në hapin e fundit, fillojnë negociatat për kompromis mes regjimin sionist dhe vendeve arabe të drejtuara nga Arabia Saudite.

Qëllimi kryesor i këtij plani në radhë të parë është ta shndërrojë regjimin sionist në një vend dhe komb hebre dhe në radhë të dytë, dhënia e një sovraniteti dhe legjitimiteti të kufizuar palestinezëve në kuadër të territoreve të vitit 1967.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalën e tij në takimin me organizatorët e Haxhit, duke vë në dukje përqendrimin e armiqve për t’u përballur me myslimanët, sidomos në çështjen e Palestinës, ka thënë:

“Aktualisht amerikanët politikën djallëzore të tyre në lidhje me Palestinën e quajnë “akordi i shekullit”, mirëpo le ta dinë se me ndihmën e Zotit ky akord i shekullit nuk do të realizohet kurrë dhe përkundër dëshirës së qeveritarëve të Amerikës, çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë dhe Kodsi i shenjtë do të mbetet kryeqytet i Palestinës”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar këtë se populli i Palestinës do të qëndrojë dhe rezistojë përball këtij komploti dhe popujt myslimanë gjithashtu do të jenë mbështetës të popullit të Palestinës, ka thënë: “Natyrisht se disa shtete islame të cilat nuk kanë kurrfarë bindje në fenë Islame, për arsye të budallallëkut dhe injorancës dhe ambicieve të tyre, janë bërë pionierë të Amerikës, por me ndihmën e Zotit, umeti islam dhe populli i Palestinës do të ngadhënjejë përball armiqve të vet dhe ata do ta shikojnë se atë ditë kur regjimi fals sionist do të shkulet nga territori i Palestinës”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu në fjalën e tij në takim me anëtarët e Asamblesë Botërore të Ehli Bejtit (a.s.) dhe të Unionit të Radio dhe Televizioneve Islame, deklaroi se plani i amerikanë në rajon është krijimi i mosmarrëveshjeve mes vendeve të rajonit, shtimi i ndikimit politik dhe ekonomik e kulturor në vendet islame si dhe zhvillimi i një politike përçarëse mes myslimanëve.

Në realitet Amerika si mbështetësi më i madh i regjimit sionist, gjithnjë ka synuar forcimin dhe sigurinë e Izraelit dhe për realizimin e këtij qëllimi ka shfrytëzuar ndikimin e vet në strukturën politike, ekonomike dhe kulturore të vendeve islame.

Maxhid Safataxh, ekspert i çështjeve të Palestinës, duke analizuar qëllimet e Amerikës në kuadër të projektit “akordi i shekullit”, thotë: “

“Ky projekt zbatohet për t’i thënë gjoja fund konfliktit dhe përleshjeve 70 vjeçare mes Izraelit dhe palestinezëve, mirëpo e gjithë përmbajtja dhe pikat e paraqitura në këtë plan janë vetëm në interes të Izraelit. Deri në atë masë sa që në bazë të parashikimeve që janë bërë në tekstin e kësaj kontrate, edhe pjesa lindore e Bejtul-Mokades do t’i jepet regjimit sionist dhe e vetmja gjë që do t’i jepet palestinezëve është formimi i një shteti të Palestinës në bazë të kornizave politike të dëshiruara nga Tel Avivi. Çështje tjetër është kjo që Izraeli synon që përgjatë zbatimit të projektit “akordi i shekullit”, të zhduk njëherë e përgjithmonë të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre dhe përveç Amerikës edhe Arabia Saudite synon të zbatojë në veprim këtë çështje”.  

Aktualisht edhe pse lëvizja e rezistencës dhe zgjimi islamik ka ngushtuar fushëveprimin e armiqve të Islamit dhe ka neutralizuar shumë plane të tyre për ndarje territoriale në rajon, mirëpo ky komplot në asnjë mënyrë nuk duhet anashkalohet.

Hyrja e Trump në këtë skenë si një pionier tregon përkushtimin special të sionizmit global për ndryshimin e identitetit islamik të territorit të Palestinës dhe të Kodsit.

Khajam Al-Za’bi, ekspert i çështjeve politike, thotë:

“Edhe pse armiqtë e umetit arabë bëjnë përpjekje që çështja e Palestinës të harrohet nga memoria e opinionit publik, përsëri nuk mund të zhduket çështja e Palestinës. Kjo është për arsye se kjo e vërteta dhe një e drejtë historike. Kodsi i shenjtë do të mbetet Kibla e parë e myslimanëve dhe është sekret i dinjitetit të popullit të Palestinës. Qyteti i Kodsit dhe Xhamia Al Aksa mund të rimerret vetëm me lloje të ndryshme të rezistencës dhe në krye të tyre me rezistencën e armatosur”.

Një vështrim në të kaluarën tregon se regjimi sionist për ta vendosur pushtetin e plotë dhe zotërimit e tërë të tij mbi qytetin Kods me mbështetjen e Amerikës, ka bërë dhe po bënë shumë veprime të ndryshme si dëbimin me dhunë të banorëve autoktonë, uzurpimin e tokave dhe pronave palestineze, vendosjen e kolonëve sionistë në këtë qytet me qëllim ndryshimin e përbërjes së popullsisë në Bejtul-Mokades, shkatërrimin e veprave dhe objekteve historike dhe islame si dhe zhvillimin e agresionit të vazhdueshme dhe përdhosjen e Xhamisë Al Aksa nëpërmjet hyrjes me dhunë të kolonëve sionistë në këtë vend të shenjtë islam. Me padyshim se çfarëdo që fshihet prapa këtyre veprimeve të Uashingtonit, nuk do të ndihmojë procesin e paqes në Palestinë.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje në përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe Imam Xhafer Sadik (s.a.) në takim me funksionarët e institucioneve shtetërore dhe me ambasadorët e vendeve islame dhe të ftuarve të konferencës për unitet islamik, “Amerikën, regjimin sionist dhe regjimet e varura nga fuqitë e huaja” i quajti “Faraonë të botës së sotshme” dhe duke vë në dukje përpjekjet e tyre për të krijuar përçarje dhe konflikte mes umetit islamik, tha: “Disa politikanë amerikanë me dashje apo padashje kanë pohuar se në rajonin e Azisë Perëndimore duhet të krijohet luftë e konflikt në mënyrë që regjimi sionist të qëndrojë në një atmosferë të sigurt dhe trupi i përgjakur i botës islame të mos mund të zhvillojë progres”.

Ajetullah Khamenei theksoi: “Çështja e Palestinës sot qëndron në krye të çështjeve politike të Umetit Islamik dhe të gjithë kanë për detyrë të punojnë dhe të bëjnë përpjekje për çlirimin dhe shpëtimin e popullit të Palestinës”.

Realiteti është ky që populli i Palestinës për ta mbrojtur territorin dhe vendin e vet përball pushtuesve, deri më tani ka paguar çmim shumë të lartë dhe tani e tutje do të qëndrojë dhe rezistojë më i vendosur dhe i palëkundur.

Politika e Republikës Islamike të Iranit në kuadër të shpalljes së Ditës Botërore të Kodsit, gjithnjë ka mbështetur popullin e shtypur të Palestinës, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, gjithnjë ka dënuar veprimet përçarëse dhe të njëanshme të Amerikës dhe regjimit sionist. Prandaj edhe këtë vit Dita Botërore e Kodsit do të shndërrohet në ditën e Zgjimit Islamik dhe skandalizimin e Amerikës, regjimit sionist dhe mbështetësve të sionizmit në rajon.

Tags