Margaritari i Merves (Speciale për Imam Ali Reza (a.s.))
(last modified Sun, 03 Nov 2019 13:32:09 GMT )
Nëntor 03, 2019 14:32 Europe/Tirane
  • Margaritari i Merves (Speciale për Imam Ali Reza (a.s.))

Ndodhemi në ditën e fundit të muajut safar të kalendarit hixhri kameri dhe në përvjetorin e martirizimit të Imamit të tetë të myslimanëve shiitë, Hazreti Ali bin Musa Reza (a.s.), ndërsa mauzoleu i Imam Reza (a.s.) në Mashhad është i mbushur me vizitorë të cilët kanë mbetur mbrapa nga karvani i dashurisë. Vizitorët që kanë mbetur mbrapa nga rrugëtimi i Qerbelasë kanë ardhur të ngushëllojnë mallin e tyre pranë varrit të Imam Ali bin Musa Reza (a.s.).

Kjo turmë e vizitorëve dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) në përvjetorin e Imam Ali Reza (a.s.) kanë ardhur në këtë vend që me lutët e syve të vetë, të pastrojnë ndryshkun e zemrës së tyre dhe ta freskojnë shpirtin e vet në vendin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.) dhe në këtë vend të shenjtë. Zemrat janë të mërzitura, por pasioni dhe dashuria e pranisë në ambientet pranë varrit të Imam Ali Reza (a.s.), është e papërshkrueshme. Është e vërtetë që vizita e varrit të Imam Ali Reza (a.s.) është Haxhi i fukarenjve, mirëpo Imam Ali Reza (a.s.) është edhe destinacioni i atyre që kanë mbetur pa u bashkuar me karvanin e dashurisë së Qerbelasë. Ata të cilët për çfarëdo arsye nuk kanë mundur të shkojnë në Qerbela dhe i kanë përshëndetur miqtë e tyre duke u thënë “të luten edhe për ata” dhe duke i përcjellë si zëvendësues të tyre në vizitën e Qerbelasë, mbetën të përmalluar dhe mall duhet të qetësohet diku dhe kjo mërzi që është mbledhur në fyt duhet të shpërthejë e dalë jashtë diku. Kur këto këmbë nuk kanë arritur të shkojnë në mes dy mauzoleve të shenjta në Qerbela dhe të ecin në rrugën e dashurisë, e vetmja dritë e shpresës dhe ndriçimit të zemrës mbetet Imam Ali bin Musa Reza (a.s.) dhe bëhet e vetmja strehë për këta dashamirës së Ehli Bejtit (a.s.).

Shumë prej këtyre vizitorëve e lidhin zemrën e tyre për dritaren e hekurit të mauzoleut të Imam Ali Reza (a.s.) nga dashuria për të arritur pranë Zotërisë së vet dhe rënkojnë e vajtojnë për tragjeditë dhe vuajtjet e Hazretit Zejnebe (a.s.) dhe dëshpërohen që kanë mbetur mbrapa nga Qerbela... Nuk i dihet... Ndoshta vitin tjetër do të nënshkruhet vizita e Qerbelasë nga Imami i mëshirës!

Imam Ali Reza (a.s.), imami i tetë i myslimanëve shiitë, në moshën 35 vjeçare mori përgjegjësinë e Imametit. Për shkak të burgosjes së babait të tij të nderuar Imam Kazem (a.s.) në burgun e Basrasë dhe të Bagdadit dhe ndërprerjes së lidhjes së tij me myslimanët shiitë, Imam Reza (a.s.) ishte hallka e lidhjes së njerëzve me Imam Kazem (a.s.). Periudha e Imametit të Imam Ali Reza (a.s.) ka përkuar me pushtetin e tre khalifëve të dinastisë Abasite, do të thotë Harun, Emin dhe Me’mun dhe pesë vitet e fundit të Imametit të tij kanë përkuar me pushtetin e khalifit Me’mum, një prej khalifëve më dinak dhe më hileqar të pushtetit Abasit. Khalifi Me’mun në fillim i kishte propozuar Imam Ali Reza (a.s.) që të marrë khalifatin, mirëpo kur Imam Ali Reza (a.s.) e refuzoi propozimin e tij, Me’muni i tha atij që me patjetër duhet të pranojë të bëhet trashëgimtar i khalifatit Abasit.

Khalifi Me’mun kishte motive të ndryshme për këtë që i dha trashëgimtarin e fronit Imam Ali Reza (a.s.). Ai për shkak se e kishte vrarë vëllain e vetë khalifin Emin, e kishte humbur reputacionin e vetë deri në një masë të madhe sidomos në mesin e myslimanëve sunitë, për arsye se myslimanët sunitë ishin përkrahës më të mëdhenj të khalifit Me’mun. Prandaj, ai për këtë arsye kishte nevojë të shfrytëzojë praninë e Imam Ali Reza (a.s.) në pushtetin e vetë dhe duke shfrytëzuar pozitën e tij, të krijojë një legjitimet për pushtetin e vetë. Edhe familja e dinastisë Abasite ishte e zemëruar me atë për shkak se ai e kishte vrarë vëllain e vetë khalifin Emin. Prandaj khalifi Me’mun për t’i kërcënuar dhe për ta detyruar familjen e dinastisë Abasite që t’i nënshtrohen atij, e solli me forcë Imam Ali Reza (a.s.) prano vetes.

Reagimi i parë i Imam Ali Reza (a.s.) ishte mospranimi i tij për të shkuar në Merv dhe insistoi në këtë qëndrim të tij derisa ushtarët e khalifit Me’mun duke e detyruar me forcë e sollën atë në Merv. Mirëpo çështje me rëndësi është kjo që pranimi i pozitës së trashëgimtarit të fronit ishte një sukses të cilin e krijoi Imam Ali Reza (a.s.) për shoqërinë islame në atë periudhë. Imam Ali Reza (a.s.) emërimin e tij në postin e trashëgimtarit e shfrytëzoi në maksimum për të prezantuar të drejtën e Ehli Bejitit (a.s.) dhe për ta ripërtërirë fenë e të Dërguarit të Zotit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Brenda në Iran dhe në pjesën lindore të Shtetit Islam një numër i vogël në mënyrë të drejtpërdrejtë apo nëpërmjet përfaqësuesve të imamëve të mëparshëm kishin pranuar shkollën shiite ndërsa shumica e popullit nuk e njihnin fare Imam Ali bin Musa Reza (a.s.). Prandaj me emërimin e Imam Ali Reza (a.s.) si trashëgimtar i fronit të khalifit Me’mun, dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) morën moral dhe forcë të zemrës dhe u reduktuan presionet ndaj tyre dhe me begatinë e Imam Ali Reza (a.s.) edhe pozita e Ehli Bejtit (a.s.) u njoh me respekt dhe dashamirësi, ndërsa edhe ata të cilët nuk ishin të njohur me virtytet e Ehli Bejtit (a.s.), u njohën ma atë nëpërmjet Imam Ali Reza (a.s.).  

Përveç kësaj, prania e Imam Ali Reza (a.s.) kuvendët e debateve dhe diskutimeve që organizonte me qëllim ta vë në pikëpyetje pozitën e Imam Ali Reza (a.s.) në shkencat islame ku ftonte dijetarët e shkollave të ndryshme islame dhe gjithashtu të feve të tjera, tregoi më së miri pozitën e lartë shkencore dhe njohuritë e Imam Ali Reza (a.s.) dhe dijetarët e feve të ndryshme konfirmonin e diturinë e lartë të Imam Ali Reza (a.s.) dhe zotërimin e tij të gjerë të burimeve fetare.

Beteja e fshehur dhe objektive e Imam Ali Reza (a.s.) kundër rrënjëve të padrejtësisë dhe dhunës, ishte aq efikase sa që pas shumë viteve të propagandës negative që zhvillohej nga pushteti i atëhershëm kundër Ehli Bejtit (a.s.), u zbulua edhe më shumë pozita shpirtërore dhe virtytet e larta të imamëve të përvuajtur dhe opinioni publik i shoqërisë filloi të lavdërojë Ehli Bejtin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe sidomos Imam Ali Reza (a.s.). Në këtë mënyrë khalifi Ma’mun i cili dështoi plotësisht në realizimin e qëllimeve të tij dhe nuk arriti të përfitojë ashtu siç kishte menduar nga emërimi i Imam Ali Reza (a.s.) trashëgimtar të tij dhe nga afrimi sipërfaqësor i tij me këtë Imam, nuk pati frikë as nga martirizimi i nipit të pastër të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Ai Imam i nderuar ashtu sikur paraardhësit e tij të pastër, u martirizua në rrugën e luftës kundër dhunës dhe padrejtësisë, mirëpo nuk pranoi të hyjë nën barrën e poshtërimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes të pushtetit tiran dhe despotik të khalifit Me’mun të dinastisë Abasite. Populli i Iranit është krenar që është mikpritës i një personaliteti kaq të madh dhe përfiton për çdo ditë e më shumë nga mirësia dhe mëshira e këtij zotërie.

Imam Ali Reza (a.s.) kishte shumë virtyte të larta shkencore dhe morale. Ai që kishte një det të pafund të diturisë hyjnore dhe ishte i zbukuruar me moralin e bukur të Hazretit Muhamed s.a.v.s., gjithnjë theksonte respektimin e të drejtave të të gjitha shtresave të shoqërisë. Sulejman bin Xhafar Abu Hashim Xhafari i cili konsiderohet prej transmetuesve të njohur dhe me kredibilitet dhe ishte prej shokëve të besnikë të katër imamëve, Imam Ali Reza (a.s.), Imam Xhavad (a.s.), Imam Hadi (a.s.) dhe Imam Hasan Askeri (a.s.), në një rast thotë se një ditë kisha shkuar pranë Imamit për të kryer disa punë. Pasi përfundova punët, i kërkova leje që të shkoj, mirëpo Imami tha: “Sonte qëndro pranë nesh!”. Pastaj së bashku me Imamin shkuam në shtëpinë e tij. Ishte koha e perëndimit të diellit dhe punëtorët e Imamit ishte duke ndërtuar një objekt. Imami në mesin e tyre e pa një të panjohur dhe pyeti: “Kush është ky?” I thanë: është punëtor, po na ndihmon neve dhe ne do t’i japim atij diçka. Imam Ali Reza (a.s.) pyeti: “A keni përcaktuar pagesën e tij?” Ata thanë: jo. Sa do që t’i japim, ai është i kënaqur. Imam Ali Reza (a.s.) u zemërua dhe tha: “Më parë u kam thënë këtyre që askënd mos e merrni në punë pa ia përcaktuar pagën para se të fillojë punën. Ai që punon pa marrëveshje dhe pa e përcaktuar pagën, edhe nëse do t’i japësh tre herë më shumë se sa e ka çmimin, ai përsëri mendon se i ke dhënë pak. Mirëpo nëse do të bëni marrëveshje me atë dhe do të caktoni çmimin se sa do ta paguani atë, ai do të jetë i kënaqur me ty sepse ke vepruar sipas marrëveshjes. Ndërsa nëse do t’i japësh diçka më tepër se sa shuma për të cilën keni rënë dakord, sa do që të jetë pak, ai e kupton se i ke dhënë më tepër dhe do të jetë falënderues”.

Përpjekja për të siguruar nevojat e jetës dhe për të plotësuar nevojat e familjes, është një prej virtyteve më të mira dhe më të rëndësishme për njerëzit besimtarë. Në bazë të mësimeve të Islamit, sigurimi i nevojave të jetës, është e barabartë me luftën në rrugën e Zotit dhe personi i cili e humb jetën në këtë rrugë, konsiderohet si dëshmor pranë Zotit të madhëruar. Në këtë mënyrë derdhja e djersës së punëtorit, është e barabartë me gjakun e dëshmorit i cili është derdhur në tokë në luftën e të vërtetës. Imam Ali Reza (a.s.) në përshkrimin e shpërblimit të punëtorit të zellshëm, thotë: “Me të vërtetë, ai i cili punon për të shtuar furnizimin e vetë, në mënyrë që të administrojë çështjet e familjes së vetë, shpërblimi i tij është më i madh se ai i luftëtarit në rrugën e Zotit”.

Kjo porosi hyjnore e Imam Ali Reza (a.s.) është funksionale në çfarëdo rrethanash dhe zbatimi i kësaj porosie është nevojë e sotshme e jona. Respektimi i të drejtave njerëzore të të gjithë anëtarëve të shoqërisë, është faktor më i rëndësishëm për krijimin e bashkëpunimit të shëndosh dhe konstruktiv shoqëror dhe fetar në shoqërinë islame. Punëdhënësi i cili merr një punëtor për të punuar, para se gjithash duhet t’i respektojë të drejtat njerëzore të tij dhe shtylla kryesor e kësaj është pagimi i pagesës së plotë dhe tërësisht.

Islami është fe e ruajtjes së dinjitetit njerëzor, prandaj pikërisht për këtë arsye Imam Ali Reza (a.s.) në lidhje me prezantimin e kësaj feje drejtësidashëse, thotë: “Nëse njerëzit do të dëgjojnë bukurinë e fjalës tonë, do të anojnë drejt shkollës tonë”. Kështu që të gjithë ne e kemi obligim që të respektojmë dinjitetin e punëtorit dhe të kemi parasysh se respekti ndaj punëtorëve në realitet është nderimi i robërve të Zotit të cilët po punojnë në rrugën e sigurimit të nevojave të jetës së tyre dhe për ta fituar furnizimin në mënyrë hallall.

Duke shprehur edhe njëherë ngushëllime me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), në fund të këtij programi special po ua tërheqim vëmendjen juve në një hadith nga Imam Ali Reza (a.s.) i cili është transmetuar në librin “Ujunu Akhbar Ar-Rida” të autorit Shejkh Saduk. Imam Ali Reza (a.s.) me këtë rast thotë: “Çdo kush që pavarësisht distancën e largët, më viziton mua dhe që ka ardhur nga një vend i largët, në ditën e Kiametit, do ta ndihmoj atë në tre gjendje në mënyrë që të shpëtoj atë nga shqetësimi i asaj gjendje. E para është atëherë kur atij i lexohet letra e veprave të tij nga e djathta dhe nga e majta. E dyta është atëherë kur ai të kalojë nëpër urën e Siratit dhe e treta është atëherë kur vlerësohen dhe maten veprat e tij”.

 

Tags