Qershor 23, 2021 14:58 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste plagosin 20 palestinezë në Shejkh Xharah

Grupe të kolonëve sionistë në mbështetje nga forcat ushtarake të regjimit sionist, kanë sulmuar lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar dhe kanë plagosur 20 palestinezë.

Faqja informative Arabi 21 njoftoi se kolonët sionist natën e kaluar kanë sulmuar lagjen Shejkh Xharah dhe kanë shkaktuar dëme për shtëpitë dhe makinat e palestinezëve dhe me ndihmën e forcave policore-ushtarake të regjimit sionist, kanë mbyllur të gjitha rrugët e çojnë në këtë lagje.

Si pasojë e këtij sulmi të kolonëve sionist, kanë shpërthyer edhe përleshje të ashpra mesa të rinjve palestinezë dhe kolonëve sionistë. Forcat sioniste kanë djegur në zjarr edhe shtëpinë e martir Omar Al-Kasem në këtë lagje.

Përleshje të ngjashme kanë shpërthyer edhe në qytezën Al-Isavije në Kodsin e pushtuar mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve dhe të rinjtë palestinezë në kundërpërgjigje të sulmeve të forcave sionist, kanë hedhur bomba molotov në drejtim të forcave ushtarake të regjimit sionist.

Fadi Al-Hedemi, ministri për çështje të Kodsit të Palestinës, në reagim ndaj këtyre sulmeve dhe agresionit të sionistëve në lagjen Shejkh Xharah, ka paralajmëruar se sulmet e forcave ushtarake dhe kolonëve sionist kundër palestinezëve të pambrojtur në këtë lagje, është një shtim i tensioneve të rrezikshme dhe nën heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare, situata do të përkeqësohet edhe më tepër.

Tags