Prill 25, 2024 09:34 Europe/Tirane
  • Pse po diskreditohet India në botë? / Analizë e disa arsyeve

Pars Today - India, një tokë e njohur për diversitetin dhe tolerancën e saj në të kaluarën, e cila në shekullin e kaluar kishte fituar besueshmëri të madhe si një shoqëri dhe vend antikolonial, gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në dy vitet e fundit ka dëshmuar një rënie të ndjeshme të reputacionit dhe imazhit të saj në mesin e njerëzve të botës.

Ajo që është më e habitshme është se ky imazh është dëmtuar jo vetëm midis vendeve perëndimore dhe kombeve veriore, por edhe në mesin e kombeve joperëndimore. Për këtë vlen të përmenden tre arsye:

Urrejtja e Perëndimit dhe mediave të tij ndaj popullit indian

Shashi Shekhar Vempati, Drejtori i televizionit publik të Indisë Prasar Bharati, beson se India gjithmonë po u përgjigjet pretendimeve të rreme të bëra nga mediat perëndimore kundër këtij vendi. “Mediat perëndimore e portretizojnë Indinë si një tokë elefantësh, magjepsëse gjarpërinjsh dhe të varfërish të zhveshur”, shton ai. Vempati për arsyen e shkatërrimit të imazhit të Indisë nga mediat perëndimore tha se është ngopja e tregjeve të tyre parësore në Perëndim dhe shtoi: “Perëndimorët, me synimin për të tërhequr një audiencë, veçanërisht në tregje të mëdha si Kina, po përpiqen të shkatërrojnë imazhin e Indisë.

Një karikaturë e botuar në një revistë gjermane që tallte popullin indian

Shravan Bhat, një gazetar në Nju Jork dhe i diplomuar në Universitetin Yale, gjithashtu thotë: "Në biznesin e gazetave dhe lajmeve, duhet të shesësh një histori dhe për të shitur një histori, duhet të përpilosh një tregim. " Kjo është ndërkohë që indianët gjithmonë e kanë imagjinuar Perëndimin si një tokë të adhurueshme me njerëz të qytetëruar. Bhat, në këtë drejtim, shtron një pyetje për audiencën perëndimore, veçanërisht amerikanët, për të marrë parasysh se si do të ndiheshin nëse tregimi mbizotërues për shoqërinë perëndimore në Indi do të ishte rreth realiteteve të vendeve perëndimore, duke përfshirë sulmet e armatosura, racizmin, paragjykimet e krahut të djathtë dhe krizat e varësisë. Ndërkohë, indianët, për shkak të inxhinierisë së lajmeve nga mediat perëndimore, shohin vetëm bukurinë imagjinare të Perëndimit dhe jo brendësinë e tij të vërtetë.

Karikatura që tregon se si perëndimorët e kanë mashtruar Narendra Modi, kryeministrin e Indisë dhe e kanë vënë atë kundër fqinjit të tij kinez.


Rritja e ekstremizmit në Indi

Një arsye tjetër serioze për shkatërrimin e imazhit të Indisë nga një tokë e Gandit dhe e diversitetit në një vend dhune dhe zemërimi janë zhvillimet e fundit politike në Indi. Një nga faktorët efektivë në promovimin e kësaj narrative të Indisë është shfaqja e Narendra Modi si kryeministër aktual dhe Partia Bharatiya Janata (BJP) në skenën politike indiane, një parti që ka luajtur sipas planit të mediave perëndimore duke ndërmarrë veprime islamofobike, duke mbështetur Izraelin dhe duke i shërbyer interesave perëndimore dhe kolonializmit. Një studim i fundit nga Qendra për Studimin e Shoqërive në Zhvillim (CSDS) në Nju Delhi tregon se politikat e kryeministrit Narendra Modi kanë thelluar ndasitë fetare në Indi. Kjo ndasi fetare në Indi është më e theksuar mes hinduve dhe myslimanëve. Realiteti është se BJP erdhi në pushtet me slogane nacionaliste hindu dhe u përpoq të manipulonte votat e njerëzve në favor të saj duke nxitur grupe ekstremiste hindu si RSS dhe Shiv Sena, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në zonat rurale dhe qytetet e vogla. Që kur BJP erdhi në pushtet në Indi në vitin 2015, dhuna vdekjeprurëse kundër myslimanëve është rritur në mënyrë të paprecedentë në qytete të ndryshme në të gjithë vendin. Shkatërrimi dhe djegia e xhamive, kufizimet në mbajtjen e ceremonive fetare, ndalimi i dhënies së lejeve të qëndrimit për emigrantët myslimanë, heqja e autonomisë speciale të rajonit të Kashmirit dhe heshtja përballë sulmeve të dhunshme nga hindutë ekstremistë kundër myslimanëve janë ndër veprimet e qëllimshme që janë ndërmarrë vitet e fundit kundër muslimanëve në Indi. Këto veprime kanë çuar në formimin dhe rritjen e një urrejtjeje të fshehur ndaj Indisë, si në nivel global, ashtu edhe midis komuniteteve fetare dhe islamike në vende të tjera. Kjo ka cuar në uljen e reputacionit antikolonial të Indisë dhe lëvizjen drejt një tendence kolonialiste dhe famëkeqe.

Një çështje tjetër është neglizhenca e Indisë ndaj reputacionit të saj antikolonial.

India, duke u distancuar nga Lëvizja e të Paangazhuarve, është bërë më e prirur drejt Perëndimit dhe në këtë kontekst, regjimi sionist ka marrë rëndësi në politikën e jashtme të vendit. Në këtë drejtim janë ndërmarrë veprime befasuese që kanë tërhequr vëmendjen globale. Për shembull, politikat e Indisë ndaj çështjes palestineze janë shumë kontradiktore dhe mbështetja e Nju Delhit për njerëzit që vuajnë nga pushtimi, tashmë është kthyer në mbështetje për vetë pushtuesin, një mbështetje që nuk kufizohet në dimensionet politike dhe ekonomike, por përfshin edhe aspekte ushtarake. Marrëdhëniet e Indisë me regjimin izraelit kanë avancuar deri në pikën ku Narendra Modi u bë lideri i parë botëror që dënoi operacionin "Stuhia Al-Aqsa". India gjithashtu në përputhje me mbështetjen e saj të pakushtëzuar për regjimin sionist, më 27 tetor refuzoi të votonte në favor të një rezolute humanitare për armëpushimin në Rripin e Gazës në Kombet e Bashkuara. Sipas asaj që zbuloi uebfaqja Diplomat, ky qëndrim mbështetës ndikoi tek ekstremistët nacionalistë hindu, të cilët nisën një fushatë për të përhapur informacione mashtruese në rrjetet sociale për atë që po ndodh në Rripin e Gazës, në favor të narrativës së regjimit sionist. Ky qëndrim ishte pjesë e një përpjekjeje propagandistike për të promovuar diskurse armiqësore kundër Islamit, duke synuar kështu pakicën myslimane në Indi. Në fund të fundit, duket se fryma raciste e mediave perëndimore dhe koloniale, e kombinuar me vendimet e çuditshme dhe shumë të gabuara politike të politikanëve në pushtet të Indisë, bëri që reputacioni i Indisë të njolloset jo vetëm në sytë e perëndimorëve, por edhe midis kombeve të tjera, duke e transformuar atë nga një luftëtar dhe kampion kundër sistemit hegjemonist, në një bashkëpunëtor të dorës së dytë me sistemin hegjemonist.

Tags