Prill 25, 2024 18:46 Europe/Tirane
  • Amir Husejn Abdollahian: Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për krimet e luftës të Izraelit

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke kritikuar represionin dhe trajtimin e ashpër të forcave amerikane të sigurisë ndaj profesorëve dhe studentëve që protestojnë kundër krimeve të luftës të regjimit izraelit, tha: Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për krimet e luftës të regjimit izraelit.

Përpjekjet e Amerikës për të ndihmuar Izraelin për të dalë nga këneta e luftës së Gazës, e cila ka zgjatur shtatë muaj pa asnjë rezultat për Tel Avivin, janë përballur me kritika nga opinioni publik i këtij vendi dhe këto ditë studentët amerikanë mbështesin të shtypurit dhe janë ngritur fuqishëm në mbështetje për banorët e Gazës. Protestat e studentëve në Amerikë në mbështetje të popullit të Rripit të Gazës dhe ndalimit të luftës izraelite kanë arritur në universitetet e Harvardit, Teksasit, Brown-it dhe Kalifornisë Jugore, ndërsa universitetet e Teksasit dhe Kalifornisë janë bërë skena të përplasjeve të policisë me studentët. Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Amir Husein Abdollahian, shkroi të enjten në rrjetin social X në përgjigje të represionit të studentëve amerikanë nga policia e këtij vendi për mbështetjen e Palestinës: Represioni dhe trajtimi i ashpër i policisë dhe forcave të sigurisë amerikane ndaj profesorëve dhe studentëve që protestojnë kundër gjenocidit dhe krimeve të luftës të regjimit izraelit në universitete të ndryshme të këtij vendi është thellësisht shqetësuar dhe i neveritshëm për opinionin publik botëror. Amir Abdollahian shtoi: Shtypja e profesorëve dhe studentëve protestues është në përputhje me vazhdimin e mbështetjes së plotë të Uashingtonit për regjimin izraelit dhe tregon qartë politikën e dyfishtë dhe sjelljen kontradiktore të qeverisë amerikane ndaj lirisë së shprehjes. Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi: Pas masakrimit të dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve palestinezë, veçanërisht pas zbulimit të varrezave masive të të sëmurëve dhe të plagosurve dhe stafit mjekësor në afërsi të spitalit "Nasser" në Rripin e Gazës, vala globale e neverisë ndaj regjimit izraelit është rritur dhe mbështetësit e tij nuk mund të fshihen. Kreu i sistemit diplomatik të Iranit theksoi: Shtëpia e Bardhë duhet të ndalojë menjëherë mbështetjen për krimet e luftës të regjimit izraelit dhe të mbajë përgjegjësi.

 

Tags