Prill 25, 2024 10:44 Europe/Tirane
  • Protesta mbarëkombëtare në universitetet amerikane në mbështetje të Gazës/Universiteti i Kolumbias afatizon studentët

Protestat në universitetet amerikane për t'i dhënë fund luftës së Izraelit në Gaza dhe kundër dërgimit të armëve për këtë regjim vazhdojnë me gjithë represionin policor dhe autoritetet e Universitetit të Kolumbias, që është kthyer në qendrën e "Lëvizjes së Solidaritetit me Gazën" ditët e fundit, u ka kërkuar studentëve t'i japin fund këtij raundi tubimesh duke u dhënë një afat prej 48 orësh.

Sipas gazetarit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në të njëjtën kohë me protestat mbarëkombëtare në universitetet amerikane në mbështetje të popullit të Gazës dhe përfundimit të luftës së Izraelit atje dhe pas arrestimit të studentëve, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke injoruar protestat, të mërkurën sipas orës lokale, miratoi ligjin për një paketë ndihmash prej 95 miliardë dollarësh për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin, nga të cilat më shumë se 26 miliardë dollarë janë për mbështetjen ushtarake dhe atë në fushën e sigurisë për Izraelin.

Universiteti i Kolumbias në Nju Jork të SHBA-së, i cili është në qendër të protestave të studentëve këto ditë për shkak të mbështetjes së administratës Biden për Izraelin, u ka kërkuar studentëve që të mbledhin çadrat e tyre në kampusin e universitetit brenda 48 orëve të ardhshme.

Këto protesta kundër luftës së Izraelit në Gaza janë përhapur edhe nëpër universitete të tjera amerikane.

Protestat e studentëve në Amerikë në mbështetje të popullit të Gazës dhe ndalimit të luftës së Izraelit kanë arritur edhe në universitetet e Harvardit, të Teksasit, të Brownit dhe atë të Kalifornisë Jugore, ku universitetet e Teksasit dhe të Kalifornisë janë bërë skena të përleshjeve të policisë me studentët.

Studentët, në universitete të tjera amerikane nisën protestat e tyre të mërkurën në shenjë proteste ndaj sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës.

 

Tags