Prill 25, 2024 11:11 Europe/Tirane
  • Rusia vuri veton ndaj rezolutës së SHBA-së për mosvendosjen e armëve bërthamore në hapësirë

Rusia vuri veton ndaj rezolutës së propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia për mosvendosjen e armëve bërthamore në hapësirë ​​në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas reporterit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia në lidhje me mosvendosjen e armëve bërthamore në hapësirë ​​u prezantua në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën dhe u kundërshtua nga Rusia.

13 anëtarë nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan pro rezolutës së propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia. Kina, një nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit abstenoi dhe Rusia, një tjetër anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, votoi kundër dhe vuri veton ndaj rezolutës.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, duke reaguar ndaj vetos së Rusisë kundër rezolutës së vendit të vet, tha se vetoja ngre shqetësime serioze në lidhje me planet e Rusisë për hapësirën jashtëtokësore.

Ky votim u zhvillua pasi Uashingtoni e akuzoi Moskën se po ndërton armë bërthamore për t'i dërguar në hapësirë, një pretendim që Rusia e ka mohuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Rusia po vendos një armë bërthamore anti-satelitore në hapësirë, shpërthimi i së cilës mund të shkaktojë sabotime në gjithçka, që nga komunikimet ushtarake deri tek shërbimet e pasagjerëve në internet.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin tha më 29 shkurt në parlamentin rus: "Moska nuk ka plane për të vendosur armë bërthamore në hapësirë". Ndërkohë, edhe ministri i Mbrojtjes i Rusisë e ka mohuar ndërtimin e një arme të tillë.

 

Tags