Korrik 28, 2021 15:23 Europe/Tirane
  • Plagosen 106 palestinezë në përleshjet me forcat ushtarake sioniste

Në përleshjet e forcave ushtarake sioniste me palestinezët në jug të qytetit Nablos që kanë shpërthyer pas martirizimit të një të riu palestinezë, janë plagosur 106 palestinezë.

Ahmed Xhebril, drejtori i urgjencës së Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, ka thënë se në përleshjet e natës së kaluar në qytezën Bejta në jug të Nablosit në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, janë plagosur të paktën 106 qytetarë palestinezë.

Xhebril shtoi: “Një qytetar palestinez është qëlluar me plumb lufte dhe 19 palestinezë të tjerë janë qëlluar me plumba gome dhe përveç kësaj, 72 persona të tjerë kanë pësuar lëndime në frymëmarrje për shkak të thithjes së gazit lotsjellës kurse 14 palestinezë të tjerë janë rrahur fizikisht dhe dhunshëm nga forcat ushtarake sioniste”.

Forcat ushtarake të regjimit sionist natën e kaluar në qytezën Bejta kanë qëlluar me plumb dhe kanë vrarë një palestinez 41 vjeçar me emrin Shadi Omar Lutfi Salim.

Tags