Korrik 30, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • 10 palestinezë të plagosur në përleshjet me forcat ushtarake të regjimit sionist

Gjatë përleshjeve që kanë shpërthyer mes  palestinezëve të dhe forcave ushtarake të regjimit sionist në qytetin Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, janë plagosur 10 palestinezë.

Forcat e regjimit sionist kanë sulmuar qytezën Bejta në afërsi të qytetit Nablos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës. Si pasojë e këtij sulmi të forcave sioniste në qytetin Bejta, kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes forcave sioniste dhe qytetarëve palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre përleshjeve kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë hapur zjarr me municion luftarakë kundër palestinezëve. Gjendja e disa të plagosurve është raportuar të jetë shumë kritike. Territoret e pushtuara palestineze gjatë javëve të fundit janë përfshirë nga protesta e përleshje të ashpra mes të rinjve palestinezë dhe forcave ushtarake të regjimit sionistë si dhe kolonëve sionistë.

 

Tags