Gusht 02, 2021 05:46 Europe/Tirane
  • Të mbijetuarit e vrasjes masive të Tulsa në Amerikë kërkojnë hetime për zbatimin e drejtësisë

Të mbijetuarit e gjenocidit dhe vrasjes masive në qytetin Tulsa në shtetin Oklahama të Amerikës kanë kërkuar kryerjen e hetimeve kriminalistike dhe zbatimin e drejtësisë në lidhje me këtë gjenocid i cili është mbuluar përgjatë 100 viteve të kaluara.  

Gazeta “The Guardian” duke vë në dukje rivarrosjen e mbetjeve të 19 trupave të viktimave të këtij gjenocidi në Tulsa të Amerikës ditën e premte të javës së kaluar, ka shkruar: “Kjo rivarrosje është përballur me shumë protesta dhe të mbijetuarit e këtij gjenocidi kanë kërkuar zbatimin e drejtësisë në lidhje me këtë ngjarje dhe ata e konsiderojnë të drejtë të tyre një gjë të tillë në vitin 2021. Kjo është në kohën kur disa protestues kanë kërkuar shtyrjen për një kohë tjetër të rivarrosjes së mbetjeve të trupave të viktimave të gjenocidit në Tulsa deri para përfundimit të hetimeve në lidhje me këtë vrasje masive, mirëpo zëdhënësi i bashkisë së qytetit ka thënë se duhet marrë leje për një gjë të tillë”.

Më 31 maj dhe 1 qershor të vitit 1921, qytetarët e bardhë kanë sulmuar lagjen e zezakëve Green Wood në Tulsa të shtetit të Oklahamas. Me mijëra zezakë të pastrehë janë detyruar të jetojnë për një kohë të gjatë në kampet të cilat mbikëqyreshin nga Garda Kombëtare e Amerikës. Kjo ngjarje e cila konsiderohet një prej ngjarjeve më të përgjakshme raciste në historinë e Amerikës e cila nga ky aspekt konsiderohet e veçantë dhe unike sepse edhe pasi ka kaluar një shekull nga kryerja e këtij gjenocidi, asnjë prej autorëve të këtij krimi kudër njerëzimit nuk ka dal para drejtësisë. Asnjë prej të mbijetuarve ose asnjë prej familjeve të viktimave nuk ka marrë kurrfarë dëmshpërblimi.

 

Tags