Korrik 03, 2023 22:14 Europe/Tirane
  • Informacione të reja të marra nga grupi terrorist i hipokritëve të MEK në Shqipëri

Kreu i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit bëri të ditur marrjen e informacioneve të reja nga baza e grupit terrorist të hipokritëve të MEK në Shqipëri.

Pak kohë më parë policia shqiptare u përplas me forcat e këtij grupi gjatë kontrollit të kryer në kampin e hipokritëve të MEK (Kampi Ashraf 3) në Manzë. Lidhur me këtë, kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane Spiegel, lidhur me operacionet e fundit të forcave shqiptare të sigurisë në kampin e grupit terrorist MEK tha: Ata janë prezent prej shumë vitesh në Shqipëri, por tokën e këtij vendi nuk duhet ta përdorin akte për sabotime. MEK e ka shkelur vazhdimisht marrëveshjen dypalëshe. Gjithashtu javëve të fundit, policia franceze i dha një goditje tjetër këtij grupi duke bërë të ditur se grupi i hipokritëve të MEK këtë vit nuk do të mund të zhvillojë mitingun vjetor në Paris. Sepehr Khalexhi, kreu i Këshillit Informativ të Qeverisë, në hapësirën kibernetike përmendi informacionin e marrë nga baza e grupit terrorist MEK në Shqipëri dhe tha: Një pjesë e hardeve dhe kompjuterët  e MEK mbërritën në Iran dhe ka nisura puna për rikuperimin e informacionit, identifikimi i lidhjeve dhe bërthamave që veprojnë për këtë grup terrorist. Kreu i Këshillit Informativ të Qeverisë më tej ka shkruar: Rezultatet janë premtuese.

Tags