Korrik 11, 2023 20:54 Europe/Tirane
  • Rama në Samitin e NATO-s: Hapëm dyert për MEK, por jo që të sulmojnë Iranin

Kryeministri Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë ku mbahet Samiti i NATO-s, ku zhvilloi një bashkëbisedim me eksperten e qendrës evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta.

 Rama foli lidhur me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë.  Ai tha se në bazë të marrëveshjes, Shqipëria hapi dyert për opozitën iraniane që ata të jenë të sigurt, jo që të sulmojnë nga Shqipëria, Iranin.   “Ne na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK, ndryshe do të ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran, na u kërkua që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në AND-në e tyre të shpëtojnë jetën e të tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë, se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt, dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kibernetike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë për të forcuar sigurinë kibernetike”, – tha Rama./euronews

 

Tags