Qershor 24, 2024 11:19 Europe/Tirane
  • Martirizohet drejtori i Urgjencës së Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza gjatë bombardimit të avionëve luftarakë izraelitë

Në sulmin e regjimit sionist në qendër të Rripit të Gazës, ra dëshmor drejtori i Urgjencës i Ministrisë së Shëndetësisë palestineze në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Hani Al-Xhaferawi, drejtori i Urgjencës së Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Rripin e Gazës, u martirizua në një sulm të avionëve luftarakë izraelitë në klinikën e lagjes Al-Darxh, në qendër të qytetit të Gazës.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se të paktën 500 persona nga personeli mjekësor i Rripit të Gazës kanë rënë dëshmorë gjatë sulmeve të regjimit sionist.

Nga ana tjetër, gazetari i Al-Jazeera-s raportoi se zona perëndimore e qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës, u vu në shënjestër të sulmeve të rënda të artilerisë së regjimit sionist.

Ushtria e regjimit pushtues të Kudsit ka kryer dje 3 masakra dhe krime ndaj palestinezëve, si pasojë e të cilave 47 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 121 të tjerë janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza shtoi: "Numri i dëshmorëve të luftës gjenocidale të regjimit okupues në Gaza që nga 7 tetori ka arritur në 37,598 dhe 86,032 persona të tjerë janë plagosur."

Zyra e Informacionit e Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës njoftoi se regjimi sionist ka hedhur rreth 79 mijë tonë eksploziv mbi banorët e Gazës.

Në këtë kontekst, Mustafa Barghouti, kreu i Shoqatës Palestineze të Ndihmës Mjekësore, tha: "Gjashtëmbëdhjetë mijë fëmijë janë vrarë nga bombardimet izraelite, që është një numër i çuditshëm, dhe të paktën 30 mijë fëmijë të tjerë janë plagosur, të cilët nuk mund të marrin dot mjekimin e duhur."

 

 

Tags