Korrik 27, 2021 07:23 Europe/Tirane
  • Zarif: Bashkëpunimi i Iranit dhe Kubës në fushën e shkencës së gjenetikës dhe vaksinës, është shumë i rëndësishëm

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se bashkëpunimi i Iranit dhe Kubës në fushën e bioteknologjisë, gjenetikës dhe vaksinës, është shumë i rëndësishëm.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ditën e hënë në takim me Visente Vars Bankomo, kryetarin e Institutit Finlay të Kubës, vuri në dukje marrëdhëniet miqësore mes të dy vendeve dhe e vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e Iranit dhe Kubës në fushën e bioteknologjisë dhe inxhinierisë gjenetike si dhe në fushën e prodhimit të vaksinës.

Kryetari i instituti Finlay për prodhimin e vaksinës së Kubës gjithashtu në takim me Zarif, ka dhënë një shpjegim në lidhje me bashkëpunimin e instituteve shkencore të të dy vendeve në fushën e prodhimit të vaksinës kundër Covid-19 dhe ka prezantuar karakteristikat e veçanta të kësaj vaksine, ndërsa ka falënderuar punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit që ka ndihmuar për të çuar përpara bashkëpunimin e të dy vendeve për prodhimin e vaksinës së përbashkët.

Ndërkohë ambasadori i Kubës në këtë takim e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm vizitën e Muhamed Xhavad Zarif vitin e kaluar në Kubë për fillimin e bashkëpunimit të institutit Pastor të Iranit dhe institutit Finlay të Kubës për prodhimin e vaksinës së përbashkët kundër virusit Covid-19

 

Tags