Korrik 28, 2021 06:43 Europe/Tirane
  • Kryetari i Institutit Pastor të Iranit: Vaksina PastoCovac është 100% shpëton njerëzit nga vdekja

Kryetari i Institutit Pastor të Iranit ka deklaruar se vaksina e përbashkët e Iranit dhe Kubës “PastoCovac” ndalon 75% përhapjen e virusit Korona dhe deri në 100% parandalon vdekjen nga infektimi i virusit Korona.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Dr. Alireza Bejgleri në konferencën për shtyp që u zhvillua në mënyrë të përbashkët me Dr. Vicente Vérez Bencomo kryetarin e institutit Finlay të Kubës, deklaroi: “Vaksina e cila është prodhuar në mënyrë të përbashkët mes Iranit dhe Kinës njëkohësisht me fillimin e përhapjes së pandemisë së virusit Korona, ndodhet në fazën e tretë të testimit njerëzor. Deri më tani në fazën e tretë të testimit njerëzor, kjo vaksinë është injektuar te 24 mijë persona në 8 provinca të Iranit. Për fat të mirë deri më tani faza e parë dhe e dytë e testimit njerëzor kanë treguar se kjo vaksinë përveçse është efikase, krijon imunitet dhe është e parrezikshme. Deri në fund të muajit gusht do të analizohen dhe shqyrtohen përfundimisht edhe rezultatet e kësaj faze të testimit të vaksinës PastoCovac. Pastaj, rezultatet do t’i deklarojmë pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shpresojmë që të marrim licencën nga OBSH, por prioritet parësor është sigurimi i vaksinës së nevojshme për të dy vendet, do të thotë Iranin dhe Kubën e pastaj synojmë ta eksportojmë këtë vaksinë edhe në vendet e tjera”.

Tags