Mars 03, 2022 15:42 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Iranit dhe OBSH për eksportimin e vaksinës kundër Koronas

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka deklaruar: "Në rast të marrjes së licencës përfundimtare për vaksinën iraniane "Iran Cov Barakat", Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të kryejë fazat për transferimin e kësaj vaksine në vendet të cilat kanë nevojë për vaksinë kundër virusit Korona.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Pir Husejn Kulivand, kryetari i Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit, gjatë punimeve të takimit të liderëve të organizatave kombëtare humanitare, është takuar dhe ka biseduar me Dr. Ahmed Selim Al-Mudhafari, drejtori rajonal i OBSH, në qytetin Kajro të Egjiptit.

Pir Husejn Kulivand në këtë takim vuri në dukje zhvillimin dhe progresin e arritur në Iran për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona dhe tha: "Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit është e gatshme që në koordinim me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë, vaksinën e prodhimit iranian ta vë në dispozicion të vendeve të cilat kanë nevojë për vaksinë kundër virusit Korona".

Drejtori rajonal i OBSH duke marrë parasysh faktin se vaksina iraniane "Iran Cov Barakat" po kalon fazat e fundit të licencimit nga ana e OBSH, ka deklaruar: "Në rast të marrjes së licencimit përfundimtar për vaksinën e prodhimit të Iranit, OBSH mund të kryer fazat e tjera për transferimin e kësaj vaksine drejt vendeve të cilat kanë nevojë për vaksina kundër virusit Korona".

Tags