Janar 07, 2023 08:05 Europe/Tirane
  • Lëshimi i urdhrit për arrestimin e Trump; Vendosmëria e Iranit dhe Irakut për të ndëshkuar autorët e vrasjes së komandantëve të rezistencës

Faik Zidan, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, tha se sistemi gjyqësor irakian ka lëshuar një urdhër arresti për Donald Trump, ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, i cili pranoi se kishte kryer krimin e vrasjes së komandantëve të fitores.

Gjeneral-lejtnant Kasem Sulejmani, komandanti i Forcave Kods të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe Abu Mahdi Al-Muhandis, zëvendëskryetari i Hashd al-Shaabi, së bashku me disa shokë të tjerë, u vranë nga Shtetet e Bashkuara në mëngjesin e 3janarit 2020, pranë aeroportit të Bagdadit.   Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njoftoi se ishte ai që urdhëroi këtë vrasje. Pas 3 vitesh nga ky krim, drejtësia irakiane bëri të ditur se është lëshuar urdhri i arrestit të Donald Trump. Nëse qeveria irakiane ka aftësinë për ta zbatuar këtë urdhër apo jo, apo nëse qeveria amerikane do të bashkëpunojë me Irakun në këtë drejtim, është një çështje që për momentin nuk është shumë e rëndësishme.   Ky vendim është i rëndësishëm edhe nga disa aspekte të tjera. Aspekti i parë i rëndësisë është se me këtë verdikt u vërtetua kriminaliteti i Donald Trump. Këtë e vërtetoi autoriteti më i lartë gjyqësor i Irakut i cili ngriti një çështje të tillë.   Në një ceremoni për të shënuar përvjetorin e tretë të vrasjes së dëshmorit Sulejmani dhe Abu Mahdi al-Muhandis të mbajtur në Bagdad, Faik Zeidan, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, tha se tragjedia e martirizimit të komandantëve të fitores ishte një krim qyqar që nuk ka bazë ligjore. Një aspekt tjetër i rëndësisë së një vendimi të tillë është se ai konfirmon se Shtetet e Bashkuara, të cilat pretendojnë se luftojnë terrorizmin, janë një nga mbështetësit kryesorë të terrorizmit, sepse urdhri për të vrarë dy komandantët që luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe Irak, u lëshua nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara. Një pikë tjetër e rëndësishme është se dhënia e këtij dënimi dëshmon se sistemi gjyqësor i Irakut, pa u ndikuar nga presioni i huaj dhe pa u frikësuar nga presioni amerikan, e ka njohur Donald Trumpin si kriminel dhe ka lëshuar një urdhër arresti për të.   Lidhur me këtë, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut tha se përgjegjësia e gjyqësorit irakian në ndëshkimin e autorëve të vrasjes së komandantëve të fitores është e shumëfishtë dhe ky institucion nuk do të hezitojë aspak që të marrë masa ligjore ndaj kujtdo që është provuar se është përfshirë në këtë krim. Një çështje tjetër e rëndësishme është se një vendim i tillë është nxjerrë me bashkëpunimin e autoriteteve gjyqësore të Iranit dhe Irakut.   Në fakt, hetimet në lidhje me autorët e vrasjes së komandantëve të rezistencës u kryen nga sistemi gjyqësor i Iranit dhe Irakut.   Kazem Gharibabadi, zëvendësi i çështjeve ndërkombëtare të gjyqësorit dhe sekretari i shtabit të të drejtave të njeriut në Iran, deklaroi se 94 amerikanë, përfshirë Trump, janë të akuzuar për vrasjen e dëshmorit Sulejmani dhe shokëve të tij. Ai lidhur me bashkëpunimin e Iranit dhe Irakut për të hetuar këtë krim tha: “Një komitet i përbashkët mes organeve gjyqësore të dy vendeve është krijuar vitin e kaluar. Tre raunde të mbledhjeve të këtij komiteti u mbajtën në Bagdad dhe Teheran.   Në kuadër të këtij komisioni të përbashkët ka pasur një shkëmbim shumë të mirë informacioni dhe dokumentesh mes dy institucioneve gjyqësore dhe këto dokumente dhe informacione kanë ndihmuar kolegët tanë gjyqësorë që të përfundojnë hetimet përkatëse”. Këto bashkëpunime tregojnë se të dy vendet janë serioze për hetimin gjyqësor të autorëve të vrasjes së komandantëve të rezistencës dhe presim që autorët përgjegjës të dënohen së shpejti.

 


 

Tags