Prill 11, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • Dita Ndërkombëtare e Kudsit mishëron vigjilencën e muslimanëve kundër Izraelit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Kryetari i Parlamentit të Iranit ka theksuar rëndësinë e Ditës Ndërkombëtare të Kudsit, duke e përshkruar ngjarjen vjetore pro-palestineze si mishërimin dhe simbolin suprem të vigjilencës së botës myslimane kundër regjimit pushtues izraelit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në një mesazh dërguar Kongresit të 4-të Ndërkombëtar të Kudsit të Shenjtë në Teheran të martën, Mohammad Baker Ghalibaf tha se vala e ripërtërirë e urrejtjes dhe racizmit të Izraelit kundër palestinezëve të pambrojtur në kompleksin e xhamisë al-Aksa “nuk ka justifikim dhe kjo tregon se sionistët  janë përfshirë nga dëshpërimi." “Në muajt e fundit, regjimi sionist është përfshirë në kriza të brendshme, të cilat kanë qenë të paprecedenta në jetën ogurzezë të regjimit sionist. Nëpërmjet sajimit të krizave rajonale, regjimi sionist kërkon të largojë vëmendjen nga ajo që po ndodh brenda kufijve të tij të rremë”, shkroi Kryetari i Parlamentit të Iranit. “Umeti Islamik duhet të ndjekë me vigjilencë zhvillimet aktuale në Palestinë dhe të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të ekspozuar rolin shkatërrues të regjimit sionist në rajon dhe në botë. Dita Ndërkombëtare e Kudsit është simboli kryesor i vigjilencës së botës myslimane kundër regjimit sionist dhe bashkëpunëtorëve të tij”, theksoi Mohammad Baker Ghalibaf. Dita Ndërkombëtare e Kudsit u caktua nga Imam Khomeini, themeluesi i ndjerë i Republikës Islamike. Ajo shënohet çdo vit në mbarë botën të premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Këtë vit, kjo ngjarje përkon më 14 prill.

 

Tags