May 17, 2023 15:51 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Haxhi është besëlidhje ndërkombëtare një takim botëror

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në takim me përgjegjësit dhe organizatorët e Haxhit, theksoi: "Haxhi është një besëlidhje ndërkombëtare dhe një takim botëror i cili përmban në vete shumë interesa të kësaj bote materiale dhe të botës tjetër".  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, sot (e mërkurë) në takim me përgjegjësit dhe organizatorët e Haxhit si dhe me një grup të vizitorëve të "Shtëpisë së Zotit", e quajti shumë të rëndësishëm vështrimin e drejtë ndaj Haxhit dhe perceptimin e rëndësisë së këtij obligimi shumë të rëndësishëm fetar dhe theksoi: "Haxhi është një çështje globale dhe një element i civilizimit e cila ka qëllim ngritjen dhe zhvillimin e Umetit Islam, afrimin e zemrave të besimtarëve myslimanë dhe forcimin e unitetit të Umetit Islam në përballje me mosbesimin, padrejtësinë, hegjemoninë dhe idhujt njerëzor dhe jonjerëzor".

Zyra për informim e liderit suprem të Revolucionit Islamik njoftoi se Ajetullah Khamenei duke vënë në dukje interesat e kësaj bote materiale dhe të botës tjetër të këtij obligimi të madh fetar, tha: "Nëse nuk do të jetë Haxhi, atëherë do të shkatërrohet Umeti Islam".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik tha se uniteti i Umetit Islamik dhe përballja me djajtë e arrogancës dhe hegjemonisë botërore; konsiderohen prej qëllimeve të Haxhit dhe shtoi: "Ndër interesat e shumta të Haxhit që lidhen me këtë botë materiale, është kjo që besimtarët myslimanë në këtë tubim madhështor të deklarojnë praninë e tyre në skenë përball regjimit sionist dhe ndërhyrjes së fuqive hegjemoniste dhe të qëndrojnë të palëkundur përball fuqive zullumqare të botës".

Ajetullah Khamenei duke vënë në dukje nevojën për informim rreth çështjeve të botës dhe për gjendjen e popujve mysliman, tha: "Ditët e Haxhit janë një rast i çmuar për t'u njohur në mënyrë të vërtetë me gjendjen e popujve dhe me çështjet e botës myslimane në mënyrë që besimtarët myslimanë të mos largohen nga realitet e botës me anë të lajmeve të pavërteta të mediave dhe agjencive gënjeshtare të lajmeve. Kjo është për arsye se mosinformimi në lidhje me zhvillimet e botës, bëhet shkak për shkatërrimin e çdo shoqërie. Prandaj, të gjithë qytetarët dhe funksionarët shtetërorë duhet ta marrin me seriozitet të lartë njohjen e qëllimeve, metodave, politikave dhe pikave të forcës dhe dobësisë së armikut".

Ajetullah Khamenei shtoi: "Nëse i kuptojmë çështjet dhe zhvillimet botërore, atëherë mund ta kuptojmë më lehtë qëllimin e vërtetë të armikut dhe shkakun e insistimit të tij mbi disa çështjeje. Ashtu sikur që në shumë çështje, funksionarët e institucioneve shtetërore kanë qenë të vëmendshëm dhe kanë vepruar në mënyrë të drejtë dhe progresi i rëndësishëm dhe shumë i mirë i Iranit që është shënuar në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare është rezultat i kësaj vëmendje dhe ka shkaktuar zemërimin e Amerikës".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në fund theksoi: "Shtetet të cilat pretendojnë sa kanë civilizim, në të vërtetë vërehet qartë se nuk kanë kuptuar asgjë nga civilizimi, sepse akoma janë të përfshira në konfliktin racist mes njerëzve me ngjyrë dhe të bardhëve dhe urrejtjes mes racës evropiane dhe racës joevropiane, ndërkohë që i japin vlerë më të madhe një kafshe shtëpiake se sa disa njerëzve, realitet ky që tregohet më së miri me mbytjen e përditshme të refugjatëve në det".  

Tags