Shkurt 04, 2024 08:29 Europe/Tirane
  • Suksesi i Iranit në industrinë e hapësirës; Zafar 2 dhe Nahid 2 do të lëshohen vitin e ardhshëm

Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit tha:  Dy satelitë “Zafar 2” dhe “Nahid 2” do të lëshohen vitin e ardhshëm.

Sipas IRNA, "Hassan Salarieh", kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit, të shtunën në ceremoninë e Ditës së Teknologjisë Hapësinore të Iranit, duke iu referuar lëshimit të disa satelitëve iranianë tha:  Në dy javët e fundit, sateliti Soraya u lëshua me një mbartës satelitor Qaem 100 në distancën 750 km nga orbita, i cili mundi të vendoste një rekord të ri në lartësinë e lëshimit. Duke shpjeguar performancën e sektorit hapësinor të Iranit, Salarieh tha se satelitët "Zafar 2" dhe "Nahid 2" do të lëshohen vitin e ardhshëm (1403) dhe shtoi:  Në rendin e ditës është edhe lëshimi i satelitit “Khorshid” nga baza e Çabaharit, në mënyrë që të mund të vendoset me sukses në një pikë më të lartë nga orbita e tokës. Kreu i Organizatës Hapësinore të Iranit shtoi: Sateliti “Zafar 2” është një satelit specifik, i cili supozohet të lëshohet në distancën 500 km larg orbitës së tokës vitin e ardhshëm.  Sateliti Nahid 2 është një tjetër satelit telekomunikues iranian që peshon 120 kg.

Tags