Shkurt 12, 2024 19:51 Europe/Tirane
  • Satelitët e huaj do të lëshohen nga stacionet iraniane në 2 vitet e ardhshme

Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Iranit njoftoi se në 2 vitet e ardhshme, satelitët e vendeve të ndryshme do të futen në orbitë nga lëshuesit satelitorë iranianë.

Sipas IRNA, Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, Isa Zarepour, vuri në dukje se qeveria iraniane po përpiqet ta cojë industrinë hapësinore të Iranit në një pikë ku mund të dërgojë me siguri satelitë të vendeve të tjera në hapësirë ​​nga stacionet iraniane të lëshimit. Sipas përcaktimit të objektivit, në 2 vitet e ardhshme satelitët e vendeve të tjera do të futen në orbitë nga lëshuesit satelitorë iranianë dhe nga baza iraniane e lëshimit.  Zarepour vuri në dukje kapacitetet e larta të Iranit në industrinë hapësinore dhe shtoi se Irani është i vetë-mjaftueshëm në fushën e prodhimit të satelitëve të imazhit dhe matjes dhe po punon për rritjen e saktësisë së satelitëve.  Ministri i Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se lëshuesit iranianë janë në gjendje të lëshojnë satelitë 100 deri në 200 kilogramë dhe kemi gjithashtu një stacion lëshimi satelitor dhe stacione tokësore për të marrë sinjale satelitore dhe theksoi: E gjithë kjo tregon se aplikimet e industrisë hapësinore janë bërë vendase në Iran, sepse ne po përdorim ciklin e plotë të industrisë dhe teknologjisë hapësinore për të përmirësuar standardet e jetesës së popullit iranian në sektorë të ndryshëm.

Tags