Mars 14, 2024 11:24 Europe/Tirane
  • Organizata Ndërkombëtare e Punës duhet të përmbushë detyrën e saj lidhur me gjendjen e rëndë të punëtorëve palestinezë në Gaza

Zv/përfaqësuesi i Iranit në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë deklaroi: “Organizata Ndërkombëtare e Punës duhet të përmbushë detyrën e saj në lidhje me situatën e rëndë të punëtorëve palestinezë në Gaza”.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mehdi Aliabadi, zv/përfaqësuesi i Iranit pranë zyrës së institucioneve ndërkombëtare në Gjenevë, në mbledhjen e 350-të të Bordit të Drejtorëve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) që po mbahet në selinë e kësaj organizate në Gjenevë, në një deklaratë ku theksoi angazhimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për të mbështetur të drejtat e punëtorëve dhe punëdhënësve dhe promovimin e drejtësisë sociale në botë tha: “Kjo organizatë ka për detyrë të trajtojë urgjentisht situatën e rëndë të punëtorëve dhe të punëdhënësve në Palestinën e pushtuar, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe të përdorë të gjitha fuqitë e saj për t'i ndihmuar ata”.

Duke e quajtur detyrë të bashkësisë ndërkombëtare vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe detyrimin e regjimit izraelit për të respektuar të drejtat e njeriut dhe për të ndaluar gjenocidin në Gaza, ai tha: “Shkelja e rëndë e të drejtave të njeriut dhe e së drejtës humanitare, krimet e luftës, gjenocidi dhe zhvendosja e detyruar e popullit palestinez tregon natyrën e papërmbajtur të këtij regjimi në kryerjen e krimeve dhe kjo gjë është e paprecedentë”.

Zv/përfaqësuesi i Iranit në Gjenevë e quajti dështimin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Këshillit të Sigurimit, për t'i dhënë fund okupimit dhe krimeve që regjimi izraelit po kryen ndaj popullit të Gazës, si arsye kryesore për vazhdimin e krimeve të këtij regjimi dhe humbjen e jetëve të njerëzve pafajshëm në Palestinë.

Aliabadi theksoi: “Kjo organizatë duhet të përmbushë detyrën e saj ndaj punëtorëve palestinezë dhe të luajë rolin e saj për të ndaluar gjenocidin në Rripin e Gazës”.

 

Tags