Mars 21, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit: Rruga për t'i dhënë fund padrejtësisë së madhe të ekzistencës së regjimit sionist do të vazhdojë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke iu referuar fundosjes së regjimit sionist në kënetën e Gazës dhe të urrejtjes në rritje të kombeve ndaj Amerikës si partneri kryesor në krimet e sionistëve, tha: "Rruga për t'i dhënë fund padrejtësisë së madhe të ekzistencës së regjimit sionist do të vazhdojë".

Pasditen e djeshme, të mërkurën, në ditën e parë të Vitit të Ri iranian, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, gjatë takimit të Nevruzit me grupe të ndryshme të popullit, e quajti çështjen e Gazës dhe masakrimin e më shumë se 30 mijë grave, fëmijëve, pleqve dhe të rinjve para syve të të ashtuquajturës "botë e qytetëruar" dhe pretenduese e të drejtave të njeriut, tregues të shtypjes dhe errësirës që sundon botën perëndimore dhe shtoi: "Amerikanët dhe evropianët jo vetëm që nuk i parandaluan krimet e regjimit pushtues, por që në ditët e para ata deklaruan mbështetjen e tyre duke udhëtuar për në territoret e pushtuara dhe dërguan të gjitha llojet e armëve dhe të ndihmës për vazhdimin e krimeve”.

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik e quajti shfaqjen e aftësive të Rezistencës një tjetër fryt të luftës aktuale në Gaza dhe tha: “Forca e Rezistencës prishi llogaritjet e amerikanëve dhe tregoi se amerikanët jo vetëm që nuk mund të dominojnë rajonin, por ata as nuk mund të qëndrojnë në rajon dhe janë të detyruar të largohen nga rajoni."

Ai e cilësoi qartësimin e situatës kaotike dhe kritike të regjimit sionist për të gjithë si një tjetër realitet të ngjarjeve në Gaza dhe tha: “Regjimi sionist, duke hyrë në luftën e Gazës, ka hyrë në një moçal të tillë që, si të dalë nga Gaza, si të mos dalë, ai gjithsesi ka dështuar”.

Ajetullah Khamenei duke theksuar se Amerika zgjodhi pozicionin më të keq në çështjen e Gazës, tha: "Demonstratat popullore në favor të Palestinës në rrugët e Londrës dhe të Parisit, madje dhe në vetë Amerikën, janë në të vërtetë një shfaqje urrejtjeje për Amerikën".

Udhëheqësi Suprem i Revolucionit konsideroi se qëndrimi dhe llogaritja e gabuar e Amerikës në rastin e Gazës bëri që Amerika të urrehet në botë, madje në rajon urrejtja për të u dhjetëfishua, dhe duke shprehur një shembull tjetër të mendimit dhe llogaritjes së gabuar të amerikanëve në çështjet rajonale, ai tha: "Kudo në rajon, nga Jemeni dhe Iraku në Siri dhe Liban, ku forcat luftarake dhe të guximshme të Rezistencës po ndërmarrin akte kundër amerikanëve, ata ia atribuojnë këto veprime Iranit".

Ajetollah Khamenei, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit e mbështet dhe e lavdëron Rezistencën, por edhe e suporton me sa mundësi të ketë, tha: “Por, në fakt, janë vetë grupet e Rezistencës ato që marrin vendime dhe veprojnë; kjo është e drejtë e tyre”.

Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit kujtoi përpjekjet e vazhdueshme dhe serioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj për të rrënuar ekonominë iraniane dhe për ta gjunjëzuar kombin dhe tha: “Me ndihmën e (Zotit) të Vërtetit, ky synim ka dështuar deri më tani dhe, tani e tutje, me përpjekjen, seriozitetin, vendosmërinë dhe vullnetin e autoriteteve dhe të popullit, nuk do të realizohet."

Ajetollah Khamenei i quajti të nevojshme planifikimin dhe përpjekjet e autoriteteve "për të hyrë dhe mobilizuar përpjekjet, fondet dhe iniciativat e kombit" në fushën e ekonomisë për të realizuar sloganin shumë të rëndësishëm të vitit 1403, "bumi i prodhimit me pjesëmarrjen e popullit" dhe, duke iu referuar efektit të përmirësimit të çështjeve ekonomike në çështjet fetare dhe jetike të popullit, theksoi: “Duke mohuar fushat, kapacitetet dhe faktorët e përparimit në vend, armiku ka shënuar shuarjen e dritës së shpresës në zemrën e kombit, por populli dhe rinia po ndjekin horizontin e ndritur të së ardhmes me përpjekje të pandërprera dhe duke shmangur ndasitë."

 

Tags