Prill 12, 2023 11:27 Europe/Tirane
  • Media sioniste “ regjimi sionist përgatitet, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kodsit

Mediat e regjimit sionist raportuan se forcat e sigurisë së regjimit pushtues janë vendosur në gatishmëri për Ditën Ndërkombëtare të Kodsit.

Sipas IRNA, Kanali 12 i regjimit sionist njoftoi se për shkak të tensioneve në muajin e Ramazanit dhe veçanërisht për shkak të ngjarjeve të javës së kaluar në të cilat u lëshuan raketa nga Libani, Gaza dhe Siria, u vendos që mbrojtja ajrore të vendoset këtë fundjavë në zona të ndryshme. Sipas këtij raporti, në të njëjtën kohë bazuar në udhëzimet e ministrit të sigurisë në qendër të Palestinës së pushtuar u vendosën forca speciale ushtarake për të ndihmuar policinë sioniste. Pas përshkallëzimit të konflikteve në Palestinë për shkak të zhvillimeve në xhaminë Al-Aksa, kryeministri i regjimit sionist të martën ndaloi hyrjen e "hebrenjve" në xhaminë Al-Aksa deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit. Netanjahu njoftoi se sipas këshillave të shërbimeve të sigurisë “izraelite”, hebrenjtë nuk kanë të drejtë të hyjnë në xhaminë Al-Aksa deri në fund të Ramazanit. Kanali 12 i televizionit të regjimit sionist njoftoi se Netanjahu ka urdhëruar forcat policore që nga nesër, e mërkurë, deri në fund të Ramazanit të pengojnë kolonët sionistë të hyjnë në xhaminë Al-Aksa. Ky vendim i Netanjahut është marrë pas paralajmërimit të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze “Hamas” për “çdo veprim të sionistëve kundër xhamisë Al-Aksa, besimtarëve dhe popullit palestinez në Kodsin e pushtuar”.

Tags