Nëntor 28, 2023 08:11 Europe/Tirane
  • Trupat e 150 martirëve të Gazës, nxirren nga rrënojat

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës njoftoi se që nga vendosja e armëpushimit humanitar, trupat e më shumë se 150 dëshmorëve janë nxjerrë nga rrënojat.

Sipas IRNA, nga ana tjetër, zyra e informimit e qeverisë palestineze në Gaza njoftoi se që nga fillimi i pushtimit të Gazës nga regjimi sionist, janë martirizuar më shumë se 15 mijë persona, mes të cilëve 6150 fëmijë dhe 4000 gra. Sipas këtij raporti, trupat e më shumë se 7000 njerëzve janë ende nën rrënoja dhe nuk dihet fati i tyre. Në këtë raport shtohet se gjatë agresionit kundër Gazës ranë dëshmorë 207 personel mjekësor, 26 forca të mbrojtjes civile dhe 70 gazetarë, ndërsa numri i të plagosurve në këtë agresion është 36 mijë njerëz. Një lajm tjetër është se shefi i informacionit të Klubit të të Burgosurve Palestinë të hënën tha: Regjimi pushtues ka arrestuar 260 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kodsin Lindor gjatë armëpushimit katërditor. “Amani Serahne” duke iu referuar arrestimit masiv të palestinezëve në Bregun Perëndimor gjatë pauzës së përkohshme 4-ditore, shtoi: Ky aksion i pushtuesve kryhet në kuadër të sulmit ndaj qyteteve dhe fshatrave palestineze, shkatërrimit dhe cenimit të pronave dhe pasurive palestineze.

Tags