Mars 24, 2024 20:03 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore e Sirisë zmbraps sulmin raketor izraelit pranë Damaskut

Njësitë e mbrojtjes ajrore siriane kanë kapur dhe rrëzuar shumicën e raketave të lëshuara nga ushtria izraelite pranë Damaskut, raportuan mediat lokale.

Sipas raporteve të mediave lokale siriane, të dielën, avionët ushtarakë izraelitë "kryen një sulm ajror nga drejtimi i Lartësive të pushtuara të Golanit dhe shënjestruan disa objekte në periferinë e Damaskut".

Raportet shtojnë se mbrojtja ajrore siriane rrëzoi shumicën e raketave. Nga ky sulm nuk ka pasur të lënduar, por ka pasur dëme materiale.

Izraeli shpesh kryen sulme ajrore mbi instalimet ushtarake në Siri, veçanërisht ato që i përkasin grupit libanez të rezistencës Hezbollah.

Hezbollahu ka qenë i rëndësishëm në mbështetjen e ushtrisë siriane në betejën e saj kundër terroristëve të mbështetur nga fuqitë e huaja.

Regjimi i Tel Avivit rrallëherë pranon operacionet e tij ushtarake brenda territoreve siriane, gjë që interpretohet gjerësisht si një reagim i dëshpëruar ndaj triumfit të qeverisë siriane mbi terrorizmin.

 

Tags