Prill 19, 2024 19:48 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë krimet regjimit sionist me sulm artilerie në Rafah

Pas marrjes së dritës jeshile nga Shtetet e Bashkuara për të vazhduar operacionin gjenocidal në Rripin e Gazës, Ushtria Sioniste filloi sulmet e saj me artileri në Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas faqes së internetit Qods Al-Akhbariya, artileria e regjimit sionist shënjestroi zonat Al-Shouka, Sofa dhe rreth Al-Matar dhe Al-Nahda në lindje të Rafah mëngjesin e kësaj të premteje. Në të njëjtën kohë me këto sulme, dronët spiunë izraelitë fluturuan në lartësi të ulëta në qiellin e zonave të ndryshme të Rafahut. Shtëpia e Bardhë njoftoi dje, të enjten, marrëveshjen mes zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë për sulmin e forcave agresore izraelite në qytetin Rafah. Benny Gantz, ish-ministri i luftës dhe anëtar i kabinetit aktual të luftës të regjimit sionist, pohoi të mërkurën mbrëma se ky regjim po planifikon një sulm tokësor në Rafah. Nga ana tjetër, ministrat e jashtëm të G7 përmes një komunikate njoftuan se vendet anëtare të këtij grupi janë kundër sulmit ushtarak të regjimit sionist ndaj qytetit Rafah që ndodhet në Rripin e Gazës. Në këtë deklaratë është dhënë një paralajmërim për pasojat katastrofike të sulmit të regjimit sionist në qytetin Rafah për civilët e vendosur në këtë zonë. Rafah aktualisht përmban qindra mijëra të shpërngulur palestinezë që lanë shtëpitë e tyre pas fillimit të pushtimit brutal të Rripit të Gazës nga regjimi sionist.

 

Tags