Dhjetor 15, 2022 19:47 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kërkuan lirimin e të burgosurve politikë në Bahrein

316 deputetë të Bashkimit Evropian kërkuan lirimin e të burgosurve politikë në Bahrein.

Faqja e lajmeve Ahed e Libanit shkroi sot (e enjte) se 316 deputetë të Bashkimit Evropian miratuan një rezolutë që kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të burgosurve politikë të mbajtur nga regjimi Al-Khalifa në Bahrein. Më parë, Xhelal Firuz, ish-deputet i parlamentit të Bahreinit duke thënë se mbi 3 mijë e 500 kundërshtarë të regjimit Al Khalifa janë nën torturat më të rënda në burgjet e këtij regjimi, shtoi se ende vazhdojnë torturat, bastisjet natën dhe arrestimet e njerëzve, shkelja e të drejtave të njeriut dhe heqja e shtetësisë së qytetarëve të vërtetë të Bahreinit. Që nga 14 shkurti 2011, Bahreini është arenë e një kryengritjeje popullore kundër regjimit të Al-Khalifa . Populli i Bahreinit dëshiron lirinë, vendosjen e drejtësisë dhe krijimin e një sistemi të zgjedhur në vendin e tij. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar vazhdimisht qeverinë e regjimit Al Khalifa për shtypjen e opozitës dhe kanë kërkuar reforma në sistemin politik të vendit.

 

Tags