Qershor 23, 2024 10:03 Europe/Tirane
  • Borrell dënoi sulmin sionist ndaj zyrës së Kryqit të Kuq në Gaza

Teksa dënoi sulmin e regjimit sionist pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian bëri thirrje për një hetim të pavarur për t'i vënë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Josep Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, dënoi sulmin e regjimit sionist pranë zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza.

Në një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter), Borrell shkruajti: “Duhet të kryhet një hetim i pavarur dhe autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas Konventës së Gjenevës, mbrojtja e civilëve është një domosdoshmëri."

Në fund, ai tha: “Të gjitha palët e përfshira në këtë luftë janë të detyruara (të respektojnë këto ligje). Kryqi i Kuq duhet të jetë në gjendje të përmbushë mandatin e tij sipas Konventës së Gjenevës në fushën e sigurisë, duke përfshirë mbrojtjen humanitare, ndihmën për viktimat dhe aksesin tek të burgosurit.”

Në sulmin me raketa izraelite, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, 30 persona mbetën të vrarë dhe të paktën 50 të tjerë u plagosën, ndërsa ndërtesa e zyrës së kësaj organizate për të drejtat e njeriut në Gaza u dëmtua rëndë.

 

Tags